Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar provat e Prokurorisë duke dënuar me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili me akuzën e korrupsionit pasiv pas publikimit të skandalit seksual 8 muaj më parë.
Ish-kryebashkiaku përfitoi uljen e dënimit nga gjykimi i shkurtuar dhe do të bëjë 2.8 vite burg.
Shukri Xhelili u denoncua nga një 20 vjeçare, pasi i kishte kërkuar asaj favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Si provë kundër Shukri Xhelilit ishte një videoregjistrim ku e implikonte atë në aferën seksuale në këmbim të punësimit.
Xhelili nuk ishte në seancën kur u dha vendimi, por të pranishëm ishin tre familjarë të tij dhe avokati, i cili kërko pafajësi duke u shprehur se cdo gjë ishte e manipuluar, por deklaratat nuk u morën parasysh nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që vendosi dënimin e tij.
Gjithashtu trupi gjyqësor me relator të çështjes, Fran Prendin vendosi që Shukri Xhelilit t'i mohohet edhe e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO