Sot dita e tretë e samitit të NATO-s, Stoltenberg: Diskutuam se si mund të nxirret gruri nga Ukraina! Johnson: Fatkeqësi për botën nëse Putini fiton luftën

MADRID- Sot është dita e tretë e samitit të NATO-s që po zhvillohet në MadridNë fokus të diskutimeve mësohet se është lufta në Ukrainë dhe ndihma që do të japin vendet anëtare të aleancës për Kievin.

Në samitin që u mbajt një ditë më parë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnky iu drejtua liderëve me një video mesazh ku kërkoi më shumë armë nga aleanca, ndërsa paralajmëroi se lufta e Vladimir Putin nuk do të përfundojë në Ukrainë.

Presidenti amerikan Joe Biden, tha se do të rrisë dislokimet ushtarake, Gjermani dhe Itali. Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të japë 1 miliard paund ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët pa pilot. NATO premtoi gjithashtu të dërgojë 1000 trupa shtesë në Evropën Lindore dhe të trajnojë ushtarë ukrainas.

Sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se aleatët e Aleancës diskutuan lidhur me përpjekjet e tyre për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina si nga toka ashtu edhe nga deti.


“Çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord dhe shumë vende varen nga Ukraina për jetesën. Aleatët diskutuan përpjekjet e tyre për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina si nga toka ashtu edhe nga deti, "tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas samitit të Madridit.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se tërheqja ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve është "një shembull i rezistencës" që tregon se sa "e pamundur" është të nënshtrohet Ukraina, teksa tha se duhet të marrë fund miti i një ‘përgjegjësie të NATO-s për konfliktin.

 “Ne duhet të "shpërthejmë mitin" sipas të cilit NATO ka përgjegjësi në konfliktin në Ukrainë”, tha Johnson në një konferencë për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Madrid.

Aleatët e NATO-s dhe G7 e kuptojnë se nëse Vladimir Putin fiton luftën në Ukrainë, do të ketë pasoja katastrofike për botën, sipas saj që deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në fund të samitit të Madridit, duke nisur edhe një lloj apeli për qytetarët britanikë (por jo vetëm) që të mos ndërpresin mbështetjen e tyre për Ukrainën për shkak të rritjes së kostove të jetesës.

"Liria ka një çmim dhe ia vlen të paguhet për të, nëse Putini fiton, ai do të ishte në një pozicion për të goditur vendet e tjera në zonën e ish-sovjetikëve dhe kjo do të çonte në kaos më të madh dhe për rrjedhojë paqëndrueshmëri më të madhe në ekonomi”, tha Johnson.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Erdogan thirrje Suedisë dhe Finlandës: Mbani premtimet e marrëveshjes së NATO-s

Vetëm dy ditë pasi ra dakord për të hequr veton ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO, udhëheqësi i Turqisë paralajmëroi të enjten se Ankaraja mund të bllokojë ende procesin nëse të dy vendet nuk arrijnë të përmbushin plotësisht pritshmëritë e tij.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar Suedisë dhe Finlandës të respektojnë marrëveshjen që nënshkruan me Ankaranë në mënyrë që të fitojnë mbështetjen e saj për anëtarësimin e tyre në NATO, duke thënë se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht, përndryshe ratifikimi i kërkesave të anëtarësimit nuk do t’i dërgohet parlamenti turk.

“Ne kemi theksuar fuqishëm mesazhin se presim solidaritet të vërtetë nga aleatët tanë, jo vetëm me fjalë por edhe me veprime,” u tha Erdogan gazetarëve në samitin e NATO-s, në të cilin vendet nordike u ftuan zyrtarisht për t’u bashkuar me bllokun ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja.

Ai përmendi zotimin e Stokholmit për ekstradimin e 73 “terroristëve” si pjesë e premtimeve të bëra ndaj Ankarasë dhe e përshkroi nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe si njohje të ndjeshmërisë së qeverisë së tij rreth “terrorizmit” dhe një “fitore diplomatike” për Turqinë.

Gjatë konferencës për shtyp në Madrid pas përfundimit të Samitit të NATO-s, Erdogan u shpreh se dy vendet nordike duhet të përfundojnë ndryshimet legjislative në lidhje me terroristët sa më shpejt të jetë e mundur.

“Gjëja kryesore është që premtimet të realizohen. Në periudhën e ardhshme, ne do të monitorojmë zbatimin e elementeve në memorandum dhe do të ndërmarrim hapat tanë në përputhje me rrethanat.

Dy ditë më parë, të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë, gjatë Samitit të NATO-s.

Marrëveshja u nënshkrua pas një takimi kokë më kokë mes presidentit turk Erdogan, atij finlandez Sauli Niinisto, kryeministres së Suedisë Magdalena Andersson dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Finlanda dhe Suedia deklaruan synimin e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake në muajin maj, në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës./Rel

Ora 15:20
Samiti në Madrid, Meta përgëzon NATO-n: Vendimet historike e bën aleancën më të bashkuar! Suedia e Finlanda vende mike

Presidenti Meta ka përgëzuar Aleancën e Atlantikut të Veriut,lidhur me vendimet e marrëdhënieve trepalëshe Turqi, Suedi e Finlandë, të cilat e bënë vendin më të bashkuar.

'Vendimet e sotme historike të samitit të NATO në Madrid, e bënë Aleancën tonë më të bashkuar, më të vendosur, dhe të gatshme për t’iu kundërpërgjigjur rreziqeve më të mëdha e të drejtpërdrejta që na kanosen!

Vendeve mike, Suedisë e Finlandës, u urojmë mirëseardhjen në Aleancën që mbron sovranitetin, lirinë dhe demokracinë nga çdokush që synon t’i minojë ato.

Ne jemi NATO! Sëbashku qëndrojmë më të fortë! #WeAreNATO'- shkruan Meta.

Ora 14:31
Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Diskutuam se si mund të nxirret gruri nga Ukraina

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se aleatët e Aleancës diskutuan lidhur me përpjekjet e tyre për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina si nga toka ashtu edhe nga deti.


“Çmimet e ushqimeve po arrijnë nivele rekord dhe shumë vende varen nga Ukraina për jetesën. Aleatët diskutuan përpjekjet e tyre për të zbutur krizën dhe për të nxjerrë grurin nga Ukraina si nga toka ashtu edhe nga deti, "tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp pas samitit të Madridit.

Ora 14:30
Samiti i NATO-s, Stoltenberg: Terrorizmi është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë tonë

"Këtë mëngjes, ne trajtuam çështjet e sigurisë në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Sahel, rreziqet që burojnë nga kjo zonë prekin të gjithë aleatët. Ne gjithashtu përsëritëm se terrorizmi është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë tonë. Gjithashtu për herë të parë kemi miratuar një paketë ndihme për Mauritaninë dhe Tunizinë”, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fund të samitit të Madridit.

Ora 14:28
Johnson: Fatkeqësi për botën nëse Putini fiton luftën

Aleatët e NATO-s dhe G7 e kuptojnë se nëse Vladimir Putin fiton luftën në Ukrainë, do të ketë pasoja katastrofike për botën, sipas saj që deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson në fund të samitit të Madridit, duke nisur edhe një lloj apeli për qytetarët britanikë (por jo vetëm) që të mos ndërpresin mbështetjen e tyre për Ukrainën për shkak të rritjes së kostove të jetesës.

"Liria ka një çmim dhe ia vlen të paguhet për të, nëse Putini fiton, ai do të ishte në një pozicion për të goditur vendet e tjera në zonën e ish-sovjetikëve dhe kjo do të çonte në kaos më të madh dhe për rrjedhojë paqëndrueshmëri më të madhe në ekonomi”, tha Johnson.

Ora 14:18
Johnson: Mjaft me mitin ‘përgjegjësia është e NATO-s’

Kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh se tërheqja ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve është "një shembull i rezistencës" që tregon se sa "e pamundur" është të nënshtrohet Ukraina, teksa tha se duhet të marrë fund miti i një ‘përgjegjësie të NATO-s për konfliktin.

 “Ne duhet të "shpërthejmë mitin" sipas të cilit NATO ka përgjegjësi në konfliktin në Ukrainë”, tha Johnson në një konferencë për shtyp në fund të samitit të NATO-s në Madrid. 

Ora 11:30
Samiti i NATO-s, Letonia: Kina po ‘vëzhgon’ luftën për të bërë diçka të ngjashme dhe ajo

“Kina po ‘vëzhgon’ evolucionin e luftës në Ukrainë, duke menduar të bëjë ‘diçka të ngjashme’ në Indusin e Paqësorit”, ky është paralajmërimi i presidentit të Letonisë, Egils Levits, në margjinat e ditës së fundit të samitit të NATO-s në Madrid.

Sipas Levits, "nëse Rusia fiton, kjo do të çojë në shkatërrimin e ligjit ndërkombëtar" dhe Kina do të ketë "një motiv" për të nisur aventurat e veta, duke filluar nga Tajvani.

 

Ora 10:50
Samiti i NATO-s, Sachez: Ambiciet e Putinit nuk do të ndalen në Ukrainë

“Ambiciet ekspansioniste të Putinit nuk do të ndalen me Ukrainën. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me republikat baltike, Poloninë, Lituaninë dhe vende të tjera që po trokasin në dyert e NATO-s”, kështu u shpreh kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez , në një konferencë për shtyp në fillim të ditës së fundit të samitit të NATO-s në Madrid.

“Nëse Finlanda dhe Suedia hyjnë në NATO, kjo nuk është për shkak të frymës ekspansioniste, por sepse ata duan të mbrohen nga një kërcënim real, domethënë Rusia e udhëhequr nga Putini, nëse ne nuk veprojmë në mbrojtje të Ukrainës, kostoja dhe çmimi që do të paguanim në të tashmen dhe në të ardhmen do të ishte shumë më i madh”, shtoi Sanchez.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adnan: 30/06/2022 22:50

    Sa sufllaqe paskeni ngere sot mo ju dhjefsha rracen. S'behemi kurre si popull. Po ndryshojini pak tekstet se i keni bere te gjithe komentet njesoj. Per cfare eshte lajmi dhe ca komentoni ju. Idioter..

    Përgjigju
  • Ada: 30/06/2022 15:03

    Bashkepunimi na ben dhe me shume fuqi kshuqe vetem duke u bashkuar do arrijme aty ku duam

    Përgjigju
  • Tea: 30/06/2022 14:47

    Bashkpunime me vendet e tjera do te na fuqizoi akoma Me shume si vend

    Përgjigju
  • Glen: 30/06/2022 14:47

    Presim lajme te mira per vendin tone

    Përgjigju
  • Ada: 30/06/2022 14:46

    Tani qe bullgaria e hoqi veton, kemi shpresa

    Përgjigju
  • Shaban: 30/06/2022 14:34

    Bullgaria e hoqi veton dhe tani kemi shpresa se mund te na vijne lajme pozitive per antarsimin tone ne BE

    Përgjigju
  • Jari: 30/06/2022 14:31

    Shpresojme se mund te kemi lajme te mira per vendin tone sepse kryeministri yne ka bere cmos per kete vend

    Përgjigju
  • mondi: 30/06/2022 14:29

    hajd ishalla me lajme sa me te mira z kryeminister , si per ne si per kosoven

    Përgjigju
  • Alban: 30/06/2022 14:26

    Brav z rama qe jeni kaq kembengules per te drejtat tona

    Përgjigju
  • Mondi: 30/06/2022 14:20

    Bashkepunimi me shtetet e tjera te Be do te sjelle zhvillim te madh te vendit

    Përgjigju
  • Mondi: 30/06/2022 14:19

    Pasi Bullgaria ka hequr veton Shqiperi ka mundesi te shumte per tju celur negociatat dhe shume shpejt te jete antare e BE

    Përgjigju
  • Jorgo: 30/06/2022 14:18

    Shpresojme qe shqiperia sot te marre lajme sa me te mira dhe ti celen negociatat

    Përgjigju
  • Ervi: 30/06/2022 14:13

    Urojme qe te kemi lajme te mira pasi kemi shume kohe qe presim

    Përgjigju
  • Aldi: 30/06/2022 14:13

    Aman shpresojme te kete lajme te mira

    Përgjigju
  • Yllka: 30/06/2022 14:03

    Dhe ne si popull mbajme shpresa se dicka pozitive do vije

    Përgjigju
  • Kola: 30/06/2022 13:48

    Ore foli icik edhe per kosoven se ka ngel jasht. Ska lezet qe mos tfutet

    Përgjigju
  • Petriti: 30/06/2022 13:48

    Mbase kemi me te vertete lajm te mire. Ishalla me antarsim ose hapje negociatash

    Përgjigju
  • rezarta: 30/06/2022 13:47

    eshte punuar shume per te plotesuar te gjitha kriteret qe na ka vendosur BE, keshtuqe kemi shprese qe shume shpejt do jemi pjese e saj

    Përgjigju
  • Supaxhiu me pension minoritari: 30/06/2022 13:45

    Kemi besim se kryeministri Rama do bej me te miren per Shqiperine. Ai eshte kampion. (Janiiii, e bera detyren. Komentova si shqiptar servil qe tua shpif lexuesve. Tani me jep tasin me sup qe me premtove!!!)

    Përgjigju
  • Mario: 30/06/2022 13:44

    Edhe pse Bullgaria beri nje reagim te nxituar dhe doli ne vendime te gabuara per antarsimin e Shqiperise prape z. Rama po mundohet ta kthej ne pozitive kete situate.

    Përgjigju
  • Romario: 30/06/2022 13:43

    Me vjen mire kur shof qe Shqiperia merr pjese ne te tilla takime dhe ze nje vend te rendesishem krahe ketyre shteteve.

    Përgjigju
  • Kleo: 30/06/2022 13:34

    Kemi besim se do antarsohemi shume shpejt ne BE dhe pse na duhet pak durim

    Përgjigju
  • Klaus: 30/06/2022 13:34

    Urojme te marim pergjigjen e shumepritur qe vendi yne meriton

    Përgjigju
  • Sami: 30/06/2022 13:29

    Ishalla sot realizohet endrra europiane e te gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • Fatmir: 30/06/2022 13:29

    Inshalla me nje pergjigje pozitive sot per te gjithe shqiptaret

    Përgjigju
  • Kevi: 30/06/2022 13:25

    Gezohem shum te shoh qe ne jemi ber pjes e ketyre mbledjjeve dhe shoresoj qe do te hym ne be sa me par

    Përgjigju
  • Esi: 30/06/2022 13:24

    Kemi punuar shume dhe e meritojme te hym ne be shpresoj qe tja arrin qellimit

    Përgjigju
  • Pito: 30/06/2022 12:56

    Eh sa shume po presim te gjithe ne shqiptaret qe te marrim nje lajm sa me te mire sot dhe per te na gezuar ne keto dite te veshtira

    Përgjigju
  • Nona: 30/06/2022 12:55

    Sa me shume suksese sot kryeministrit tone dhe ishalla e merr lajmin e mire qe po kerkon ai dhe te gjithe ne shqiptaret

    Përgjigju
  • Ardi: 30/06/2022 12:48

    Shpresojme te kemi sa me shume lajme pozitive nga ky samit dhe per rrugen tone drejt BE

    Përgjigju
  • titi: 30/06/2022 12:43

    ishalla do te na jepet nje lajm i mire sot uroj qe bullgaria te bashkpunoj me ne dhe te heqi veton ndaj maqedonis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin