Situata e pandemisë në vend/ Tritan Shehu për Report Tv: Vetëvrasjet në spitalet COVID, fajtor Rama! Terrorizoi qytetarët

TIRANË- Në një lidhje për Report Tv, ish-ministri i Shëndetësisë në qeverisjen e Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon qeverinë se e ka çuar vendin në një situatë kolapsi sa i takon përballimit të pandemisë së covid-19. Ai bën fajtor kryesor kryeministrin Edi Rama sa i përket rasteve të vetëvrasjeve, pasi sipas tij ka terrorizuar qytetarët. 

"Mos harrojmë se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ka vetëvrasje në spitale.Që në shkurt Kryeministri fliste për mijëra të vdekur, nxorri ushtrinë, tanket, mitralozët. Kjo tronditi psikologjinë e njerëzve", vijoi ai. 

Shehu deklaron se situata është krejtësisht alarmante dhe krejtësisht jashtë kontrollit për shkak të mungesës së masave të thella që duheshin marrë.

“Situata është krejtësisht alarmante dhe krejtësisht jashtë kontrollit për numrat, për shkak të mungesës së masave të thella që duheshin marrë. Është jashtë kontrollit për amullinë e plotë që ekziston, si pasojë e gjithçka që u bë nga muaji shkurt, që përveç shkatërrimit ekonomik të vendit nuk solli asgjë. Si pasojë e keqpërdorimit të kësaj epidemie  për arsye polkitike dhe masave terrorizuese ndaj njerëzve.  Jemi në një situatë vërtet të rëndë dhe aspak të qartë, aspak transparente, qoftë për shkak të transparencë, qoftë për shkak të ndjekjes së rasteve, qoftë për shkak të komplikacioneve që ata kanë”, tha ai.

Sipas ish-deputetit të PD kjo situatë ka ardhur edhe si pasojë e keqpërdorimit të kësaj pandemia.

“Gabimet janë shumë të mëdha duke filluar me numrin e testimeve. Jemi me numrin më të vogël në Evropë. Duhet të bënim minimalisht 5000 testime. Duheshin aktivizuar mjekët e familjet dhe spitalet rajonale. Duheshin aktivizuar shërbimet e reanimacionit në të gjithë vendin. Duhen menduar qartësisht për vaksisinimin e popullsisë për gripin e zakonshëm. Ndërkohë që në dhjetor fillon vaksinimi i  popullisë me vaksinën e covid në vendet e Evropës. Njerëzit sot janë të terrorizuar dhe në një stres të paparë për shkak të mungesës së tamponeve. Edhe kur e bëjnë duhet të presin me ditë të tëra për rezultate. Shpenzimet në spitale janë shumë të mëdha. Në spitale situata është e rëndë dhe dhomat të mbingjeshura. Kjo e dëmton shumë psikologjinë e njerëzve.”, tha ndër të tjera Tritan Shehu, duke nënvizuar në fund se vendi ka nevojë urgjentë që të “Testojë, testojë, testojë, duhen zhvilluar 5000 teste në ditë”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Urrej genjeshtaret: 09/11/2020 15:31

    O kokrra e injorantit Tritan Shehu. Pse mashtron o kokrra e idiotit, thjesht po te besh Google search e mer vesh sesa njerez kane vrare veten neper bote para vetevrasjeve ne shqiperi, e di qe e keni hale ne sy qeverine por keto akte si parandalon dot. Dr. Lorna M Breen ne USA vrau veten thjesht nje shembull. O palla Tritan mos hap panik o halabak ordiner. Te ka mbetur sahati akoma ne kohen e komunizmit o TOÇ.

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/11/2020 15:27

    Në skandinavi shifra është dy shifrore !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës