Protesta, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 19-të, ishte në qendër të debateve në Parlament. Opozita kërkoi diskutimin e kërkesave të protestuesve, si dhe të rezolutës së Parlamentit Europian që bën thirrje për ndryshime në ligjin për zonat e mbrojtura. Por, demokratët e mbajtën të bllokuar foltoren për gati 4 orë, me pretendimin se Niko Peleshi i censuron fjalën opozitës, duke mos i dhënë të drejtën e fjalës Jorida Tabaku. Kjo bëri që kreu i grupit të PS, Taulant Balla të propozojë mbylljen e seancës.
***
Demokratët nuk mundën të përcjellin të plotë zërin e protestuesve nga bulevardi në Parlament. Me liderin e tyre që turma kërkon ta shohë në burg, deputetët e PD-së u detyruan të censurojnë një nga thirrjet kryesore të protestuesve dhe në Kuvend të shkonin me pankartat: “Rama në burg, Belinda në burg”.
Ashtu siç ka orientuar të tijtë për të injoruar kauzat kundër opozitës, edhe vetë në foltoren e Kuvendit, Sali Berisha kërkoi ta shohë protestën vetëm në njërën anë, atë kundër qeverisë.
“Ajo është protesta më madhështore”, tha Berisha.
“I fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky pelikani këtu. Të sfidoj, shko sot në protestë. Kam kontribuar në një nga kërkesat kryesore të protestuesve, ‘Berisha në burg’. E kam bërë një kallëzim për ty”, tha Balla.
“Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti, Sali. Gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e SHISH-it, deputetët, vjedhurazi”, tha Balla.
Fitore Berisha quajti edhe rezolutën e Parlamentit Europian për një moratorium të ndërtimeve në zonat e mbrojtura.
“Vendosni në axhendë ligje që kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetjen e Parlamentit Europian”, tha Berisha.
“Ju keni votuar kundër në Parlamentin Europian, sepse Partia Popullore Europiane, në të cilën bëni pjesë, ka votuar kundër. Të lutem, se ishe në avion ti kur është votuar”, tha Balla, duke iu drejtuar Tabakut.
Në një linjë, opozita kërkoi të zhbëjë rendin e ngjeshur të ditës dhe të sjellë protestën kryefjalë të seancës.
“Kini guxim të heqim me mosbesim Ramën dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë më e thellë në ditët dhe javët që vijnë”, tha Berisha.
“Kthejeni çështje dite, mocion me debat për protestën, ndryshe shpërndajeni këtë Parlament”, tha Kapri.
Një kërkesë kjo që, e shoqëruar me bllokimin e foltores dhe ofendimet në seri të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, ndaj deputetëve socialistë dhe kryeparlamentarit, u duk si një skenar i organizuar për ta penguar zhvillimin e seancës.
“Dalin pro protestës ata që kanë dhënë apartamente familjarëve të tyre nga Enti i Banesave”, tha Bido.
Noka ofendon sërish: “O Bideja, zoti Bideja.”
Me opozitën në këmbë, seanca u ndërpre 5 herë rresht dhe opozita e mbajti foltoren të bllokuar për gati 4 orë. Deputetët demokratë pretenduan se Niko Peleshi i censuron fjalën opozitës, duke mos i dhënë të drejtën e fjalës Jorida Tabaku.
“Se kush po e prish seancën duket. Unë po kërkoj të vazhdojmë seancën. Lironi foltoren për ministrin e Jashtëm”, tha Peleshi.
“Turp të kesh…”, tha Noka.
“Tërheqje vëmendjeje për Nokën”, tha Peleshi.
“Ato 5 minuta pse i kërkuat?”, tha Bardhi.
“Që të qetësoheshit ju, për meditim”, tha Peleshi.
“Gishtin mos ma trego mua asnjëherë. Mos ma drejto gishtin. Ju lutem lironi foltoren ju”, i tha Peleshi Nokës.
“Kush je ti, mo, kush je ti që prish seancën?”, tha Balliu.
“Si mund të bërtisni për rregulloren, ndërkohë që jeni ngritur të gjithë dhe po prishni seancën? Zoti Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh”, tha Peleshi.
“A ke turp?”, tha Noka.
“Turpin mos ma trego mua”, tha Peleshi.
Kreu i grupit socialist Taulant Balla, tha se arsyeja nuk është mohimi i fjalës, por një plan i mirëmenduar për të mos lejuar zhvillimin e një seance normale. Ai propozoi mbylljen e seancës dhe votimin e rendit të ditës.
Në një deklaratë përpara gazetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se seanca e sotme e Kuvendit, e cila nuk është zhvilluar për shkak të kaosit të krijuar nga bllokimi i foltores prej opozitës, “po drejtohej me SMS.” Sipas Bardhit, kryeparlamentari Peleshi merrte urdhra nga Balla.
“Në mënyrë të paprecedentë, kryetari i Kuvendit i mohoi fjalën në bllok deputetëve të opozitës që kishin kërkuar të drejtën e tyre për të folur për procedurë. Kryeministri duhet të paraqitet në seancë plenare për të dhënë llogari mbi kërkesat që qytetarët protestojnë prej 18 ditësh. Arsyeja e dytë ishte propozimi që unë do të bëja në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të PD për të shtuar në rendin e ditës diskutimet mbi raportin e votuar dje me shumicë dërrmuese nga PE. Kuvendi nuk duhej të kishte asnjë temë tjetër diskutimi. Të mbyllësh Kuvendin që të mos kenë mundësi deputetët e opozitës t’i japin zë qytetarëve, kjo mund të ndodhë vetëm nga një kukull si Niko Peleshi, i Taulant Ballës. Sot seanca drejtohej me SMS. Taulant Balla ka marrë fjalën sa herë ka dashur. Një gënjeshtar i faktuar si Taulant Balla që ka gënjyer Ramën prandaj dhe Rama bëri gafën, dje PE i ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës socialiste të shfuqizojë ndryshimet për ligjin në zonat e mbrojtura”, tha Bardhi.
Sa për shtyrjen e votimit të rendit të ditës lidhur me amnistinë penale, Bardhi tha se mazhoranca po përpiqet të peshkojë një deputet që të plotësojnë 84 kartonët që i duhen.
“Tani po përpiqen të peshkojnë një tjetër deputet dhe kanë shtyrë votimin. Kuvendi është kthyer në institucion privat ku opozitës i mohohen të drejtat kushtetuese”, tha Bardhi.
Kuvendi ka pranuar propozimin e Taulant Ballës për të shtyrë votimin për aministinë penale në orën 18:30. Për të plotësuar pragun e 84 votave të nevojshme, pritet që në seancë të marrin pjesë kryeministri Rama ose deputetja Belinda Balluku.
Partia Demokratike vijon ta mbajë të bllokuar foltoren, me pretendimin se Niko Peleshi nuk i ka dhënë fjalën Jorida Tabakut. Kreu i grupit të PS ka kërkuar mbylljen e seancës dhe kalimin direkt në votim.
“Protestë më qesharake se kjo, kërkohet të marrë fjalë dikush që nuk është sallë, nuk e kisha parë ndonjëherë. Sipas rregullores së Kuvendit, më vjen keq për këtë situatë të krijuar në mënyrë artificiale, kërkohet për të marrë fjalën 3 minuta, ndërkohë që opozita e ka mundësinë të flasë 300 minuta. Duan të flasin 3 minuta për një deputete që nuk është në sallë. Jemi informuar që mbrëmë për këtë strategji. Duam të diskutojmë për amnistinë, për kodin rrugor. Kërkoj mbylljen e seancës, interpelancat të quhen të ekzekutuara dhe të kalohet në votim”, tha Balla.
Në kor, opozita thërriste “Rama jepe dorëheqjen”.
Rendi i ditës duket se e ka braktisur Kuvendin ditën e sotme. Për herë të katërt, brenda pak minutave, deputetët demokratë ia dolën të mundësonin ndërprerjen e seancës.
Në një moment, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u nxeh nga deklaratat e Gazment Bardhit dhe iu drejtua deputetit me fjalën ”Turp!”
“15 minuta pushim. Ftoj kryetarët e grupeve parlamentare të diskutojmë për të qetësuar situatën”, tha kryetari i parlamentit Niko Peleshi.
Pas ndërprerjes së tretë, nuk ka asnjë ndryshim në zhvillimin e Kuvendit. Deputetët e PD vijojnë të përsërisin të njëjtën skenë duke mbajtur foltoren të bllokuar.
Ata kanë ndërhyrë duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të flasë për Konferencën Ndërqeveritare, pavarësisht thirrjeve të Niko Peleshit për të respektuar rregulloren.
Deputeti i PS Ardit Bido deklaroi se akuzat e Berishës ndaj tij janë të pabazuara dhe se “nuk ka ku ta kapin”, duke theksuar se i është përgjigjur të gjitha pretendimeve. Për protestën, ai u shpreh se ajo përmban shqetësime reale të qytetarëve dhe duhet të merret seriozisht, por sipas tij duhet të distancohet nga interesat dhe figurat politike, duke u fokusuar te kërkesat e brezit të ri dhe ndryshimet në sistem.
“Fshihet pas deklarate të veta. Sot Berisha është në fazën ejë mzokizmi politk dhe del në mbrojtje të shprehjeve ‘Berisha në burg’. Unë jam shprehur kundër protestës që ditën e parë. Ne kemi sot një alenacë mes Berishës dhe Fredi Belerit e Vangjel Dules. Deklarojnë për një dokument që është mirkofilmaur nga viti 2001. Në kohën që ishte kryeministër Ilir Meta, e kam falsifikuar unë një dokument nga viti 2001? Skanë ku të më kapin. Unë skam skelte në doball, jo më Berisha që ka shumë, jo më Beleri që ka shumë leke në doball, por askush ska ku të më kapë.
Unë shoh një grup të madh energjik e kreativ i cili ka shqetësime reale që ne këto shqetësime, ne duhet të reflektojmë. Nëse un dot besoj që kemi nevojë për ndryshim ë emrave të veçantë, atëherë un s’do thoja asnjë fjalë të mirë për këtë protestë. Ndryshimi i klasës politike domethënë ndryshim emrash. Atëherë kjo është një protestë, zbrit ti nga kali të hipi unë në kalë. Sistemi që ne kemi është demokraci liberale. Sistemi zgjedhor është tjetër gjë, hajde ta diskutojmë., nëse s’vogëlohet protesta në sloganizma, atëherë nuk është protestë. Nëse e shohim si elitë intelektuale që të marrim shqetësimet dhe ti artikulojmë me një brez që ndihet shpesh herë i papërfaqësuar, atë jemi duke bërë atë që duhet. Të bëhet kjo duhet të pastrohet kjo protestë nga këto kalbësira politike që janë kundër interesit kombëtar”, tha Bido.
Deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte lidhur me Konferencën Ndërqeveritare, një pikë kyçe për integrimin në BE. Ndërsa Peleshi i kaloi fjalën ministrit të Jashtëm, demokratët nuk u tundën nga vendi, ndërsa s’munguan as tensionet me kryetarin e Kuvendit.
Flamur Noka: Turp të kesh!
Niko Peleshi: Tërheqje vëmendje për Nokën.
Gazment Bardhi: Ato 5 minuta pse i kërkuat?
Niko Peleshi: Të qetësoheshit ju, për meditim. (I drejtohet Nokës) Gishtin mos ma trego mua asnjëherë. Mos ma drejto gishtin. Ju lutem lironi foltoren ju.
Klevis Balliu: Kush je ti mo, kush je ti që prish seancën?
Niko Peleshi: Si mund të bërtisni për rregulloren ndërkohë që jeni ngritur të gjithë po prishni seancën? Zoti Noka, seanca nuk është arenë gladiatorësh.
Flamur Noka: A ke turp?
Niko Peleshi: Turpin mos ma trego mua!
Pas 5 minutave ndërprerje, Kuvendi është rikthyer mes trazirave. Sapo kryeparlamentari Niko Peleshi njoftoi vijimin me rendin e ditës në pikën e informimit për Konferencën Ndërqeveritare, deputetët e PD u ngritën për të kundërshtuar.
Sërish, si pak minuta më parë, foltorja vijon të jetë e bllokuar, ndërsa replikojnë me Peleshin. Pas këtij momenti, Peleshi njoftoi për herë të dytë pushim, këtë herë 15 minuta.

PS ka zëvendësuar në ulësen e parlamentit Marjana Koçekun. Në vend të saj është vendosur Briseda Çakërri. Më herët, Çakërri ulej në fund, nga ana e PD.
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës lidhur me reagimin e deputetes Marjana Koçeku se është kërcënuar nga grupi i Bajrave. Gjithashtu, i tha mazhorancës se eurodeputetët po tregojnë se është penguar procesi i integrimit, teksa e akuzoi për hipokrizi.
“Është dita e 19-të e një proteste të vazhdueshme ku 100 mijë qytetarë kërkojnë dorëheqjen dhe ju vazhdoni të bëni sikur s’dëgjoni. Rezoluta e PE ju nxiu faqen! Të gjithë ata janë duke na thënë sesi po integroni rrugën për integrimin e vendit në BE dhe bëni sikur s’dëgjoni. Deputetja juaj e dha dorëheqjen nga partia në nder të saj dhe sot po denoncon sesi i kërcënohet familja. Ju thoni u tradhtuam! Në vend që t’i dilni në krah, thoni se jeni tradhtuar. Ju që thoni që mbase e hedhim lumin e kësaj radhe? Vetëm në këtë parlament kam parë njerëz që shtiren si patriotë dhe hajdutë të atdheut. Dhe patriot dhe hajdut s’kam parë. Hajduti është më i ndershëm sesa patrioti hajdut”, tha Muçi.
Pasi mori fjalën për procedurë, deputeti Ardit Bido u bllokua në foltore nga deputetët e PD që nuk e lejuan të vazhdonte. Flamur Noka i mbajti një fletë përpara fytyrës, ndërsa e ofendonte duke i thirrur edhe “ o zoti Bideja.”
“Berisha në burg”, ekzaltohet PD. Shohim absurde të mëdha. Shohim që dalin pro protestës ata që u kanë dhënë apartamenteve familjarëve të tyre të Entit të Banesave. Flasin ata që kanë përqindje në zonë të mbrojtur në Arameras, atje nuk protestojnë, protestojnë në një tjetër zonë të mbrojtur. Flasin për të drejtat e protestuesve, njerëz që janë qartazi në shkelje të kodit të sjelljes”, tha Bido.
Për pasojë të situatës që nuk lejoi vijimin normal të seancës, Niko Peleshi kërkoi 5 minuta pushim.
Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se i humbur nga protestat e qytetarëve, ka dalë Sali Berisha dhe Partia Demokratike, pasi sheshi është i mbushur me qytetarët dhe PD nuk ka mbajtur më foltoret e çdo të hëne. Ndër të tjera Balla i tha se Berisha ka dërguar punonjës të televizionit të tij 'Syri' e deputetë vjedhurazi në turmë.
“Nëse ka një fitore të këtyre protestave, është fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, pa molotovë, fishekzjarrë, pa dhunë dhe mi të gjitha i morën sheshin atij atje. Të hënë për të hënë me krushqit 40-50 vetë tani ata ta morën Sali. Gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e Syrit, për të çuar deputetët vjedhurazi”, tha Balla.
Pas deklaratave të Sali Berishës se ka qenë në Aruba, së cilës i shtoi “edhe po s’ke qenë të gjithë për ty thonë”, Damian Gjiknuri ngriti dyshime për marrëveshjet e kreut të PD që i kanë lejuar të udhëtojë sërish në SHBA.
“Ai ka një parim, nuk ka rëndësi gënjeshtra thotë, ka rëndësi kush e thotë i pari. Ai e di shumë mirë q ës’njoh asnjë nga ata persona, as i njoh fare dhe kjo është e verifikueshme nga çdo udhëtim imi sepse kemi qenë gjithnjë subjekte të skrutinitetit të çdo lloji. Fatkeqësisht, disa nga emrat që përmenden aty, janë disa nga familjarët e tij në foto. Kur të dalë e vërteta e Arubës, unë do të pyes se çfarë marrëveshjesh ka bërë ai që e kanë lënë të udhëtojë prapë në Amerikë. Këtë t’ua shpjegojë demokratëve të tij, por unë do të flas kur të dalë e vërteta e Arubës”, tha Gjiknuri.
Kurse Berisha i kërkoi të betohej që s’ka qenë, ndërsa tha se dosjen e Arubës e ka në dorë Altin Dumani, armiku i tij.
“Dil bëj be që s’ke qenë, betohu që nuk ke qenë në Aruba. Gjithçka është trillim dhe vetëm trillim. Dosjen e ka në dorë një armik imi që quhet Altin Troplini, Altin Gjoka, ai e ka dosjen dhe mezi do të priste të shihte, kurse ty të fsheh ai”, tha Berisha.
Përpara Kuvendit, Erald Kapri ngriti pyetje lidhur me kërcënimet e pretenduara të Marjana Koçekut nga grupi i Bajrave. Deputeti kërkoi të dinte nëse Koçekut i është siguruar mbrojtje. Çështa e dytë që ai ngriti është protesta për Zvërnecin duke kërkuar mocion me debat ose shpërndarje të parlamentit.
“Nuk kemi dëgjuar nga ju në lidhje me denoncimin publik që ka bërë deputetja Koçeku se po kërcënohet nga një prej bandave të Shqipërisë. Duam të dimë nëse keni pasur kontakt, nëse Ministria e Brendshme dhe Garda e kanë marrë në mbrojtje deputeten, sepse fakti që mungon do të thotë që e ka të vështirë të kryej funksionin e saj. S’ka kuptim të miratojmë amnisti penale ndërkohë që të rinjtë dalin në shesh. Si mund të heshtë ky parlament? Kthejeni çështje dite, mocion me debat. Nëse nuk ndodh kjo, shpërndani parlamentin”, tha Kapri.
Deputeti Flamur Noka ka ofenduar në sallën e Kuvendit Taulant Ballën, gjatë një debati që po zhvillonte me kreun e PD për protestat te kryeministria. Noka dëgjohet teksa i drejtohet Ballës me frazat “Në të s*mës do shkosh, je vrasës, trafikant”.
Kryetari i PD Sali Berisha është përfshirë në debat me kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe shkak është bërë protesta e qytetarëve në Kuvend. Berisha po mbronte protestën duke kërkuar rrëzimin e Ramës ndërsa Balla e sfidoi të shkonte në protestë për të parë nëse do të pranohej ose jo nga qytetarët.
Gjatë kohës që Balla po mbante fjalën, deputeti i PD Flamur Noka ndërhyu me akuza e ofendime në drejtim të deputetit të PS.
Sali Berisha: Nuk mund të shtypni ata që kanë marrë mbështetje ndërkombëtare. Kërkesat e qytetarëve janë për largimin e menjëhershëm të Ramës, për anulimin e të gjitha ligjeve të amenduara nga Rama për mbrojtjen e mjedisit, me të cilat ju ndërtuat aeroportin e Vlorës dhe për këtë arsye flamingot i dënuat me vdekje. Në të cilin ju ndërtuat pikën e vogël në Parkun e Butrintit, me të cilën shkatërruat trashëgiminë kulturore dhe pasuritë kombëtare të shqiptarëve, duke harruar që janë edhe pasuri evropiane.
Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu, për mocion me debat, është një akt sa tradhtie aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk keni të drejtë të injoroni qindra mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e ligjit në dorë, duke sakrifikuar orë të tëra. Se kush tregohet fashist tani, ju apo ata, këtë e diktojnë dhe e lë të gjykohet nga qytetarët.
Ju keni vendosur t’i zgjidhni me kërcënime, duke marrë bandat. Paralajmëroj urgjent hetim parlamentar. Larg duart nga protesta, zëri i qytetarëve nuk mposhtet kurrë. Pastaj do ikni si minjtë. Por më mirë tani burrërisht, të hedhim mosbesim ndaj Edi Ramës dhe t’i japim zgjidhje krizës që do të jetë shumë herë më e fortë në ditët dhe javët që vijnë.
Taulant Balla: Së pari, kërkesa është formuluar gabim dhe nuk mund të merret në konsideratë. Nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve, nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim në Konferencën e Kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa të shqyrtohen. Nuk dëgjuam asnjë argument.
I fundit që mund të flasë për protestuesit është ky pelikani këtu. Nëse do të zbatosh atë që unë të ftoj, Sali Berisha, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Unë kam bërë një kallëzim për ty. Kam kontribuar. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim. Kush ju ka mandatuar ju ndonjëherë? I fundit je ti që mund të na bësh ne ndërmjetësin me protestuesit.
Një grup deputetësh të PD kërkuan interpelancë urgjente me kryeministrin për situatën demografike dhe largimet masive.
Kryeparlamentari Peleshi tha se “kërkesa rrëzohet është me të njëjtin objekt që e kemi trajtuar edhe më herët. Në rast mosdakordësie me kryetarin, deputeti shtron çështjen në Kuvend që pasi dëgjon mendimin e deputetit, jo më shumë se 10 minuta, vendos me votim të hapur dhe pa debat.”
Parashtrimi i çështjes para Kuvendit iu la Sali Berishës, ndërsa votimi i Kuvendit u nda me 28 pro dhe 79 kundër.

Pankartat e ngjitura në derën hyrëse të Kuvendit, ku shkruhej “Rama n’burg, Belinda n’burg” duket se ka nervozuar socialistët. Këto slogane ishin ngjitur nga deputetët e Partisë Demokratike, por kanë qëndruar aty vetëm për disa momente.
Ka qenë Blendi Klosi, i cili përpara se të hynte në Parlament i ka grisur dhe më pas kanë qenë shërbimet e Kuvendit që kanë pastruar xhamin.
Teksa mori fjalën në Kuvend, kryetari i PD, Sali Berisha, tha se fjalët e tij në procesverbal janë censuruar. Ai kërkoi edhe ndryshimin e rendit të ditës duke kërkuar ta përqendronte te raporti i Parlamentit Europian, të miratuar të mërkurën.
“Në procesverbal keni censuruar fjali të tëra për shkak të tmerrit që keni nga fjala ime. Gjithçka lexuat ju aty është sfide, karshillëk, përçmim për protestën e qindra mijëra shqiptarëve që kanë një axhendë, më të drejtën ndonjëherë, që u mbështet fuqimisht nga PE dje. Ky parlament s’mund të ketë axhendë tjetër sesa protesta e qytetarëve. Tërhiq rendin e ditës, t’i rikthehemi axhendës. Mendoj se ky është detyrimi në mënyrë absolute i këtij parlamenti”, tha Berisha.
Deputetët e Partisë Demokratike mbërritën në Kuvend për seancën e radhës plenare ndërsa në duar, ashtu si dhe herën e kaluar mbanin pankarta si ato në protestat e zhvilluara në Tiranë.
Por, demokratët nuk mundën të përçojnë të plotë zërin e protestëstueve, nga bulevardi në parlament.
Me liderin e tyre që turma kërkon ta shohë në burg, deputetët e PD-së u detyruan të censurojnë një nga thirrjet kryesore të protestuesve "Rama në burg, Berisha në burg, dhe në Kuvend, të shkojnë me këto pankarta, "Rama në burg, Belinda në Burg“.
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka komentuar për herë të parë deklaratat e deputetes Marjana Koçeku për grupin e Barjrave, për të cilët la të kuptohej se e kishin kërcënuar. Jashtë Kuvendit, Gogu tha për gazetarët se ky nuk është lajm politik, por i takon shtetit të së drejtës duke theksuar se institucionet duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën.
“Kur një qytetar, aq më tepër një deputet, sinjalizon për kërcënim, ky nuk është lajm politik, është lajm që i takon shtetit të së drejtës, jam i bindur që institucionet të ngarkuara me ligj duhet të zbatojnë urgjentisht detyrën. Asnjë qytetar nuk mundet të jetojë nën fuqinë e kërcënimit, por kjo është një punë për organet hetimore dhe organet ligjzbatuese, si Policia e Shtetit, si SPAK. Shpreh solidaritet ndaj çdo shqiptari dhe jo më ndaj një deputeti. Kur një koleg deputet shpreh të tilla shqetësime do të thotë që është cenuar institucioni si kuvendi. Është rast që meriton vëmendjen e plotë shtetërore për tu hetuar si një rast”, tha Gogu.
Komente








vdekte ishalla o zot kjo PD jaqe ben vetem rremuje.
PërgjigjuTrafikanti drogaxhiu krimineli Flamur Noka shan Ballen me epitetet e vetevetes!! Problemi eshte i zgjidhur se dhe militantet e demokracis qe u larguan nga PD me firmen e Nokes dhe populli jane kane nxjerr bojen .Te shofim ku do shkoj Noka??????
Përgjigju