Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për dhunën ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestë si dhe për deklaratën e Policisë së Shtetit lidhur me këtë incident.
“Nuk ka asnjë dyshim se kush është organizatori i vërtetë i sulmit ndaj kryetarit të opozitës z.Berisha. Deklarata e policisë së shtetit jo vetëm e konfirmoi por edhe e faktoj.
I vetmi preokupim i policisë së shtetit ishte që të justifikonte agresorin dhe e bëri duke na shfaqur para syve një vërtetim pa asnjë vlerë mjekësore e ligjore. Shqetësimi më i madh në deklaratën e hartuar enkas per ta lexuar drejtori i policisë ishte për ta quajtur të sulmuarin, deputeti Berisha.
Në çdo rresht të saj, deklarata e institucionit që do të duhej të ishte në krah të ligjit dhe profesionalizmit, synonte të minimizonte figurën e z.Berisha dhe më kryesorja mos ta konsideronte lider të Opozitës, të asaj opozite që mbush sheshet e vendit. E gjitha kjo në të njëjtën linjë me porosinë dhe presionin e Edi Ramës ndaj gjykatave për mos ta njohur opozitën. Por ndryshe nga Rama dhe njerëzit e tij, sot mbarë shtypi ndërkombëtar i referohet z.Berisha si lideri i opozitës.
Ngjarja e sotme ishte një provokim kriminal e tepër i rrezikshëm me qëllimin për t’i mbyllur gojën opozitës por edhe për ta nxjerrë opozitën si të dhunshme sepse ky akt mund të inicionte një spirale dhune e përplasjeje sociale, e cila u evitua falë qetësisë e maturisë së Dr. Berishës dhe opozitës së vertetë shqiptare e vlerave europiane që ajo më së miri përfaqëson.”- shkruan Bardh Spahia.
Lajmi kryesor:
REAGIMET për goditjen ndaj Berishës/ Rama: Dënoj pa ekuivok sulmin! Krerët e shtetit: Dhunuesi të përgjigjet! SHBA: Autoritetet të hetojnë! Demokratët: Akt burracak i Kryeministrit
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1430
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditi me grusht Berishën në protestën e 6 dhjetorit, Gerti Shehu rezulton me probleme të shëndetit mendor! Prokuroria kërkon shtrimin në psikiatri
28 Maj 2023, 13:58
-
Pasi u qëllua me grusht, Sali Berisha me ‘siguri të hekurt’ në protestë
11 Shkurt 2023, 12:59
-
Goditi me grusht Sali Berishën, Gjykata e Apelit lë në burg Gert Shehun! 31-vjeçari: Dua të iki në shtëpi, jam djalë i vetëm dhe kam ilaçe për të pirë
28 Dhjetor 2022, 12:54
-
Goditi Sali Berishën, nesër shqyrtohet në Apel kërkesa e Gert Shehut për të lënë qelinë
27 Dhjetor 2022, 10:39
-
Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehu kërkon në Apel lirimin nga qelia
22 Dhjetor 2022, 10:32
-
Akoma me shenjë në sy, pas dy javësh Berisha heq syzet e errëta
20 Dhjetor 2022, 17:43
-
Ben Andoni: Banaliteti dhe frika prej televizionit
17 Dhjetor 2022, 10:59
-
Samiti i Berlinit në Tiranë, Spiropali: Tregon që jemi lider i Ballkanit Perëndimor! Protesta e Berishës? E rrudhur! S’na intereson kush zgjidhet në krye të SPAK
15 Dhjetor 2022, 18:47
-
Armina Mevlani thyen heshtjen për incidentin e Sali Berishës
15 Dhjetor 2022, 08:41
-
Berisha mbledh kryesinë: Rama e planifikoi sulmin ndaj meje, kushëriri i tij gazetar në 'Reuters', dha lajmin i pari
14 Dhjetor 2022, 17:27
-
Sulmi me grusht, Bumçi në ‘Kontrast’: Rama synonte reagimin emocional të opozitës ose goditje fatale për autorin! Nuk ia doli
12 Dhjetor 2022, 21:47
-
Mero Baze: Berisha sillet sikur mezi kish pritur ta rrihnin!
12 Dhjetor 2022, 19:59