Pas furtunës së reagimeve që pasoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Marjana Koçeku ka zgjedhur t'u përgjigjet kritikëve socialistë me një sfidë politike. Deputetja tha sot se nuk ka ndërmend të dorëzojë mandatin dhe madje ftoi shumicën të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku reagoi ndaj zërave që i kanë kërkuar të heqë dorë nga mandati i deputetes, me argumentin se ai u sigurua falë renditjes së saj në listën e mbyllur të PS në qarkun e Shkodrës.
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet”, shkruan ajo.
Më tej, deputetja sfidon hapur socialistët që kanë vënë në dyshim peshën e saj elektorale.
“Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka. Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkruan deputetja.
Reagimi i saj vjen një ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS dhe kalimin si deputete e pavarur. Vendimi shkaktoi debat të gjerë në rrjetet sociale dhe brenda radhëve socialiste, ku figura të ndryshme i kërkuan publikisht të dorëzojë mandatin me argumentin se mandati nuk është pronë personale, por rezultat i votave dhe besimit të marrë nën siglën e PS.
Pavarësisht kritikave, Koçeku ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke e kthyer debatin për mandatin në një përplasje të drejtpërdrejtë politike me ish-partinë e saj.
Komente












Te lumt Marjana burrneshe. Filluan komentet te gjith kto zeqinaret e rames
PërgjigjuNjerezit me bisht nuk behen pa bisht vetem pse Rama i dha nje shans!
PërgjigjuPatjeter, te kalohet ne zgjedhje te parakohshme dhe shpenzohe miliona Euro nga taksat tona per tekat e tua Merri qyl parate deri ne fund te mbandatit pa, sa beri kariere polike Arben Malaj, Blushi e kush do tjeter qe doli nga partia ke per te ber ti me elektoratin tend te Bexgave
PërgjigjuOu.po SI lihet mandati.si lihet 3500 euro rroge mujore plus tel karburanti makines.qeraja e shtepise dhe dietat.nuk lihen.po kshu osht merret lloj lloj zhulse e futet per deputete.tani rradha e Zeqinese
PërgjigjuPo moj zonjushe kur e dije se kishe elektoratin tend pse kandidove per ps pse nuk dole e pavarur
Përgjigjubobooo. na mbyten maloket. Tani do i shtohet tiranes dhe kjo. puuuuu sa posht kena ra.
PërgjigjuVeqë malsore nukë je. Se malsortë nukë jsnë të pa besë.
PërgjigjuI pabese ndaj sulltanit te pabese or teeeejjjjj