Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix', do të flitet për sigurinë ushqimore.Të ftuarit që do të dikutojnë për ktë temë janë, Inspektori i Përgjithëm, Shkëlqim Hajdari, zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, përfaqësues i Bashkimit të Prodhuesve të Shqipërisë Arben Shkodra dhe përfaqësuesi nga Qendra Alert për mbrojtjen e konsumatorit, Granit Sokolaj.
Diksutimi është hapur me parashikimet dhe shtërgimet që përmban ligji 288 për sigurinë ushqimore.
Neni 288 - Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin që thotë: Prodhimi, importimi, ruajtja dhe shitja e ushqimeve, pijeve dhe lëndëve të tjera, e barnave të rrezikshme ose të dëmshme për jetën e shëndetin, si dhe futja në prodhim e kimikateve, materialeve dhe lëndëve shtesë në prodhimin e përpunimin e artikujve ushqimorë e të pijeve, kur nga këto vepra ka ardhur vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të personit, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Kur nga vepra është shkaktuar vdekja ose dëmtimi i rëndë i shëndetit të disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet.
Inspektori i Përgjithshëm i vendit, Shkëlqim Hajdari ka thënë se ashpërsimet nga ky ligjë nuk janë zgjidhje.
'Ashpërsimet duhet përshëndetur por nuk janë zgjidhja përfundimtare. Kjo vjen kush nga kimikatet përfshihet tek ashpërsimi i ligjit. Duhet që të orjentojmë që të konsiderohen shkelje konstatimet që bëhen" ka deklaruar Hajdari.
Nga ana tjeër përfaqësuesi i Bashkimit të Prodhuesve të Shqiperiseka thënë: Ku është paketa tjetër që mund të nodhë që inspektorë të shkojnë tek tjetri dhe ti thotë burg apo paratë ne dorë. Por nga ana tjetër a jmi në në rrguull me legjislacionin. Ne themi kush do quhet jashtë legjislacionit të posaçëm.. ne duhet të kemi proporcionalitet. Nuk shërben për industritë e ndershme."
Shkëlqim Hajdari, inspektori i Përgjithshëm i vendit në emisionin 'Repolitix' ka deklaruar se Shqipëria ka një bashkëpunim me kompani irlandeze që bëjnë vlerësimin e rrezikut për produktet ushqimore.
Sipas Hajdarit, irlandezët janë 'numër 2' në botë në lidhje me sigurinë ushqimore dhe se ata vijnë për të bashkëpunuar disa vite me Shqipërinë.
"Ne do bëjm një reformë të thellë. Ne sdo bëjmë publik asgjë. Industria Ushqimore do të jetë në dorë të një inspektoriati. Nëse kontorllohen në AKU ato që shpërndahe në fusha ata do kontrollohen nga një pjesë tjetër. Ne do ta ndjekim shpendin dhe kafshën deri sa do të vij te konsumatori. Do të përqëndrohen në një dorë. Pa licensat nuk ka. Do të shmangim mbiinspektimin. Është reformë e madhe kjo. Laboratore Private të Akredituara atëher do të shpëtojë Shqipëria. Bashkë më irlandezët do të bëjmë reformën më të mirë. Ata kanë ardhur për disa të vijuar disa vite në Shqipëri. Janë numri dy në botë", ka deklaruar Hajdari.
Granit Sokolaj i Qendrës Alert për mbrojtjen e konsumatorit ka deklaruar se në Shqipëri kanë hyrë pesticide që nga BE janë të ndaluara.
Sokalaj tha se gjatë vitit 2018 në Shqipëri disa lloje pesticidesh të palejuar nga BE kanë ardhur në Shqipëri nga Kina.
"Janë lejuar të hyjnë produkte dhe pesticide të pa lejuara nga BE.. Në 2018 ka patur ngarkesa nga kina të produkteve të pesticideve të ndaluara në BE por ne i kemi lënë të hyjmë. Produktet mishrave nga Brazili. Salmonela nuk është se konsiderohet si problem, për shkak të përpunimit. Marketet tona shohim prodhime pule dhe prodhimi i huaj nuk e shohim nga vjen...Ajo është fileto Brazili. Aty nuk thohet se duhet të përpunohet në 70 gradë e sipër. Dhe 'salmonela spp' që vjen nga Brazili nuk ka pse të kthehet e gjitha nëse jepet shpjegimi i nevojshëm."
E ftuar në 'Repolitix' zv/ministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci ka deklaruar se Shqipëria i ka kapacitete e nevojshme për të kontrolluar produkteve ushqimore që importohen në vendin tonë.
"Sfida per sigurinë ushqimore është sfidë ndërkombëtare. Ne kemi trupa inspektuese të produkteve dhe janë pikat e kontrollit të inspektimit. Ne kemi mundësi për ti kontrolluar dhe kapacitete janë. Ne arrijmë të konrotollojmë, mishi i Brazilit bëhet inspektimi 100% dhe sasite e bllokuara janë të bëra publike. Në 2018 nisem luftën kundër therjes së kafshëve në rrugë, të cilat nuk plotësonin kushtet. Ne njihem me faktin se veëtm 30% plotësonin kushte por ne nuk shikojmë më therje në rrugë. Është rritur shumë edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve. Insttitucionet po bëjnë punën e tyre dhe që sjell reagimin. Ministria i ka kapacitete për të kontrolluar, me inistute dhe agjencitë. patjetër që ka vend për përmirësim. Ne kemi projekte me BE për tranimet e nevojshme për të menagjuar fluksin e importeve. " ka deklaruar Gjeci.