Sinan Hoxha: Para se të shkoja
në Greqi s’kisha parë dush me sy

Sinan Hoxha: Para se të shkoja<br />në Greqi s’kisha parë dush me sy
Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ka vendosur të flasë ''ndryshe''në emisionin ‘’M'fal për shprehjen’’ të Elvis Pupës.

Këngëtari i pëlqyer nga publiku shqiptar ka rrëfyer për herë të parë jetën si emigrant në Greqi, vështirësitë ekonomike dhe punët që është detyruar të bëjë për  të mbijetuar. 

Sinani ka treguar gjithashtu një histori personale të tijën me pronarin grek në Greqi. 

 “Ika në këmbë në Greqi, më mori në shtëpi një prift, i cili më çon më pas në një familje që merrej me biznes makinash. Detyra ime ishte që të pastroja makinat, t’i fshija, duke qenë se isha i vogël, nuk kisha një punë shumë të rëndë… Një ditë, që ishte shumë ftohtë, pronari më fton në shtëpinë e tij për drekë dhe më thotë përpara se të ushqehemi, futu bëj një banjo. Të gjitha këto me shenja, se unë nuk kuptoja greqisht. Futem unë në tualet, kur ç’të shoh. Ku kisha parë ndonjëherë dush unë, ne ishim larë me sapllake me ujë, edhe atë kur kishte vajguri. Vajta hapa rubinetin e parë, dilte vetëm ujë i ftohtë, më pas e mbylla atë dhe hapa rubinetin tjetër, nga ku dilte vetëm ujë i nxehtë. Aq injorant kemi qenë, sa nuk e dija që duhej të kombinoja ujin e nxehtë me ujin e ftohtë”,- tregon ai mes të qeshurash.

E duke vijuar rrëfimin për dushin e parë, Sinani shton: “Kam ndenjur më shumë se 10 minuta, duke pritur se mos uji arrinte temperaturën e duhur vetë. Jam larë me ujë të ftohtë. Dola nga tualeti duke u dridhur. Ia sqarova gjysmë shqip, gjysmë me gjeste që nuk kishte ujë. E zonja e shtëpisë nisi të qajë, gjynah tha”.

Sinani sot është një ndër këngëtarët më të paguar shqiptar, por edhe pse mund të gëzojë një pasuri të madhe Sinani vazhdon të mbetet një njeri shume i thjeshtë dhe human. Ai është i njohur për bamirësitë e tija ndaj njerëzve në nevojë. 

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran