Skandal me tekstin e Matematikës 
nxënësve iu bëhet test për vdekjen

Skandal me tekstin e Matematikës <br />nxënësve iu bëhet test për vdekjen
Edhe tekstet mësimore të këtij viti akademik janë shoqëruar me probleme. Në vitet e mëparshme gafa të rënda kishte lënda e Abetares dhe Leximit, ndërsa këtë vit skandali i përket tekstit të Matematikës për fëmijët e shkollave 9-vjeçare.
 
Në një prej kapitujve të këtij teksti, nxënësit pyeten për të gjetur probabilitetin e vdekjes. Por nuk është vetëm kjo, mënyra sesi është formuluar pyetja lë shumë për të dëshiruar dhe direkt krijon një perceptim negativ për një shkelje administrative siç ajo e mosprerjes së biletave të udhëtimit me tren.
 
Ju po udhëtoni në një tren sëbashku me motrën tuaj pa bileta. Kontrollori vjen dhe ju gjen. Ai është i autorizuar të përdorë një dëm special për raste të tilla. Për këtë qëllim ai nxjerr një kuti e cila ka nëntë çokollata në dukje të njëjta, por tre prej tyre janë me helm vdekjeprurës dhe ju detyroni të zgjidhni me radhë, njëri pas tjetrit nga një çokollatë dhe ta hani", thuhet në tekstin e matematikës.
 
Autorët e tekstit pyesin nxënësin se sa është probabiliteti që motra të vdesë, e sa që të jetojë...
 
“Nëqoftëse ju zgjidhni i pari, sa është probabiliteti që ju nuk do të vdisni, po qe se motra juaj dihet se nuk do të vdesë?”-është pyetja që kërkon zgjidhjen e ushtrimit matematikor. 

Edhe tekstet e viteve të mëparshme janë shoqëruar me probleme. Vitin e kaluar, në librin e leximit iu këshillohej nxënësve që ta shkrinin shkumësin në ujë dhe ta pinin, e më pas nga ky veprim, atyre do t'u rritet temperatura trupore.

teksti matematikes
(Ushtrimi në tekstin e matematikës)


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj