Sonte Shqipëria sfidon kampionët e botës, Reja: Dua 11 luanë në fushë (Skema dhe formacioni)

Sonte Shqipëria përballet me Francën kampione e botës në fuqi. Në Paris në stadiumin “Saint-Denis” të mbushur plot djemtë e Edy Rejas janë të thirrur në një mision shumë të vështirë; T’u marrin pikë gjelave në shtëpinë e tyre që mund të jenë shumë të vlefshme për kualifikimin në “Euro 2020”. Me skemën 3-5-2 do të zbresë sërish në fushë tekniku italian me Strakoshën që do mbrojë katërkëndorin dhe më pas në qëndër të mbrojtjes do luajnë Ismajli, Mavraj e Gjimshiti.

Nga krahët Hysaj e Binaku. Në mesfushë ka surpriza me Baren, Ramadanin e Abrashin që pritet ta nisin si titular dhe dyshja e sulmit do të jetë Balaj, Uzuni. Edy Reja kërkon 11 luanë në fushë: “Nuk duhet të bëjmë asnjë gabim, të mos lëmë hapësira. Franca ka lojtarë shumë të mirë që shfrytëzojnë hapësirat dhe kanë një kundërsulm të shpejtë. Duhet të kemi shumë kujdes nga Griezmann dhe këtë herë dua të kem 11 luanë në fushë dhe shumë të motivuar".

Ndërkaq kapiteni Mërgim Mavraj thotë se ekipi e di si ndalet Franca dhe se djemtë duhet të luajnë me shumë vetëbesim. Statistikat flasin në favor të transalpinëve që kanë fituar 5 nga 7 ndeshjet me kuqezinjtë dhe e kryesojnë grupin H me 9 pikë po aq sa Turqia dhe Islanda. Në kampin e transalpinëve mungojnë Mbappe e Pogba por kjo nuk është problem për Deschamps. Edhe kampionët janë stërvitur në stadium dhe formacioni i Francës pritet të përbëhet nga Lloris, Pavard, Varane, Lengle, Lucas Hernandez,Tolisso, Matuidi, Coman, Lemar e Griezmann dhe në majën e sulmit Giroud. Francë-Shqipëri pritet me interes të madh dhe starton në 20:45.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre