Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 23.655 vaksinime kundër COVID. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thotë se nga fillimi i fushatës Shqipëria buzëqesh janë bërë 476.903 vaksinime ndërsa shprehet se ky proces nuk do të ndalet deri në vaksinimin e qytetarit të fundit.
“Nga veriu në jug, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve. Ia kemi dalë të kryejmë mbi 450,000 vaksinime deri tani dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Manastirliu.
Vaksinimi antiCOVID po vijon në mbarë vendin, sipas kategorive të përcaktuara në bazë të moshës dhe profesioneve të veçanta. Procesi po vijon me kalendar të kombinuar, për personat mbi 60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Sot kanë ardhur në Shqipëri edhe 25 mijë vaksina Sputnik V. Kryeministri Edi Rama tha se se nuk do të ndalet procesi dhe se do të vijojë të intesifikohet.
Ndërkaq më 20 prill, Komisioni Evropian deklaroi se do të dhuronte në total 651 mijë doza BioNTech / Pfizer do të dorëzohen në rajon në këste javore nga fillimi i majit deri në gusht. Në saj të kësaj ndihme Shqipëria do të marrë 145 mijë doza, Kosova 95 mijë, Maqedonia e Veriut 119 mijë, Serbia 36 mijë, Mali i Zi 42 mijë dhe Bosnjë-Hercegovina 214 mijë doza.
Kujtojmë se ditën e sotme nga koronavirusi humbën jetën 5 pacientë dhe u regjistruan 108 raste të reja me COVID.

Komente











BRAVO ,,,,VAZHDONI ME RITMIN E LARTE TE VAKSINIMIT TE SHPETOJME NGA KJO KOLERE,,,BRAVO RAMA...
Përgjigju