Si u thye ‘Sky ECC’ aplikacioni që hodhi dritë për 'skutat' më të errëta të krimit në Evropë, gjuha më e përdorur pas anglishtes ishte shqipja

Si u thye ‘Sky ECC’ aplikacioni që hodhi dritë për 'skutat' më të errëta të krimit në Evropë, gjuha më e përdorur pas anglishtes ishte shqipja

Foto ilustruese

Nga torturat dhe vrasjet në Holandë dhe Serbi në një rrjet të paprecedentë korrupsioni në Belgjikë apo edhe bandat më të mëdha të drogës në Evropës. Të gjitha këto të zbardhura pasi institucionet ligjzbatuese evropiane zbuluan dhe ‘thyen’ një aplikacion të vetëm, Sky ECC. Bisedat aty kanë hedhur dritë në disa nga qoshet më të errëta të Evropës.

Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, disa i ka sjellë në rënie. Policia Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të fshehta të dërguara brenda bandave të trafikut së drogës, teksa arrestimet tashmë kanë filluar.

“Ishte sikur ishim ulur në tavolinë me kriminelët”, tha Catherine De Bolle, drejtoreshë ekzekutive e Europol, agjencia e koordinimit të policisë së BE-së.

Vitin e kaluar, policia belge, duke gjurmuar atë që tashmë konsiderohej si një operacion i madh kontrabande droge në portin e Detit të Veriut, Antwerp, vuri re një aktivitet të përqendruar në rrjetin e fshehtë. Më shumë se 48 persona u arrestuan në një seri bastisjesh më 9 mars 2021 dhe u kontrolluan 200 ambiente, pjesërisht falë provave në mesazhet e nxjerra nga të dhënat e Sky ECC.

Antwerp njihet si porti kryesor i hyrjes në Evropë për kokainën nga Amerika Latine, 90 ton u kapën vetëm vitin e kaluar. Paralelisht, hetuesit francezë po ekzaminonin një rrjet komunikimi "të padeklaruar" të vendosur në serverë në Francë, duke nxjerrë më shumë të dhëna kriminale.

Më shumë se një vit e gjysmë më vonë, detektivët në të dy anët e kufirit arritën në konkluzionin se hetimi i Sky ECC shënoi një pikë kthese në luftën kundër bandave të drogës.

"Shtëpia e tmerreve"

Eric Snoeck, drejtor i përgjithshëm i Policisë Gjyqësore Federale të Belgjikës, i tha AFP se autoritetet kanë në dorë më shumë se një miliard mesazhe në aplikacionin ‘Sky ECC’.

"Ne kemi përdorur një pjesë relativisht të vogël të provave në dispozicion. Është një punë që është në vazhdim dhe do të duhen vite për t'u përfunduar", tha ai.

Që nga zbulimi, më shumë se 1200 persona janë arrestuar për t'u marrë në pyetje në Belgjikë dhe 510 dosje penale të hapura dhe të informuara nga të dhënat e Sky ECC.

Këtë javë, mesazhet e zbuluara në rrjetin e fshehtë i lejuan policisë të niste një operacion ndërkufitar për të çmontuar një "super-kartel" që mendohej se kontrollonte më shumë se 30% të tregtisë së kokainës në Evropë. Oficerët në pesë vende arrestuan 49 të dyshuar, duke përfshirë gjashtë baronë të dyshuar të drogës me bazë në Dubai. Vetëm policia e Antwerp-it ka hapur 257 dosje çështjesh bazuar në provat e reja.

Hetimet po bëjnë përparim në gjurmimin e tregtarëve të drogës, por ato kanë treguar gjithashtu se sa thellë kanë depërtuar bandat në shoqërinë dhe ekonominë e Belgjikës. Në shtator, kryeministri belg Alexander De Croo njoftoi përforcime për shërbimin hetimor të policisë dhe paralajmëroi se shtrirja e krimit të organizuar tashmë është edhe përtej porteve të vendit. Dhe nëse shkalla e rrjeteve është marramendëse, dhuna e tyre është shqetësuese.

"Ata kanë importuar në Evropë sjellje që ne menduam se ishte vetëm në Amerikën Latine", tha Remy Heitz, prokuror i përgjithshëm në gjykatën e apelit të Parisit.

"Terror, vrasje, njerëz që ekzekutohen në video live dhe ndahen me shikuesit online si forma zbavitjeje. Kështu i menaxhojnë këto biznese", vijoi ai.

Snoeck përshkruan "një nivel dhune plotësisht të padëgjuar më parë" dhe citon zbulimin e kontejnerëve të transportit të pajisur si dhoma torture në Holandë.

"Për disa mijëra euro, për një kontratë që nuk u përmbush, ata vrasin pa hezitim -- ndonjëherë pas orëve të agonisë -- njerëz me të cilët punonin disa orë më parë," tha Snoeck.

Mesazhet me tekst të shkëmbyera në rrjetin e koduar i lejuan hetuesit të gjenin një "shtëpi tmerri" në Serbi pranë kryeqytetit Beograd, ku viktimat u copëtuan dhe futeshin në një mulli mishi.

Përhapja e dhunës

Ndërsa shumica e figurave të larta të arrestuar deri më tani jetonin në Dubai, Ballkani Perëndimor është dëshmuar gjithashtu një pikë e nxehtë për bandat. Pas anglishtes, gjuha më e zakonshme e përdorur në Sky ECC ishte shqipja, zbuluan hetuesit. Të dhënat nga Sky ECC, të cilat u tregtuan nga firma kanadeze tashmë e zhdukur Sky Global, janë ndarë me autoritetet në 22 vende, duke përfshirë Kolumbinë dhe Brazilin.

Hetuesit që tashmë ishin përballur me "Mocro-Maffia" maroke-holandeze dhe "Ndrangheta Mafia" e Italisë jugore, tani e dinë se kartelet e Amerikës Latine janë implantuar në tokën evropiane.

"Jam shumë i shqetësuar," i tha AFP një gjyqtar francez, duke folur në kushte anonimiteti.

"Ne po e nënvlerësojmë rrezikun e këtyre rrjeteve në drejtim të destabilizimit të shtetit dhe përhapjes së dhunës në të gjitha anët e shoqërisë”, u shpreh ai.

Përshtatur në shqip nga Shqiptarja.com nga France24

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri, shkak mungesa e prokurorit

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Tahiri, shkak mungesa e prokurorit