"Nëse parlamenti dhe komisioni hetimor e ftojnë kancelaren, atëherë ajo do të shkojë patjetër atje," tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.
Në komentin e saj të parë publik mbi çështjen e shërbimeve të fshehta Merkeli i mori ato në mbrojtje. “Qeveria federale do të bëjë gjithçka për t'i mbështetur autoritetet për ruajtjen e sigurisë publike. Për këtë ato duhet të bashkëpunojnë edhe me agjencitë e tjera të shërbimeve sekrete - veçanërisht me NSA-në”, theksoi kancelarja gjermane.
Një javë më parë u bënë të njohura akuzat, sipas së cilave shërbimi sekret gjerman ka ndihmuar atë amerikan për rreth 11 vjet për përgjimin e kompanive dhe të politikanëve evropianë.
Ajo që i shqetëson më shumë politikanët gjerman janë nëse shërbimi serkret gjerman, i njohur ndryshe si BND-ja ka spiunuar sipërmarrjet europiane, duke i bërë kështu disa favore ekonomisë amerikane.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
