TIRANË- Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, socialistët do të rrëmbenin një mandat të katërt, ku pavarësisht 12 viteve në pushtet, qytetarët do ta zgjidhnin sërish përballë një opozite të përçarë. Në sondazhin e dytë të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduart Zaloshnja, 36.8% e qytetarëve janë shprehur se do të zgjidhnin PS, 19.9% PD e Sali Berishës dhe 5.1% e tyre PD zyrtare të drejtuar nga Lulzim Basha. Partia e Lirisë renditet e 4-ta, me e lartë është edhe shifra e refuzimit për të votuar, 30.4%.
Të pyetur se për cilin nga politikanët kanë mendim pozitiv, 41.7% e qytetarëve preferojnë Edi Ramën, që në përqindje renditet më lart se partia që drejton, 18,9% Sali Berishës që pëson rënie në mbështjetje, 4.9% Lulzim Bashën dhe 3.7% Ilir Metën që rezulton politikani më pak i pëlqyer. Interesante është alternativa e pestë, 30.9% kanë thënë se nuk duan asnjërin prej tyre duke kërkuar të lindë në skenën politike një lider të ri.
Puna e qeverisë, vlerësohet nga rreth 41% e qytetarëve si pozitive, ndërsa shumica e qytetarëve vlerësojnë negativisht opozitën, që prej dy vitesh vuan përçarjen brenda vetes. Rreth 75% e qytetarëve thonë se e vlerësojnë negatisht opozitën, ndërsa më pak se 25% e vlerësojnë pozitivisht atë.
Qytetarët janë pyetur edhe për qëndrimet e qeverisë për Kosovën, të cilët shprehen të ndarë se kush ka mbajtur qëndrimin më të drejtë për ‘pataten e nxehtë’ të rajonit: 50% e shqiptarëve mendojnë se Rama ka mbajtur qëndrim të drejtë, dhe 50% të tjerë mendojnë se qëndrimi më i drejtë është ai i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Të pyetur në lidhje me shërbimin shëndetësore privat, qytetarët janë shprehur të pakënaqur dhe kanë shumë rezerva. Më shumë se gjysma, 51.5% vlerësojnë se shërbimi nuk është cilësor, 18.4 % thonë se shërbimi është cilësor, por është i shtrenjtë, 15.2% thonë se shërbimi është jocilësor, por me kosto të arsyeshme, ndërsa 15 % se është cilësor dhe me kosto të arsyeshme.
Ndërkohë, fenomeni i shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope nëpër shkolla, aty ku fëmijët shkojnë për të marrë dijen dhe kalojnë një pjesë të mirë të kohës është fenomeni që po shqetëson së tepërmi shqiptarët sot. 61.8% e të pyeturve i janë përgjigjur se është “shpërndarja e drogës nëpër shkolla’. Një pakicë, 24.8% kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është ‘krimi i organizuar’, 7.1 % ka thënë se janë vjedhjet dhe grabitjet dhe 6.4 % kultivimi i kanabisit.
Kampioni i sondazhit është 2000 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë pyetur me mesazh, si edhe marzhi i gabimit +/- 3.5%.
Në studion e emisionin ‘Repolitix’ për të komentuar rezultatet e sondazhit ishin Eduard Zaloshnja, Endri Shabani, nga Nisma Thurje, gazetari Poli Hoxha si dhe gazetari Flogert Muça.
Nëse ditën e sotme, 11 tetor, do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, Partia Socialiste do të kishte sërish fitore të padiskutueshme, madje mbështetja për të është rritur me 0.5% në krahasim menjë muaj më parë. Në tetor mbështetja ka qenë 36.8 % në krahasim me 36.3% që ishin muajin e kaluar
Në sondazhin e realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën vihet re që ka një rritje me 2 % të mbështetjes së Partisë Demokrate të drejtuar nga Lulzim Basha dhe tashmë të shkëputur përfundimisht nga Sali Berisha. Kështu 5.1 % e qytetarëve do të votonin PD e Bashës nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet në krahasim me një muaj më parë kur ishin 4.9%
Ndërkohë që ka një rënie në përqindje mbështetjes për Sali Berishën. 19.9% do të votonin për PD e Sali Berishës kundrejt 21.6 % që do të votonin në muajin shtator. Për Partinë e Ilir Metës mbështetja mbetet e pandryshuar 3.7%
Kryeministri Edi Rama vijon të mbetet politikani më i preferuar i shqiptarëve. Madje pëlqimi i tij është rritur me 1.7% në krahasim me rezultatin e një muaj më parë. Duket që shqiptarë kanë vlerësuar pozitivisht rolin e tij në lidhje me situatën e Kosovës.
Kështu në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën 41.7 % e kanë opinion pozitiv për Ramën, kundrejt 40% që ishin muajin e kaluar.
Aktivizimi i Lulzim Bashës në krye të PD-së është shoqëruar me një rritje prej 2 % në krahasim me muajin e kaluar. Kështu këtë muaj 4.9% kanë vlerësim pozitiv për të në krahasim me 4.7 % që ishin në shtator.
Sali Berisha vijon të ketë rënie të mbështetësve të tij. Tjetër tregues ky pas humbjeve të zgjedhjeve në Rrogozhinë edhe në Kukës. Në sondazhin e Report Tv Sali Berisha ka një rënie prej 2.2% në krahasim me muaj e kaluar. Shifrat e tetorit janë 18.9% ndërsa në shtator ishin 21.1 %.
Ndërkohë mbështetja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbetet e pandryshuar 3.7% njësoj si muajin e kaluar.
Interesante është alternativa e pestë. 30.9% kanë thënë se nuk duan asnjërin prej tyre duke kërkuar të lindë në skenën politike një lider të ri.
Situata e paqartë në të cilën ndodhet opozita dhe ndarja e saj në disa grupime pro dhe kundër ish kryeministrit Sali Berisha i shpallur non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe për korrupsion dhe cenim të demokracisë vijon të dëmtojë imazhin e saj.
Së fundmi Kryesia e Partisë Demokratike e opozitës përjashtoi deputetin Gazmend Bardhi nga anëtarësia e partisë dhe bashkimi i tij me Sali Berishën.
Kjo ka ndikuar tek vlerësimi që kanë qytetarët në përgjithësi për aktivitetin e opozitës, duke pësuar sërish rënie në krahasim me një muaj më parë.
Të pyetur në sondazhin e Report Tv realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.
Konkretisht, 50 % vlerësojnë negativisht, 25.2 anojnë nga negativja. Vetëm 14.7% kanë një vlerësim pozitiv dhe 10% anojnë nga pozitivja.
Qytetarëve u është bërë e njëjta pyetje që është bërë dhe në muajin e kaluar në sondazhin e parë të realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.
Ajo që vihet re është se në krahasim me një muaj më parë ka një rritje prej 2% e vlerësimit pozitiv për punën që shqiptarët në përgjithësi kanë për qeverisjen e kryeministrit Rama dhe është ulur me 2% numri i atyre që mendojnë negativisht për punën e qeverisë.
Megjithatë peshorja më shumë anon tek negativja dhe anoj nga negativja tregues se qeveria është në rrugën e duhur por duhet të punojë më shumë.
Kështu pozitivisht e vlerësojnë 22.3% dhe 18.06 % kanë anuar pozitivisht kundrejt 29.9 % që mendojnë negativisht dhe 29.2 % që anojnë drejt negatives.
Tensionet në veriun e Kosovës u rindezën me sulmin e grupit të armatosur serb në veri të Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrarë dhe polici Afrim Bunjaku.
Kryeministri Edi Rama kërkon KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës si dhe përsërit idenë e një konference paqeje për normalizimin me planin franko-gjerman si udhërrëfyes në tryezën e bisedimeve të pandërprera. Por kjo kundërshtohet nga Albin Kurti
Në sondazhin e realizuar nga Report TV në bashkëpunim me Eduard Zalonshnjen, të pyeturve u është bërë kjo pyetje
Kush mendoni se ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës?
38.7% janë shprehur se Rama ka mbajtur qëndrimin më të drejtë rreth situatës në veriun e Kosovës, ndërsa 11.3% kanë thënë se anojnë nga Rama.
Nga ana tjetër 34.6% që janë shprehur se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbajtur qëndrim më të drejtë dhe 15.4% që anojnë nga ai.
Shqiptarët janë të pakënaqur dhe kanë shumë rezerva për shërbimin shëndetësor privat, për të cilin paguan shumë dhe merr shumë pak.
E tregojnë dhe shifrat e sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.
Pyetjes: Si e konsideroni shërbimin shëndetësor privat në Shqipëri?
Më shumë se gjysma, 51.5% vlerësojnë se shërbimi nuk është cilësor ndërsa kushton shumë për xhepat e tyre, 18.4 % e thonë se shërbimi është cilësor por është i shtrenjtë.
15.2% thonë se shërbimi është jocilësor por me kosto të arsyeshme ndërsa 15 % se është cilësor dhe me kosto të arsyeshme.
Rasti i fundit i vdekjes së 3 vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes me anestezi për kurimin e dhëmbëve në një klinikë private ka ngjallur indinjatë mes qytetarëve shqiptarë.
Fenomeni i shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope nëpër shkolla, aty ku fëmijët shkojnë për të marrë dijen dhe kalojnë një pjesë të mirë të kohës është fenomeni që po shqetëson së tepërmi shqiptarët sot.
E tregojnë dhe shifrat e sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zalonshjën.
Pyetjes se cili nga 4 problemet ndër më të shumtit që mbulon policia e shtetit i shqetëson më shumë 61.8% e të pyeturve i janë përgjigjur se është “shpërndarja e drogës nëpër shkolla’
Një pakicë, 24.8% kanë thënë se shqetësimi më i madh i tyre është ‘krimi i organizuar’.
Ndërsa vjedhjet, grabitjet dhe kultivimi i kanabisit duket që kanë kaluar në plan të dytë dhe nuk janë më shqetësimi më i madh për shqiptarët. 7.1 % ka thënë se shqetësim janë vjedhjet dhe grabitjet dhe 6.4 % kultivimi i kanabisit.
Prej ditësh policia ka ndërmarrë një operacion të koduar “Tempulli” për të goditur rastet e shpërndarjes së drogave dhe lëndëve psikotrope në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Gjithashtu ka prezantuar dhe një paketë të re të sigurisë në shkolla.
e duan se punon dhe ben max per te bere SHTET
PërgjigjuNUK E DI DMTH..... si ka mundesi, rriti taksat e prones, taksat e fshatareve, taksat e makinave, cmimin e naftes, energjise, CDO GJE TE MUNDSHME. ka vajt m2 ne tirane 3000-10000euro, e gati 1500 ne Mezez ku te han ujku dhe prap e duan. ore mire eshte ky popull? i nxorri njerezit nga shtepite me dhune, pasojat e termetit jan skandaloze njerez qe rrin me qera akoma pas 4 vitesh. shqiptaret po ikin te gjithe prej ktij. nuk e di MOS TE FLAS PER TENDERAT qe jane bere te frikshem, vec te shikosh ujesjellesin e DR dhe Tirane (se bashkite lere pastaj) jan tgjith gjakpiresa DHE PRAP E DUAN................-_-
Përgjigjuakoma me non gratat anti amerikane dhe anti europiane eshte opozita? prandaj do te rrije ne opozite
PërgjigjuSa mirë, ato në opozitë e Shqipëria po lulëzon çdo ditë. Të na rrojë partia.
Pa vdek pleqt e enverit nuk ka pluralizem ne ket vend... kush eshte i iniciatives i ka bere mune ketij vendi... ndersa 1.5 mill votuesit me 700mije pleq brenda prodhojne staniacionin politik aktual ku del asnjevleresi lider suprem... qr
PërgjigjuNuk ka mundesi duhet rotacion se po perfundojm ne PPSH prap, Dmth dhe nja 5 vjet ska shonce per ndryshim .
Më në fund doli një që pasqyron realitetin.
Përgjigju