Ministria e Arsimit dhe Sportit ka reaguar sot ndaj skandaleve që janë publikuar në media por edhe në rrjetet sociale ku flitet për raste konkrete të përfshirjes në tekstet shkollore të gafave dhe gabimeve që ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek nxënësit.
Në reagimin e shpërndarë për mediat, Ministria e Arsimit përjashton në mënyrë kategorike të këtyre rasteve nga tekstet shkollore të këtij viti mësimor.
Madje, ajo shton se për këtë janë bërë verifikimet e të gjitha teksteve shkollore.
Ja njoftimi për shtyp i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Mbi shqetësimin e ngritur nga disa media për përdorimin në shkolla të teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme
Ministria e Arsimit dhe Sportit, ndoqi shqetësimin e ngritur në disa media dhe rrjete sociale, për përdorimin e teksteve shkollore me përmbajtje të papërshtatshme në institucionet shkollore të arsimit parauniversitar.
Pas verifikimeve, Ministria e Arsimit dhe Sportit sqaron se në asnjë nga rastet e paraqitura në media dhe rrjete sociale nuk bëhet fjalë për tekste shkollore që janë pjesë e Katalogut të teksteve shkollore për vitin shkollor 2016–2017, miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, i cili është i publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe i afishuar në ambientet e shkollave dhe subjekteve të licensuara për shpërndarjen e teksteve dhe fletoreve të punës.
Në asnjë nga tekstet e këtij katalogu, të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nuk ekzistojnë faqe me përmbajtje të tilla.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com