TIRANE- Java e re ka nisur sërish me shifra të larta të të prekurve me COVID, por edhe pacientëve që kanë humbur jetën. Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën te Infektivi 3 pacientë, mjeku Hysni Shkjau nga Puka, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana duke e çuar në 79 numrin e viktimave në total. "Mjeku luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv. Dhe dy qytetarë, një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë" thotë ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë që vijon që të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime, numri më i lartë nga fillimi i pandemisë për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 71 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë për herë të parë, Kamëz, Fier.
Ministria e Shëndetësisë thekson se është vënë re një numër më i lartë i testimeve por përqindja e pozitivitetit është reflektuar me një nivel qëndrueshmërie pothuaj të njëjtë gjatë gjithë javës. Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë deklaron se prezenca e rasteve me COVID19 është e lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me vetëndërgjegjësimin dhe zbatimin në mënyrë rigoroze të protokolleve higjieno sanitare të sigurisë. "Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë institucioneve, subjekteve dhe gjithë popullatës të ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore duke respektuar distancimin fizik në 1.5 metër dhe nëse nuk respektohet distanca përdorimi i maskës është i detyrueshëm.
Gjithashtu përdorni maskën në të gjitha ambientet e mbyllura, respektoni etiketen respiratore duke u kollitur dhe tështirë në këndin e brrylit. Të gjitha këto masa duhen të kombinohen me higjienën personale dhe kolektive. Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19".
COVID-19 – Statistika (6 Korrik 2020)
Testime totale 29260
Raste pozitive 2964
Raste të shëruara 1702
Raste Aktive 1183
Humbje jete 79 (Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10
Këtë të hënë është shfaqur një rast i ri me Covid-19 në Bulqizë. Mësohet se i infektuari është pjesë e stafit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Bulqizë. Për këtë arsye ky institucion është mbyllur si dhe janë dezinfektuar të gjitha ambientet e tij. Qytetarët e Bulqizës të cilët kanë dashur të marrin shërbim pranë këtij institucioni këtë të hënë, i kanë gjetur dyert e tij të mbyllura. I gjithë personeli i NJVKSH Bulqizë është karantinuar si dhe janë marrë tampon për të gjithë.
Qyteti i Fierit ka regjistruar një rast të ri me COVID-19. Burime për Report Tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për një 28 vjeçar nga Levanit, i cili nuk dihet se ku e ka marrë virusin.
Burimet bëjnë me dije se 8 rastet e sotme i takojnë kontakteve të mëparshme. Konkretisht kanë rezultuar pozitiv 2 infermiere të materniteti, 2 paciente të shtruara në pavijon, konfirmohet pozitiv edhe bashkëshorti i njërës paciente, si dhe një punonjëse banke e nivelit të dytë, ndërsa 2 të tjerë i takojnë kontakte të rasteve të mëparshme. Shfaqja e virusit te reparti i gjinekologjisë ka bërë që një pjesë e stafit të vetëkarantinohet, ndërsa ofron vetëm shërbimin e urgjencës, ndërsa konsultat janë pezulluar. Kujtojmë se që nga nisja e pandemisë në qarkun e Elbasanit janë shënuar dy viktima, respektivisht një në Librazhd dhe një tjetër në Elbasan.
Korça sot regjistroi dy raste me koronavirusi. Burimet bëjnë të ditur se njëri rast është kontakt i rasteve të mëparshme. Personi i infektuar është një i moshuar rreth 70 vjeç, i cili është në gjendje të stabilizuar.
Covid-19 ka mbyllur sportelin e pagesave të OSHEE në Përmet. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se janë dy raste të cilat kanë rezultuar pozitiv me COVID. Rasti i parë është arkëtarja e sportelit të OSHEE, ndërsa rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë të Përmetit. Sot priten të merren tamponë në masë tek popullsia, e cila ditët e fundit ka pasur kontakte me arkëtaren e pagesave të OSHEE. Ndërsa rasti i Kosines i shtohet 2 rasteve të tjera po nga ky fshat ne te kaluarën.
Ja kaluan italis bravo shtet deshtak
PërgjigjuOre e kuptoni qe nje muaj tani vetem riten rastet? Europa na ka Mbyll deren sepse nuk marim masat. Shpresat per uljen e rasteve Jan humbur, ditet ne vijim vetem rastet te larte do kemi. Ose Mbyll per 10 dite disa qytete, te punojm ne gusht ose do shkojm nga e keqa te me e keqa
Përgjigju