Skandali i pagave, jep dorëheqjen drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve, në dispozicion të hetimeve! Publikohet sot edhe lista e targave! AMA, mediave: Respektoni privatësinë

Pas skandalit të publikimit të pagave, Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen dhe është vendosur në dispozicion të hetimeve. Lista e pagave e pubikuar e re një ditë më parë, ishte e shoqëruar me një faqe tjetër të të njëjtit dokument ku ishin numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë. 

Ndërkohë që sot skandali është thelluar me me publikimin e një databaze me targat e makinave shqiptarëve. Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.

Ndërkohë që po sot AMA ka njoftuar mediat për shqetësimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka bërë thirrje  që të respektojnë ligjin. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

Që prej të mërkurës skandali me publikimin e pagave ka tronditur opinionin dhe është thelluar nga dita në ditë. Dje është publikuar një listë e re me mbi 694 mijë punonjës, pra rreth 60 mijë më shumë se lista e së mërkurës, duke dhunuar sërish në mënyrë skandaloze privatësinë e shqiptarëve. Skandali bëhet edhe më i madh kur në listë janë edhe numrat e telefonit të mbi 900 mijë shqiptarëve. Edhe ky dokument rezulton të jetë krijuar nga useri i ish-punonjëses së Tatimeve Mimoza Seraj, ndërkohë që është krijuar më 26 prill 2021 dhe e modifikuar për herë të fundit më datë 6 maj 2021. Ndërkohë që sot vijoi rrjedhja e të dhënave sensitive, me një tjetër databazë me të dhënat e makinave, duke përfshirë edhe targat. 

Pas një investigimi Shqiptarja.com publikoi fakte se lista me pagat e prillit 2021 është e publikuar nga e njëjta dorë që publikuan edhe atë të patronazhistëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:41
Publikimi i targave/ DPSHTRR: Po bëjmë verifikime, te lista kanë akses shumë institucione

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) ka njoftuar se kanë nisur hulumtimet pas daljes së listës së targave, e ndërsa ka bërë me dije se te këto informacione kanë akses disa institucione, duke bërë me dije se kjo listë nuk ka dalë nga DPSHTRR.

"Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI. Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat", thuhet në njoftim. 

Ora 13:33
Tjetër rrjedhje e të dhënave personale, pas skandalit të pagave, del edhe 'database' me targat e makinave! Edhe të ambasadave e bizneseve

Nuk po marrin fund publikimet e të dhënave personale të shqiptarëve. Pas publikimit të rrogave dhe të dhënave të tjera të qytetarëve, së fundmi në rrjet po qarkullon një databazë me targat e makinave shqiptarëve.

Dokumenti përmban të dhëna për 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! Të dhënat personale që publikohen janë tipi i makinës dhe targa e saj.

Ora 13:31
Skandali me pagat, AMA thirrje mediave: Respektoni ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale

Pas publikimit të bazës së të dhënave personale të qytetarëve siç janë numrat e ID-së dhe të pagave në sektorin shtetëror dhe privat, Autoriteti i Mediave Audiovizive u ka bërë thirrje mediave që të respektojnë ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Në një shkresë drejtuar mediave, AMA ka kërkuar marrjen e masave për ndalimin e transmetimit dhe përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale.

Sipas AMA-s ‘referuar parimeve themelore të veprimtarisë së mediave audiovizive, të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 97/ 2013 ‘Për mediat audiovizive, në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, operatorët e shërbimit audioviziv gjatë veprimtarisë së tyre duhet të respektojnë dhe të garantojnë të drejtën e ruajtjes së jetës private. Në mënyrë më të detajuar, parimet, rregullat, kërkesat dhe praktikat në transmetimet audiovizive përcaktohen në Kodin e Transmetimit.

‘Kërkojmë nga ana juaj respektimin e kërkesave të ligjit tonë organik dhe legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale si një e drejtë kushtetuese.’- njofton AMA.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 24/12/2021 17:50

    Ore, po si nuk shqetesohet njeri e te pyesi C'JANE KETO RROGA KAQ TE LARTA? Por shqetesohen pse u mor vesh qe i kane te larta... pupupu.. me nje vit rroge si te Blendi Fevziut marrin shperblimin te gjithe pensionistet ne Shqiperi. Dhe pastaj thone qe shoqeria shqiptare nuk eshte dekomunistizuar. Ja perse shqiptaret kane nostalgji per komunizmin. Sepse i vari prej koqesh ai sistem te gjithe keta qe qahen pse populli e mori vesh qe marrin dhjetra mijera euro ne muaj, nderkohe qe populli ne rastin me te mire merr nje rroge qe me zor arrin fundin e muajit, dhe ne rastin me te keq qe fatkeqesisht nuk jane pak, nuk marrin as edhe nje rroge minimale.

    Përgjigju
  • Vlore: 24/12/2021 17:02

    Me erdhi mire qe e kishit gjetur ate qe kishte marr page te madhe nga i dashuri (ALVISEN) sa budalli e hajduti eshte ne kte vend

    Përgjigju
  • A. N.: 24/12/2021 15:55

    Nje arsye me shume per ti bere te gjithe pronaret e automjeteve qe te nderrojne targat e ti vendosin me chip :)

    Përgjigju
  • albosuk: 24/12/2021 15:37

    haha shqiperi hasapi siguria 0 shyqyr sjetojm atje vk kemi hequr nenshtetsin

    Përgjigju
  • Timi: 24/12/2021 15:05

    E tha ai miku nuk jane socialista po specialista keta lloj...

    Përgjigju
  • kajtazi: 24/12/2021 14:44

    kush e ka shkeluar ligjin? te dhenat e kujt kane dale ne publik? kush duhet ti ruante te dhenat tona? te dhenat tashme i ka cdo kush ne cel e vet, vetem babai im qe eshte 90 vjec nuk i ka se dhe telefonin e ka te gjenerates se vjeter. cfare shteti qe jemi ne!!! dhe pastaj thone pse nuk vijne investitoret e huaj ne Shqypni. cte vijne ketu ku as te dhenat personale nuk mbrohen dhe jo me te flasesh per jeten dhe pronen. TURP qe po e servirin si dicka normale. ne nje vend tjeter qeveria duhet te jepte doreheqjen ne bllok. po kujt ja kerkon

    Përgjigju
    • Une: 24/12/2021 17:04

      Ca thua o koqe? Gjera te tilla ndodhin ne gjithe boten. Cila qeveri ka dhene doreheqje? Kjo eshte e gjitha nje loj politike dhe po fryhet. Nuk ngjit fare e as nuk shqetesohet kush per kete pune ne Shqiperi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)