Pas 14 orëve debat, Kuvendi miraton projektin e Portit të Durrësit! 74 vota pro dhe 35 kundër! Mungon në votim Rama! Socialistët duartrokasin, opozita akuza të ashpra

TIRANË- Në një seancë që ka zgjatur për më shumë se 14 orë e mes debateve dhe akuzave që kanë mbërritur nga opozita duke e cilësuar si “aferën më të madhe korruptive”, Partia Socialiste ka miratuar me votat e saj marrëveshjen për Portin e Durrësit. Me 74 vota pro dhe 35 kundër, Kuvendi i hapi rrugën investimit 2.1 miliardë eurosh. Të pranishëm në sallë ishin 107 deputetë, ku ia vlen të theksohet që kryeministri Edi Rama mungoi. Në përfundim të votimit, socialistët duartrokitën në atë që e quajnë një "marrëveshje që do i sjellë vendit një bum ekonomik.

Në gati një orë fjalim, kryeministri Edi Rama deklaroi se projekti i Portit Turistik të Durrësit është historik dhe opozita që sipas tij, është kthyer në çorbë rublash, nuk do ta ndalë. Kreu i qeverisë shqiptare e konsideron portin aktual të Durrësit si “skandal mjedisor” dhe “zonë kancerogjene”. Ai shtoi se investimi i parashikuar të bëhet nga kompania e huaj e Alabbar, nëse nuk zbatohet sipas kontratës, do t’i kalojë i gjithë shtetit, pa asnjë tarifë shtesë.

“Ky investim do ta kthejë portin e vjetër të Durrësit nga një platformë të zezë, si surrati i të gjithë atyre që e përndjekin Shqipërinë qysh prej 1912-s, në një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut, në mos më i madhi”, tha Rama.

Pas shumë kohësh të ndarë, kjo seancë plenare “bashkoi” opozitën të cilën si rrallë herë kanë ndarë të njëjtin mendim për një çështje, siç është ky projekt. Kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj tha se ky projekt do kthehet në aferën më të madhe të pastrimit të parave të krimit.

“Na vika një investitor mbi qilim fluturues e na vinka me vetëm 80 milionë euro. . Si mund të gëzohesh kur në këtë vend vjen paraja e krimit, që do të sjellë refuzimin e këtij vendi nga BE, ky është rreziku i madh, e hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së perëndimit”, tha Alibeaj. 

Nga ana tjetër, Sali Berisha Berisha tha se marrëveshja për Portin e Durrësit shkel Kushtetutën. Edhe në këtë seancë, Berisha përsëriti skenarin e së enjtes së kaluar, ku bllokoi për disa minuta ‘Foltoren’ sepse akuzoi socialistët se po përpiqet që t’i mbyllet goja opozitës e nuk po i lihet mjaftueshëm kohë për të folur. Kjo solli ndërprerjen e seancës plenare, por jo të tentativës së Berishës për të shkaktuar zhurmë në Kuvend, i cili për të dytën herë e gjeti zgjidhjen përmes Facebook.

“Ne do të vazhdojmë qëndresën në Parlament, ju mos ikni nga salla se këto këtë duan, të vendosin censurën. Për ju nuk ekziston rregullore, por ligji i plaçkitjes vetëm. (...)Hidheni poshtë këtë marrëveshje. Marrëveshja shkel me të dy këmbët marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, shkel Kushtetutën e Shqipërisë. Marrëveshja është një mashtrim fund e krye ligjor. Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull asnjë ligj, të përjashtohet nga çdo gjë dhe Edi Ramës i është dhënë një garanci që asnjë qeveri mos ta padisë mbrapa. Edi Rama, i bindur të jesh se te Porti i Marinës do përfundosh vetë, s’ka burg që të mban ty me këtë që po bën”, tha ndër të tjera Berisha.

Për pasojë seanca u ndërpre për të mbledhur Konferencën e Kryetarëve e cila  vendosi që çdo deputetë të flasë 10 minuta për projekt-ligjin e marrëveshjes për Portin Turistik të Durrësit duke shënuar kështu një seancë maratonë që zgjafi për 14 orë!

Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:48
Kuvendi miraton Paketën Fiskale me 75 vota pro dhe 36 kundër! Rama nuk mori pjesë në votim

Kuvendi miratoi Paketën Fiskale me 75 vota pro dhe 36 kundër. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim.  Po ashtu, në seancën maratonë u votua marrëveshja për projektin e Portit të Durrësit  me 74 vota pro, 35 kundër, 0 abstenim. Të gjithë kahet e opozitës dolën kundër. Të pranishëm ishin 107 deputetë. Ndërsa marrëveshja për enciklopedinë u votua me 113 vota pro, 0 abstenim në parim.

Paketa Fiskale 2023 shoqëron projektbuxhetin për vitin e ardhshëm. Të ardhurat në vendin tonë për vitin 2023 parashikohen të jenë në nivelin 631.7 miliard lekë, ku 475 miliard lekë të ardhura do të vijnë nga qeverisja qendrore, ndërsa 65 584 milionë lekë nga pushteti lokal. Fokus të veçantë në buxhet pritet të ketë sektori energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh. Po ashtu është parashikuar një fond prej 2. 3 miliardë lekësh që të përdoret për politika të reja pagash. Viti 2023 është vit zgjedhor dhe fondi i parashikuar për këtë qëllim është 1.8 miliardë lekë.

Ora 23:52
Balla: Keqardhje për opozitën, asnjë fjalim politik! Jeni konsenguent në idiotësi! Më ka ardhur keq për Alabar, po atë s’e zë lemza për ju

 

Kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se ndihej i keqardhur që opozita nuk kishte asnjë fjalim politik për Portin e Durrësit teksa nuk i ka ndalur ironitë.

“Nuk është pa garë, ka një garë shumë të madhe se ka një garë që po zhvillohet prej 30 vitesh. Shqipëria ishte deri sot, i vetmi vend me dalje në 2 dete që nuk kishte një diamant në bregdetin e vet, përgjegjësia mund të jetë e gjithë qeverive, PD ka qeverisur 13 vite në gjithë këto 30 vite, ne kemi qeverisur nga 1997-2005 dhe sot e kisha ruajtur të thoja që në 2005 kemi pasur një bisedë me kryeministrin e Emirateve që kompania Port Dubai të merrte portin e Durrësit, ajo u ndërpre sepse 2005-20133 Shqipëria bëri hapa pas dhe në 2013 filluam përpjekjen. Keqardhje për opozitën që nuk kishte asnjë fjalim politik, por si llogaritar të % se vesi del me shpirtin dhe ju ka ngelë mendja te %, më ka ardhur keq për Alabarin, por lemza për ju atë nuk e zë. Jeni konsenguent në idiotësi”, tha Balla.

Ora 23:30
Porti i Durrësit, Tabaku: Një nga marrëveshjet më të paqarta e të fshehta që parlamenti kalon! Nuk na thatë pse u zhvillua pa garë

 

Deputetja e Partisë Demokratike në fjalën e saj në Kuvend tha se marrëveshja për Portin e Durrësit është një nga më marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit shqiptar po kalon. Tabaku u shpreh se askush nga qeveria nuk tregoi se pse projekti u dha pa garë. Sipas Tabakut ky projekt është i fshehtë, hilacak dhe manipulator.

‘Arrogancë që e dëgjon në çdo fjalë që thotë. Mazhoranca tentoi që ta kalojë pa zhurmë. Ky projekt 2 mld euro me 31 folës, ku shkëlqeu ministrja e Financave që kishte mbledhur fjalimet e kryeministrit. Na rrëfeu një përralle të qëmotshme por duke mos thënë atë që qytetarët duan të dëgjojnë.   Ky është një nga ligjet dhe marrëveshjet më të paqarta që historia e parlamentit kalon. Qeveria po jep asete si Porti i Durrësit dhe pronat rreth tij. Askush nuk pyetet se pse u zgjodh pa garë. Sot qytetarët shqiptarë akoma nuk kanë një përgjigje për elementët më thelbësor. Pse qeveria ka menduar fillimisht që këtë investitor strategjik t’i japë statusin si investitor strategjik. Nuk mësuam sesi është arritur konkluzioni që qeveria shqiptare do të marrë 33% të aksioneve. Si mund të mburresh që qeveria merr pjesë sot në një biznes. Nuk mori asnjë përgjigje. Kush do marrë përsipër ndërtimin e portit të ri. Kompania ka hapur zyrat e po është apartamente. Pa ndershmërinë e këtij projekti, që duhet të ishte i debatuar është i fshehtë, hilacak dhe manipulator. Po u jepen asetet publike, një investitori në mënyrë të përshpejtuar. Sot besoj të gjithë duhet t’i kërkojmë më shumë llogari qeverisë.’- tha Tabaku.

FJALA E JORIDA TABAKUT NË EMËR TË GRUPIT TË PD PËR MARRËVESHJEN E PORTIT TË DURRËSIT  

Në Shqipëri, sot ka dy emergjenca!

Emergjenca e parë është ajo e gjendjes në veri të vendit dhe në Durrës. Një emergjencë që vjen jo si pasojë e natyrës më shumë se sa si pasojë e keqqeverisjes. Të shkosh deri në 2010 për të justifikuar gjendjen e 2022, kur për vite me radhë ke deklaruar se ke investuar më shumë se sa 30 vite së marra së bashku është të pranosh dështimin.

Ajo emergjenca atje, në Shkodër, Lezhë dhe Durrës është në fakt një shenjë për këtë qeveri që përditë krekoset me arrogancë për arritje imagjinare. Arrogancë që e dëgjon në çdo fjalë dhe fjali pasi këto 3 mandate thjesht ju kanë shtyrë më shumë në qiellin e mendjemadhësisë tjetër gjë se deklaroni se jeni kokëulur dhe punëtorë. Ca pika shiu dhe ja ku jeni, duke u kacafytur me të shkuarën që e keni alibi që të mos lejoni të ardhmen.

Emergjenca e dytë është ajo e gjendjes së qeverisjes në vend, më saktë emergjenca e ligjeve me porosi që ka shkuar në 12 apo 13 të cilët nuk po numërohen dot më. Pikërisht më të fundit nga këto ligje ne po diskutojmë edhe sot në një seancë që mazhoranca tenton ta kalojë sa më shpejt, sa pa shumë zhurmë për një projekt që ajo pretendon se ka vite që e negocion me investitorin strategjik.

Pyetja e parë që lind nga debati është se sa kohë i duhet një kryeministri dhe një qeverie të justifikojë një projekt me shumë pikëpyetje? 30 minuta? 45? 60? Apo sa një ndeshje futbolli me shtesa?

Për një projekt 2 mld euro, negociuar sipas qeverisë prej mbi 1 viti, me rreth 31 folës të nderuar mes të cilëve Ministria e Financave dhe Ekonomisë që nuk gjeti asnjë fjalë shpjeguese për këtë kontratë.

Nuk dëgjuam asnjë shpjegim real.

Asnjë fjalë nga Ministrja e Financave që dëgjuam të përsëriste strofa, paragrafe të fjalimeve të kryeministrit. 

Dhe nuk mund t’i vë faj. Pasi edhe i zoti i punës, nuk tha asnjë fjalë, asnjë gërmë për t’iu përgjigjur dyshimeve tejet legjitime kur bëhet fjalë që përballë kemi këtë qeveri dhe këtë mazhorancë që vetëm prezumimin e pafajsisë politike nuk mund ta kërkojë. 

Prezantimi me kujtoi si déjà-vu skemen e perdorur per inceneratoret. Te gjithë e dimë historinë e inceneratorëve.

Për t’iu shmangur debatit me faktet, thirri në ndihmë Mit’hatin dhe më tej Faik Konicën. Duke na rrëfyer këtu një përrallë në stilin e Konicës, më tej të Frashërit, më tej të Fishtës në stilin e viteve 30 për të mos na thënë kurrgjë nga çduan qytetarët të dëgjojnë.

Tani, ne le të kthehemi tek faktet, sepse koha është e shkurtër për t’iu përgjigjur siç e meriton. Por është e mjaftueshme për të artikuluar faktet që janë aty në letrat që i sollën shpejt e shpejt në kuvend.

Nga viti 2013 e deri më sot, sa herë që kam parë këtë nxitim nga mazhoranca, sa herë që kam parë marshin e fundit për të vrapuar drejt miratimit me procedurë të përshpejtuar ka qenë gjithnjë pas dere një kleçkë e madhe apo një manipulim i madh.

Në emër të Partisë Demokratike, kam bërë disa shkresa dhe kam pasur disa komunikime të vazhdueshme shkresore me sekretarin e përgjithshëm të KM, për çështjen e projektit Marina Bay and Yacht. Dhe sigurisht që përgjigja është refuzimi.

Dhe sot e kësaj ditë që është në prag votimi ky është një nga ligjet e marrëveshjet më të paqarta që ky parlament po kalon.

Sot po kalon një marrëveshje në parlament e cila vendos një kosto e detyrime por nga ana tjetër jep dhe asete si porti i Durrësit pa minimumin e llogaridhënies. 

Ndërsa debatonim në komisionet parlamentare askush prej nesh nuk mundi të kuptojë se si ka mundësi që qeveria shqiptare zgjodhi një procedurë pa garë në kundërshtim me MSA në lidhje me projektin në fjalë. 


Ndërsa pyeteshin ekspertët e qeverisë por edhe ministrat e qeverisë, përgjigja për mungesën e garës ishte si vijon “Nga ana tjetër legjislacioni e parashikon mungesën e nevojës për të hapur gara pasi liria ekonomike për të operuar në Shqipëri është një liri ekonomike që sigurohet nga Kushtetuta e vendit dhe në këtë procedurë është realizuar.”


Sot qytetarët shqiptarë akoma nuk kanë përgjigje për elementët më thelbësorë të kësaj kontrate:

Pse përjashtimi nga rregulli po kthehet në rregull. Pse projekti ndoqi rrugën e shkurtër, nga Komiteti Investimeve Strategjike dhe jo  AIDA.

Pse qeveria fillimisht ka menduar që këtë investitor strategjik t’i japë statusin për 7 vite dhe më pas e ndryshoi në 10 e në fund në 20 vite. As sot kur do ngrini kartonat nuk e dimë akoma. 

As fjalët teknike, as terminologjia e përdorur, as ekipet e ecjaket në komisione të mbushura me ofendime e arrogancë nuk i dhanë të kuptohet publikut se në fakt qeveria është shumë kompetente dhe se projekti qe serioz. 

Fjala vjen ne nuk mësuam kurrë se si është arritur konkluzioni që qeveria shqiptare të marrë 33% të aksioneve? As ekspertët e qeverisë dhe as ministrat në qeveri nuk mundën të na përgjigjen as dje në komision dhe as sot në parlament se përse është zgjedhur kjo formë e investimit!

Sikundër nuk arritëm të kuptojmë se si qeveria ka arritur në konkluzionin dhe në llogaritjet që shteti shqiptar duhet të marrë vetëm 2% të xhiros të portit të jahteve dhe jo më shumë se sa aq.

Nuk kemi asnjë të dhënë se si do të jetë situata në raport me rrezikun iminent të hedhjes në arbitrazh nga akompanitë aktuale në portin e Durrësit. I pyeta qartësisht të tre përfaqësuesit e qeverisë dhe nuk morra asnjë përgjigje në lidhje me rrezikun në fjalë, ndërsa ditën e djeshme morrëm një e-mail nga një kompani gjermane  në portin e Durrësit që jam e sigurtë do të dërgojë në Arbitrazh qeverinë shqiptare.

Kush do ti marrë përsipër kostot e ndërtimit të portit të ri? Kalatave sa është vlera totale e invesitmit a do kemi një koncesion të ri?

390 mln euro ka ministria!

Kështu, nëse dikush priste që nga gjithë kjo seancë do të ishin zhdukur shumë pyetje ne prapë se prapë nuk arritëm të kuptojmë realisht se si e njohu qeveria shqiptare investitorin strategjik?! 

Përgjigja e vetme që mund të na jepet është se këtë investitor e njeh gjithë bota!

Askush nuk e mësoi se si ka mundësi që prej dy vitesh negociohet një kontratë e cila është produkt jo i një gare siç edhe legjislacioni por edhe kushtetuta shqiptare detyron e mbi të gjitha MSA e nënshkruar mbi dhjetë vite më parë nga qeveria shqiptare e sanksionon?!

Ende nuk kemi të qartë se si do të kontrollohen financimet e kompanisë Eagle Hills State Development. Madje as nuk e kemi të qartë se cilat janë masat që qeveria shqiptare do të përdorë për të kontrolluar futjen e parave në këtë projekt. 

Ajo që ne e dimë për të sigurtë, është se qeveria po mendon të përdorë këtë investitor strategjik për të zbatuar projektin e Apartamenteve të Arta për të përfunduar më pas tek Pasaportat e Arta.

Apartamente të cilat kanë filluar të shiten, me zyra shitje të cilat janë hapur pa kaluar kjo kontratë në parlament.


Një kujtesë cinike për të gjithë ne që ende mendojmë dhe besojmë tek ky parlament, tek këto kartona dhe tek demokracia institucionale në një vend që ka rrëshkitur në Autokracinë Partiake.

Një akt që dëshmon së pari sigurinë absolute që ky parlament është thjesht noter. E së dyti, pandershmërinë e këtij projekti që në vend të ishte sa më transparent dhe i debatuar është i fshehtë, hilacak dhe manipulator. Si çdo projekt tjetër që kjo opozitë ka denoncuar përfshirë dhe inceneratorët e jo vetëm e që më vonë ka rezultuar abuziv, korruptiv dhe me dëme të mëdha për buxhetin e shtetit.

Më kot u lodhën dhe ekspertët e qeverisë që u përpoqën me gjithë artilierinë e justifikimeve elokuente dhe teknikës së ligjërimit si juristë që të fshehin hilenë e Pasaportave të Arta.

Ky investim për të cilin qeveria duhet të ishte përpjekur që ta mbante sa më larg hijeve të pasaportave të arta, rezulton që në fakt të jetë ombrella e projekteve që na largojnë nga Bashkimi Europian.

-    Avropi ku është Avropi?

Sot, askush nuk mundi të na sqarojë se si ky projekt me më shumë hije se sa dritë, do t’i shpëtojë pastrimit të parave dhe përfshirjes së investitorëve me të shkuar të errët për t’u kthyer në investorë strategjik në vendin tonë! Kontrata e paraqitur përpara nesh  i jep të drejtë thuajse çdokujt, që të jetë pjesë e këtij investimi.

Prandaj unë si rrallëherë kam një kërkesë për kolegët e mi socialistë, ne ndahemi në shumë tema, nuk biem dakord për shumëçka, bëjmë debatin tonë politik me tone tejet të ashpra hera herës. 

Por, ne duhet të biem dakort bashkë sot se nuk mundet dot të vazhdojë dhënia pa garë e çdo aseti strategjik, e çdo porti edhe aeroporti sa tek oligarku strategjik pranë qeverisë ashtu dhe tek i ashtuquajturi investitor strategjik.

Nuk mund dhe nuk ka asnjë arsye që të përdoret fabula e zhvillimit për t’i hapur rrugë një projekti që ka kaq shumë pak informacion, ka kaq shumë pak të dhëna dhe që qartazi nuk e fsheh trajtën abuzive dhe korruptive. E së pari kjo duhet të jetë sinjal për deputetët e Durrësit të kësaj mazhorance e cila ka frymëzuar kasaphanën e siteve historike. 


Prandaj ky parlament sot ka një përgjegjësi të madhe, kjo mazhorancë sot ka një detyrim të madh. T’ u shpjegojë shqiptarëve pse ka zgjedhur të besojë një projekt që më shumë do t’i bëjë dëm buxhetit, shoqërisë se sa do t’u ofrojë zhvillimin.


Duke parë çfarë ka ndodhur në këto tre mandate; mbi 40% e PBB-së në kontrata koncesionare, tendera falur kompanive që kanë falsifikuar dhe firmën e kryebashkiakëve në SHBA, inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe ende marrin para nga buxheti, rrugët e florinjta që ndërtohen me 3 fishin e kostove.

Duhet të jesh shumë i verbër apo shumë i korruptuar nëse e sheh pa asnjë skepticizëm këtë projekt 2 mld euro kur akuzat për korrupsion kanë rënë dhe për koncesione dhe tendera shumë herë më të ulëta.

Sot, shumica e deputetëve duhet të ishte në krahun tonë! 

Duhet t’i kërkonte llogari një më një një qeverie që duket se bashkëjeton me pasanikun më shumë se sa me qeverisjen. 

Duhet t’u kërkonte llogari jo për hatrin tonë, as për hatrin e kushtetutës, as për hatrin e integrimit por për hatrin e socialistëve që e votojnë. Çfarë fitojnë ato?! Çfarë kanë fituar ato nga Durrësi që është kthyer në një eksperiment betoni deri më tani?!

Sot nuk ka të djathtë e të majtë që nuk e kupton që me një karton nuk mund të mbyllni portin për një investim kapriçioz, që të jepni 312  asete publike, kujtdo qoftë, qoftë ky dhe investitori më i madh i botës në mënyrë të përshpejtuar. 

Askush nuk mund të fshihet pas justifikimit se ne nuk duam zhvillimin ndërsa ju po e doni. Kjo është alibia e atyre që janë zënë duke gënjyer, të atyre që nuk kanë më asnjë argument në favorin e tyre. 

Sidomos sot, kur situata ekonomike dhe kriza e thellë në buxhet kërkon më shumë vëmendje tek qytetarët, tek tavolina e tyre e ushqimit. 

Sidomos sot, kur gjithë Shqipëria po sheh se si ky vend po braktiset. 

Arsyeja përse bashkëatdhetarët tanë, marrin çantën në kurriz dhe ikin me familjet e tyre, përse shtresa e mesme preferon që kursimet t’i investojë në një biletë pa kthim është sepse sa herë shohin projekte të tilla ato nuk shohin parajsën e propaganduar por ferrin që i pret.

E vërteta është se frika e gjithe atyre qe shkruan, punuan dhe luftuan për këtë vend ka qenë pikërisht kundrejt atyre që e vjelin këtë tokë me kostum pushteti prej kostumit.

Një prej tyre, i nderuar Hafiz Ali Korça në veprën e tij “7 ëndrrat e Shqipërisë” shkruan për ëndrrën e tretë; "Një ari i madh me gojë të stërmadhe u shfaq befas, i jepnin ushqim, por ai nuk ngopej asnjëherë, ishte gjithnjë i uritur, dëshironte të hante gjithçka…"

Ora 23:20
Porti i Durrësit/ Vokshi: Projekt shkatërrimtar, Rama duhet ta ketë shumë inat vendin e tij

1668682302_finalprojekt.00115502.Still001.jpg

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ka cilësuar projektin e Portit të Durrësit si një projekt shkatërrimtar.

“Porti i Durrësit, është një projekt shkatërrimi, projekt personal për të vjedhur, Edi Rama duhet ta urrejë shumë vendin tij, që të shkatërrojë çdo gjë që shqiptarët e kanë ndërtuar në shekull, është grabitja më e madhe që i është bërë Shqipërisë ndaj vota jonë është kundër”, tha Vokshi.

Ora 22:52
Kryemadhi për projektin e Portit të Durrësit: Pse kryeministri nuk e ka firmosur vetë? Uroj të mos jetë financim i parave të kartelit të drogës

 

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha se mungesa e firmës se kryeministrit Edi Rama për projektin e Portit të Durrësit shtonte dyshimet për këtë projekt. Ajo shtoi më tej se një tjetër pikë që shtonte pasiguritë mbi këtë projekt ishte fakti se kompania që do ta zbatojë, është e regjistruar offshore. 


“Në pamje të jashtme duket një investim shumë i rëndësishëm në një pronë shtetëore. Ajo që të bën përshtypje është që çuditërisht kryeministri ynë nuk firmos asnjëherë në projekte të mëdha kaq moderne. Pse ky njeri që kërkon të vendosë damkën e tij në çdo projekt të Shqipërisë, globali ynë nuk vendos të firmosë por vë dy gra të firmosin. Ai është lider global, ne kemi nevojë për fasadën e tij. Ministrja e Financave i tha një kolegu më para se njërën prej kompanive e kanë sekrete dhe nuk mund të tregojnë kush fshihet pas saj. Mungesa e transparencës jo vetëm që ka çuar pas hekurave shumë drejtues por për inceneratorët thellohet skandali më shumë. Këto 2 miliardë e 80 milionë euro nëse do të investoheshin do të rrisnin rrogat e shqiptarëve. Në fakt do ndodhë e kundërta. Ky investim nuk do bëhet. Nëse kjo kompani offshore falimenton kush e mban përgjegjësinë për gjithë apartamentet e shitura? Po ashtu a cedohet këtu sovraniteti i vendit?”- u shpreh Kryemadhi. 

Ajo foli edhe për laboratorin e kokainës të zbuluar në Fier me bashkëpunim të policisë shqiptare, malazeze dhe DEA-s amerikane, operacion për të cilin tha se shpresonte që proejtki i Portit të Durrësit të mos ishte financim i personave të shpallur në kërkim në Shqipëri por që jetojnë në luks në Emiratet e Bashkuara. 

“Jo më larg se dy orë më parë një laborator kokaine u kap nga policia shqiptare në bashkëpunim me DEA-n. Uroj që ky projekt të mos jetë financim i parave të kartelit të drogës. Të atyre që janë në kërkim në Shqipëri dhe jetojnë në luks në Emirate dhe nëpërmjet këtij projekti vijnë për të pastruar paratë”-përfundoi ish kryetarja e LSI-së. 
 

Ora 22:23
‘Një i afërmi juaj zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë’, Balluku i përgjigjet Spahos: Je si një qen i lidhur tek karrigia

 

Deputeti i PD, Edmond Spaho është përfshirë në një debat me zv.kryeministren Belinda Balluku e cila ka udhëhequr grupin e negociatorëve për kontratën e firmosur me kompaninë Emaar që ka marrë përsipër projektin e Portit të Durrësit.

Spaho përmendi një të afërm të Ballukut që sipas tij gjatë kohës së komunizmit, zbatonte porositë e Enver Hoxhës për krime.

“Një i afërmi juaj ka pas një histori shumë tragjike sepse zbatonte qorrazi porositë e Enverit për të vrarë e prerë. Mos zbato qorrazi porositë e Edit edhe ti edhe ministria e Financave”, u shpreh  Spaho.

Fjala e Spahos solli edhe reagimin e Ballukut e cila iu drejtua duke i thënë se ishte si ‘një qen i lidhur tek karrigia’.

Ora 21:38
‘Bëri gol Brazili’, Balla duke parë ndeshjen në Kuvend! Ina Zhupa: A ka mundësi që t’ia ulni zërin futbollit? (VIDEO)

 

Në një kohë kur në Kuvend po diskutohet për Portin e Durrësit, kreu i grupit socialit Taulant Balla ka qenë duke parë ndeshjen dhe kjo shqetësuar deputetet demokrate Ina Zhupa. Kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen që të ulte zërin pasi po e shqetësonte gjatë kohës që po fliste në Foltore.

“Zoti Balla ka mundësi që futbollit t’ia ulni pak zërin”, tha Ina Zhupa.

“Bëri gol Brazili”, dëgjohet të thotë nga vendi Balla.

1669322114_page.jpg

Ora 21:02
Porti i Durrësit/ Korreshi: Pas 35 vitesh, po nuk shkove si sheik apo si çunat e Londrës, as s’ke për ta prekur, jo më për ta shijuar

 

Deputeti Demokrat, Saimir Korreshi tha se Porti i Durrësit është një aferë korruptive dhe se me këtë projekt po shitet Shqipëria.

“Ju do bëni vetëm fazën e parë atë të vjedhjes, ai porti që do zhvendoset me çfarë lekësh, do e bëni me lekët e Autoritetit Portual, po kujt është ky i gjermanit, hë gjeneral, do bëjmë 700 m plazh, a thua ti ne do lahemi në kanal bretkosa, se mos na del ndonjë tras i Divjakës, se për 35 vjet po nuk erdhe si sheiku apo si çunat e Londrës, nuk do futesh aty, se për të prekur e për shijuar nga ka shans njeri atje, ju po merrni me koncesion tokën e shtetit shqiptar. Nuk ka pikë që nuk është në dëm të shtetit shqiptar, ju jeni duke e shitur Shqipërinë, shyqyr që Shqipëria nuk është pazzl se do kishte mbetur gropa e Ozonit këtu në Shqipëri”, tha Korreshi.

Ora 20:03
Spiropali për Portin e Durrësit: Një njollë e zezë për qytetin, më shumë lëshon tym se bën punë! Në 6 dhjetor nga njëra anë do kërcasin ‘dajret e çetës’

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se porti aktual i Durrësit ishte një njollë për një vend si Shqipëria që aspiron të jetë udhëheqëse e turizmit në Ballkan.

Ndërsa tha se investitori do të ishte Mohamed Alabar, Spiropali u tha deputetëve të opozitës se emri i tij nuk mund të ndyhej me përcaktime raciste.

“Vini sot kur ne prezantojmë projektin më të madh për Shqipërisë dhe bëni pyetjet tuaja tmerrësisht banale, kush janë fatlumët që vjedhin pyesni sepse ashtu i bënit punët ju dhe jo ne. Mohamed Alabar ai është investitori, nuk ka maska siç jeni mësuar ju të bëni. Nuk keni lënë teori pa shpikur, jo po do na marrin portin antik. Porti aty është një njollë e zezë, një turp. Nuk mund të ketë Shqipëria atë port tregtar në mes të qytetit që më shumë lëshon tym sesa bën punë. Shqipëria do ketë një port nga më dinjitozët. Për herë të parë shteti shqiptar është partner me 33%. Ai investim do të kryhet. Nuk do ta ndyni ju emrin e investitorit me përcaktime raciste. Nuk ka as qilim fluturues, por zotëria ka para të pastra të ndërtuara nga puna e tij e ndershme. Ai port do ta kthejë Shqipërinë në një perlë të Mesdheut”- u shpreh Spiropali.

Ndërsa foli për protestën, Spiropali tha se i gjithë oraganizimi bëhej për ish kryeministrin Sali Berisha për t’i bërë thirrje BE-së që mos ta shpallte non-grata si SHBA dhe Britania e Madhe.

“E mbyllim me protestën. Po ç’protestë do bëjë me 6 dhjetor? Do jetë e ngjashme me atë të vitit 1936, këtej do diskutohet perspektiva europiane e liderve nga ana tjetër do kërcasin dajret e çetës “ne kemi këtë mos na e shani dhe mos na e nxini se na mjafton Anglia dhe Amerika”. Po si mundet t’i shkoni nga mbrapa një marrëzie të tillë e cila duket sikur është shkruar me dorën e atyre që Shqipërisë i janë vënë me bukë me trastë. Do ta shikoni që Shqipëria deri në 2030-tën do t’i rezlizojë ato projekte të kësaj qeverie. Jam krenare që do votoj sot për këtë projekt madhor dhe të nisë investimi sa më shpejt”-përfundoi ajo.

Ora 19:47
Berisha: Porti i Durrësit, aferë korruptive si inceneratorët

 

Sali Berisha ka deklaruar se Porti i Durrësit është një aferë korruptive, e njëjta si inceneratorët.

“Të dyja shkelin çdo ligj, çdo procedurë, çdo kushtetutë, çdo akt ndërkombëtar të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Të dyja zhvillohen pa garë dhe me sipërmarrës të paracaktuar.

Të dyja zhvillohen me financime nga offshore, nga shpellat e offshore. Ai i shihni ju këto ngjashmëri. Njëlloj si me djegësit në të cilët dalin Gugalet, Mërtirët etj., vetëm si maskë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliajt. Edhe këtu kemi skenë identike. Edhe këtu kemi, 4 herë ndryshon emrin sipërmarrja që do të votoni ju.

Çfarë është kjo, janë maska që Edi Rama vendos për të fshehur vjedhjen e tmerrshme që bën. Porti i Durrësit është një akt armiqësor ndaj shqiptarëve, sepse u zhduk portin më të leverdisshëm të kohërave që kanë pasur. U zhduk portën më jetike të hyrjes dhe daljes së mallrave nga bota dhe për botën. U zhduk dhe rrit defakto çmimin e mallrave që do të blejnë, për shkak të transportit, sepse transporti tani do të bëhet nga Selaniku, Tivari, por jo më nga portet shqiptare”, tha Berisha.

Ora 19:44
Sërish tensione në Kuvend! 'Rithemelimi' bllokon Foltoren

 

Sërsish tensione në Kuvend! Deputeti Oerd Bylykbashi ka kërkuar fjalën për procedurë, por nënkryetarja Ermonela Felaj i kërkoi që të ulej, pasi nuk po fluste për procedurë. Kjo shkaktoi tënsione për disa minuta ku deputetët e Rithemelimit u ngritën drejt Foltores. 

Ora 19:05
Dash Shehi i përgjigjet Ermonela Felajt: Pas 100 vitesh, po na riktheni ferexhenë

 

Deputeti Dashamir Shehi ka ironizuar deklaratën e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj e cila paralelizoi investitorin arab për projektin e Portit të Durrësit Alabar me princ Vidin, duke thënë se ky i fundit u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte.

“Kjo me dekoltenë ishte shumë e bukur. Ai paska ikur i shkreti atëherë 100 vjet përpara për shkak të dekoltesë. Sikur të ikë edhe ky tjetri për shkak të fehrexhesë. Nga dekolteja po kalojmë te fehrexheja. Po kthehemi të fehrexheja. Të vijmë pas 100 vjetëve të diskutojmë për fehrexhenë, më duket e tepruar. Është në borxh akoma kompania atje. Dhe po kjo kompani borxhlinjsh është duke ardhur këtu. Pse duan këta 20 vjet. Çfarë po bëjnë këta central bërthamor. Këtu ka një sërë dyshimesh. Pronësia një pjesë vjen nga parajsat fiskale”, tha ai.

Ora 19:00
Nënkryetarja e Kuvendit: Kur erdhi në Shqipëri princ Vidi, gruaja e tij ishte e veshur me dekolte! Mos ecni ne këtë logjikë dhe me Portin e Durrësit

 

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj ka mbrojtur gjatë fjalës së saj në Kuvend projektin e qeverisë për Portin e Durrësit.

Ajo e krahasoi investitorin arab me princ Vidin i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte. Për këtë, ajo tha se në rastin e Portit të Durrësit nuk duhet ecur me logjikën e dekoltesë. 

“M’u kujtua kur erdhi princ Vidin ë Shqipëri, u prit me duartrokitje, por më pas u sulmua. Ai erdhi me gruan e tij të veshur ne dekolte. Kjo ishte shumë për njerëzit injorantë të asaj kohe. Sot po flasim për investitorë. Alabar nuk është gjë tjetër veçse është Emar. Mos shkoni me logjikën e dekoltes. Serioziteti kërkon lexim”, deklaroi Felaj.

Ora 16:22
Projekti i Portit të Durrësit/ Ahmetaj: Nuk ka të krahasuar si marrëveshje! Parlamenti duhet ta duartrokasë, hapen 12 mijë vende pune

 

Deputeti i PS, Arben Ahmetaj ka deklaruar gjatë seancës së sotme në Kuvend se porti i Durrësit i kishte zënë frymën qytetit. Ai tha se qëllimi ishte që porti të spostohej në Porto Romano, një zonë e cila sipas tij do të industrializohet.

“Porti, qytetit të Durrësit sot i ka zënë frymën. Kjo është arsyeja përse vendimi i parë para se të mendohej për një zhvillim turistik aty në diamantin e Durrësit ishte porti i ri për t’u bërë porti i Ballkanit Perëndimor. Vendimi i parë i qeverisë ishte spostimi i portit për të pasur njuë port që t’i shërbejë të gjithë territorit ekonomik të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për logjistikë transporti themelore. Zona e Porto Romanos kthehet në një zonë super industriale. Ne përgatitemi çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. E tha edhe një deputet më para, të njëjtën gjë keni thënë edhe për Lungomaren. Në Vlorën e Ismail Qemalit nuk ka pasur Lungomare. Tani ende nuk duhet të kishim pasur sipas jush?  Kur shkoni poshtë e lartë e merrni si shembull, porti i kësaj porti i asaj, ja tani ku e keni, po këtë pse nuk e mbështesni?”- u shpreh ish-zv.kryeministri.

Teksa foli për përfitimet që projekti i Portit të Durrësit do i sillte vendit, Ahmetaj tha se Shqipëria do të përfitonte 33% të të ardhurave. Ndërsa e konsideroi si marrëveshje transparente, deputeti shtoi se nuk ishte gjë e pakët punësimi i 12 mijë personave.

“Kontributi fillestar, i ka transferuar Shqipërisë 33%. Nuk ka të krahasuar si marrëveshje, është transparente dhe përfiton vendi. Pse pak janë 12 mijë vende pune. Çfarë iu duken juve 12 mijë shpirtra, nëna dhe baballarë? Apo nuk u hyjnë në sy 12 mijë? Ky parlament duhet ta duartrokasë këtë projekt. Nuk ju pëlqen investitori? Ky që ka bërë ndërtime falas për qytetarët shqiptarë, qenka i mirë të ndërtojë apartamente për të prekurit nga tërmeti por jo për të ndërtuar porte”- tha Ahmetaj.

Ora 15:45
Rama qullë në djersë nga fjalimi, Saliajni: E mbyti helmi vet! Ja darka ku u shit Porti i Durrësit

 

Deputeti Ervin Salianji e cilëson projektin për ndërtimin e Portit të Durrësit si një afër korruptive, ndërsa sot nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza kundër qeverisë se e ka shitur Portin e Durrësit gjatë darkës te Nusreti, në Dubai. Salianji po ashtu ndal edhe tek fakti se kryeministri Rama u djersit gjatë fjalës së tij për Portin e Durrësit, duke thënë se e mbyti helm i vet.

‘U bë ujë nga helmi e mbyti helmi vet. I erdhi dita ishte me hare me gëzim me këndime me recitime. E kishte zellin si një gomaricë që po shikonte para një gjë të madh. I eksituar për shkak të asaj që shihte zgurdullonin sytë dhe në asnjë moment nuk u mor më argumentin. Po i ofron portin kompanive ofshore. Zanafilla ishte darka te Nusreti, e nisur shumë kohë më parë. aty është shitur Porti i Durrësit. Nëse është një investitor serioz,. Pse nuk bëhet ky investim në çdo pjesë tjetër të territorit. Një nga financimet do të jetë nga të ardhurat e grumbulluar nga shitja e apartamenteve, kjo është kompania serioze që ju na e shisni si seriozë. E kanë marrë nga shteti dhe po u japin bizneseve të tjerë ndërtuese në Shqipëri. Ka kaluar kontrata mes oligarkëve shqiptare që fshihen pas Alabbarit dhe Ramës. Ju po falni 1 mln euro pronë.  Po i humbni Shqipërisë 28 mln euro sot. E patë sesi BE tha se po tërhiqet për të investuar tek kalatat.’- u shpreh Saliajni.

Ora 15:36
Berisha bllokoi foltoren, Xhaferraj: Pse ikën nga Kuvendi, nuk i bën seriozë

 

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferraj ka ironizuar në Kuvend Foltoren e Sali Berishës! Sipas tij ato bllokuan foltoren e Kuvendin për t’i dhënë rëndësinë e duhur diskutimit për Portin  Durrësit, por fakti që u larguan nga salla e parlamentit, nuk i bën ato serioz për këtë çështje.

‘Foltorja bllokoi foltoren në mëngjes për rëndësinë që kishte Porti i Durrësit, por ikën dhe nuk janë në parlament, kjo nuk na bën serioz, dhe tjetra fjalët që përdorni mes qeverisë dhe Foltores ‘Bela, Mondi’ bëjini jashtë sallës.’- u shpreh Xhaferraj.

Ora 14:30
VIDEO/Gafa e Spahos: Gjithmonë kam vrarë veten! Spiropali: Aman se na duhesh

 

Deputeti Edmond Spaho gjatë fjalës së tij në Kuvend, bëri një lapsus ku u shpreh se “gjithmonë ka vrarë veten” në vend që të shprehej “gjithmonë ka vrarë mendjen”. Vetë Spaho u shpreh se është një lapsus dhe kërkoi falje.

“Unë Nolin dhe Konicën nuk e kam lexuar aq sa Elisa. Gjithmonë kam vrarë veten kur dëgjoja sharjet e kryeministrit. Kam vrarë mendjen, por mirë lapsus.

Kërkoj ndjesë ju që po qeshni. Kam vrarë mendjen sikur Edi Rama te kishte jetuar në atë kohë, si do ia kishin vënë emrin? Gjel deti nuk ja vëmë dot se në Surrel nuk ka det, gjel fushe nuk ia vëmë se Surreli është zonë kodrinore.

Luan, tigër, nuk ia vëmë se i mbush ato brekushet e Surrelit. Hienë t’i thonë, se hanë vetëm mish dhe ky ha si hiena ha vetëm një gjë”, u shpreh Spaho.

Ndërkohë ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali u shpreh me ironi “aman se na duhesh”.

Ora 14:25
Shehaj-Ministres së Financave: Keni dy vjet gënjeni shqiptarët për Portin e Durrësit! Ibrahimaj: Ju jeni qesharak, s’kuptoni konceptet

 

Një përplasje ka pasur mes deputetit demokrat dhe ministres së Financave, Delina Ibrahmaj. Shehaj u shpreh se prej dy vitesh po vidhet ndërsa ministrja e cilësoi si qesharak faktin se opozita s’kupton disa koncepte elementare. Gjatë përplasjes, Shehaj përplaste duart në tavolinë.

“Edhe Shqipëria ka më shumë transparencë sesa Emiratet e Bashkuara Arabe. Të jetë kjo arsyeja për këtë bashkëpunim, Unë mendoj se po. Rama ka dy vjet që gënjen shqiptarët, se kompania është Emar Group.

*Citon statuset e Ramës*

Tani që s’është Emar është e qartë se ne kemi marrëveshjen. Më thoni ku është Emar Group në këtë marrëveshje.”- tha Shehaj.

“Ky projekt është madhor, në vend të ishim duke diskutuar për benefitet jemi këtu për të diskutuar këtu koncepte elementare. Të cilat ju i kuptoni shumë mirë. Unë vazhdoj dhe i qëndroj, asaj që thashë, ky investitor nëpërmjet kompanisë së tij, në 5 vite të fundit ka bërë investime masive dhe vjen të investojë. Është i njëjti investitor i cili për këtë fushë investon për turizmin me kompani të ndryshme. Dilni këtu dhe thoni pa pikë turpi se kryeministri ka gënjyer. Në asnjë moment s’ka gënjyer... Ky është një koncept elementar, niset një procedurë ka një periudhë negocimi...

Vazhdoni të bëhemi qesharak duke mos kuptuar koncepte për mënyrën sesi bëhen negociatat. Është për të ardhur keq që e mbushni popullin me gënjeshtra.”- tha Ibrahimaj.

Ora 14:23
Porti i Durrësit/ Alibeaj: Alabbar do investojë 160 mln euro, ku do i gjejmë 1.9 mld eurot e tjera? Do vijnë nga paraja e krimit

 

Kreu i Grupit të PD-së Enkelejd Alibeaj tha në Kuvend se në Portin e Durrësit do të pastrohen paratë e krimit. Teksa u ndal në marrëveshjen e Portit, Alibeaj tha se Mohamed Alabbar fillimisht do të investojë vetëm 80 mln euro dhe 80 mln eruo të tjera do t’i marrë në bankë. Alibeaj ngriti pyetjen se ku do të gjenden 1.69 mld euro të tjera, që ministret i kanë thënë se do vijnë nga palë të treta. Sipas tij, do të vijnë nga paratë e krimit, nga ata biznesmenë që kanë ndërtuar në Tiranë gradaçelat përmes së cilave kanë pastruar para.

“Ky investitori i madh kishte një vit e ca që lutej e përgjërohej, ky njeriu vjen dhe sjell vetëm 160 mln, 80 i ka në xhepin e djathtë, 80 të tjera do i marrë kredi. Kaq asnjë më shumë. Po 1.9 mld euro sa është parashikuar investimi, ku do dalin, kush do i sjellë, kush i ka. Asnjë nuk thuhet në marrëveshje. Pyes ministren e Transportit, zero përgjigje. Do të vijnë nga burime të treta, cilat janë këto? A mos janë këto burime të treta, burime që kanë ndërtuar gradaçelat në Tiranë. A mos janë këto mjeti për të infiltruar dhe penetruar në Shqipëri që është e shkallmuar nga të gjitha anët paratë e krimit. Alternativë tjetër nuk ka, kjo ngelet. 1.9 mld euro të projektuara për t’u hedhur në Durrës, do të vijnë nga paraja e krimit, se nuk kanë nga të vijnë. Si mund t’i gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit, ndërkohë që bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, i shtetit, rrëzimi i BE-së. Humbasim pasurinë publike, na e shet pasurinë publike, e hedh Shqipërinë në honet më të errëta të botës së Perëndimit.

Vetëm në tiranë pastrohen 1.6 mld euro, kulla të larta, kate me leje e pa leje. Si mund ti gëzohesh që në këtë vend po vjen paraja e krimit ndërkohë që bashkë me të është shkatërrimi i ekonomisë, shtetit, refuzimi i vendit nga BE, për sot dhe shumë vite. Humbasim pasurinë publike, na e shet. E hedh Shqipërinë në konet më të errëta të botës së perëndimit", tha Alibeaj.

Ora 14:06
Foli 53 minuta në Kuvend, Rama publikon fotografi 'qull në djersë': I sapodalë nga zhytja në histori për Durrësin 2030

Pasi foli për 53 minuta në Kuvend për projektin e portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografinë ku duket se është i djersitur.

“Prapaskenë pas Kuvendit - I sapodalë nga zhytja në histori për #Durrësin2030” – shkruan Rama.

Fotografia e publikuar nga kryeministri Edi Rama 
Ora 13:56
Alibeaj: Me çfarë parash do transportohet porti tregtar në Porto Romano? Përse mos ta bëjë Alabbar, ‘Aladini me qilim flutures’

 

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj teksa foli në Kuvend për projektin e ri të Durrësit ngriti shqetësimin se më çfarë parash do të transferohet porti tregtar në Porto Romano. Alibeaj tha se ka pyetur ministret por nuk i kanë dhënë një përgjigje. Ndërkohë sipas tij, projekti për të studiuar fizibilitetin e Porto Romanos nga një kompani holandeze ka kushtuar 10 mln euro, ndërsa shton se për zhvendosjen vlera mund të shkojë në rreth 1 mld euro. Alibeaj tha se përse mos ta paguajë këtë kosto investitori që do bëjë projektin Mohamed Alabbar, duke e quajtur atë si ‘Aladini me qilim fluturues’.

"Sa para keni parashikuar për ta transferuar portin e vjetër të Durrësit. Ngrenë supet. Kmei bërë një projekt në letra nga një kompani holandeze ka marrë 10 mln euro. Dhe sipas atyre që dinë nga kjo punë,. Vetëm buxheti që duhet për ta zhvendosur atë port të mbaruar duhen jo më pak se 1 mld. Kush i paguan këto? Përse mos t’i paguajë ky Aladini me qilim flutures, i pasur është, portin po e merr. Do të ndërtojë pallate pa fund të Durrës. Kjo është dashamirësia për Shqipërinë, ndryshe është një aferë e pastër hajdutëri që kërkon të mbulohet me atë patosin patrotik erdhi ky. Ka gjetur njerëz të cilët votojnë nën frikë nën terror", tha Alibeaj.

Ora 13:45
Port i Durrësit, Alibeaj: Vjedhje masive, pse nuk kishte garë! Rama mbajti një fjalim fiks si ai i inceneratorëve dhe iku

 

Kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj foli në kuvend për projektin e portit të Durrësit, të cilën e cilësoi një aferë korruptive. Ndalu në fjalimin e Ramës, Alibeaj tha se ai përdori të njëjtin fjalim si ai i Inceneratorëve.

Vjedhje masive e pasurive tuaja. 54 minuta nga koha juaj për 2.1 miliardë për xhepin e tij. E bëri me një fjalim për të ngritur peshë patriotizmin peshë në zemrat e shqiptarëve. I njëjti fjalim si për inceneratorët. Sot pas kaq vitesh të inceneratorëve, ajo që mund të numërohet është sesa ministra deputetë janë prapa hekurave. Ajo që ndodh sot nuk është gjë tjetër veçse një skenë e parë që do t’i paraprijë numrit të ministrave e deputetë për të shkuar para hekurave. I vetmi që ruhet është ai që mblodhi plaçkën edhe iku. Asnjë firmë nuk ka hedhur.

Të kuptojmë qartë se ç’po ndodh. Pse nuk ka garë. Pse nuk ka garë? Ky Alabaari i famshëm i cili paska marrë gamilet e veta nga Lindja e Mesme plot me verdhushka pse nuk ka garë.
Porti i Durrësit është mall i pazotë. Kur nuk ke gjak e djersë për të mirën tënde e shet, e fal, e shpërdoron, është prona e gjithë shqiptarëve.

Dashuri patriotike për vendin, por është dhe detyrim kushtetues që ky vend ka. Ka lidhur me Europën, me perëndimin me ata të cilët do t’i presë më 6 dhjetor, me ata që iu betua një javë më parë se sa hapa para ka bërë. Është detyrim nga MAS, e nënshkruar nga ky vend që na detyron të gjithëve ta respektojmë për të bërë garë. për t’ia rritur vlerën nëse është rasti, për të marrë maksimumin e parasë që aq shumë ka nevojë ky vend. Po, ka nevojë për para e financime ky vend. Është pasojë e qeverisjes së tij që në këtë vend nuk vjen asnjë investitor. Ka vetëm biznesmenë që iu thyhen këmbët.

I keni votat do ta votoni. Si ka mundësi që ky investitori që mund të jetë një emër i nderuar, se nuk e di, si ka mundësi i vetmi investitor strategjik nga 34 që keni dhënë deri tani, nuk ia keni mbuluar me ligj klientelizmin dhe tutelën që po i bëni që po jepni pasuritë e shqiptarëve. Këtij i dhënkemi dhe një mbulesë ligjore. Arsyeja e thjeshtë. Të shpërndajë përgjegjësinë penale dhe me ju të tjerët, me të gjithë ata që do ta votojnë këtë ligj. Se ndryshe nuk ka si të shpjegohet. na vjen një investitor me qilim fluturës me 80 mln euro për 818 mijë metra katrorë. E ndërkohë sa fitojmë ne, sa fitojnë shqiptarët, në rastin më të mirë 280 mln euro, është një pasur e vlerësuar sot 780 mln. Pas 20 vitesh jallah po të marrim 280 mln euro. Kjo është të përdorësh portin e Durrësit, Shqipërinë si mall pa zot. Dhe vjen këtu me pathosin e madh patriotik me bejte të dikurshme duke shitur këtu aktin e madh që po bën për të mirën e Shqipërisë, për ta zhvilluar. Siç bëri me inceneratorët, plehrat ishin, plehrat janë. Ca njerëz do duhen t’i nënshtrohen drejtësisë. Thirrja ime është për ju, deputetë të maxhorancës, që thjesht merrni kartonin për të votuar, kujdes, jo vetëm fajësimi publik, turpi moral, por edhe përgjegjësia penale do bjerë mbi ju, nëse nuk votoni në interes të zgjedhësve tuaj dhe pasurisë publike. Garë moj garë!

Ç’qenka ai njeri me gjithë gamilet e veta, me gjithë qilimin e vet që ti i fal 60 mln për strehimin social, që duhet të shkojë për të pastrehët e Durrësit. Nuk mund të bëhesh avokati mbrojtës i Alabaar. E ke për detyrim kushtetues, ligjor, moral të jesh mbrojtës i pasurisë së shqiptarëve. Ti ke ndërruar rolet, je bërë avokat i atyre. na takon ne ta mbrojmë. Në fakt do u takonte këtyre deputetëve të cilët kanë kërcitur e kanë ikur", tha Alibeaj. 

Ora 13:44
Akuzat e opozitës, Rama: Ju kam lënë Zotin, vetëm ai e zgjidh të pazgjidhshmen me ju! Ja çfarë tha Konica për ju

 

Në fund të fjalës së tij më shumë se 54 minuta në Kuvend për ccështjen e Portit të Durrësit, Kryeministri Rama foli edhe për akuzat e rënda të opozitës. Me ironi ai tha se ‘Ju kam lënë Zotin’ teksa citoi edhe një pjesë të një veprë të Faik Konicës ku flet për të gjithë ata që ‘duan të japin jetën për Atdheun’.

“Ju kam lënë Zotin sepse mendoj se vetëm ai mund të zgjidhë të pazgjidhshmen në këtër rast. Por sot po ju lë ju të paudhëve që hoqët gozhdën dhe ju mbeti vrima, po ju lë Faik Beun, i cili na ka dalë borxhit”, tha Rama duke cituar si më poshtë Konicën:
 

Ndër turinjtë më të dendur të Shqipërisë, duhet vënë re ai që është “gati të vesë për kombin”.

U kapa me fjalë një ditë, me një njeri kësaj cipe, e ja shkurtimi i të folurit tonë:

Unë - Kur je gati për të vdekur për atdhenë, ç’pret?

Ai – S’erdhi koha.

Unë - Mos prit luftën e madhe. Që të nxehësh zemrat, që ta afrosh ditën e mirë, qite pallën, hidhu bëj një trimëri të shkëlqyer për atdhenë të çuditen bota e të çuditemi të gjithë.

Ai – S’erdhi koha.

Unë - Sille, në mos erdhi”

Ai – Pa më thua, pse s’vete të vritesh më parë ti që qenke më trim? A po s’erdhi as për ty koha?

Unë - S’erdhi, e, për mua, s’do të vijë kurrë. E sheh unë s’rrenj. S’jam trim unë. A shkrova, a thashë kurrë se do të nisem për luftë? Jo! Se nuk është puna ime. S’jam njeri i luftës. Palla ime është penda, atë pallë të dobët kam, me atë përpiqem t’i shërbej atdheut. Fiunt scriptores nascuntur heroes. Ti që leve trim, bëje fora një herë jataganin për nder të Shqipërisë.

Ai – S’erdhi koha. Sot për sot sado trimërira të bëhen do të venë kot.

Unë - Asgjë s’vete kot. Trimëria që duket më e panevojshme, po të bëhet me mendje që t’i shërbejë atdheut, kot nuk vete. Ja një punë e mirë: Në do, ngjitu në Tour Eiffel (Kullë e Parisit) e hidhu poshtë, të thyhesh në një qind copë. Më par, shkruaj këtë biletë e vëre në taskë: “Vras vetem për të provuar se shqiptarit nuk i dhembet jeta. Për fare gjë e vrava veten. Le të kuptojë tani Evropa, me anë të gazetave, se ç’mund të bëjë shqiptari. Kur të jetë nevoja të vritet, jo për fare gjë, po për Atdhenë.”

Ai – Talle me mua.

Unë - Nuk tallem me ty. Në mos do të vrash veten, megjithëse je gati për të vdekur, çap në Shkodër, në Gjakovë, në Berat a në Gjirokastër, e, në mes të pazarit, thirr si tellalli të drejtat e Shqipërisë. Ja një punë e mirë. Ç’do t’të bëjnë më të ligë se të të vrasin, punë përë të cilën ti thua se je gati.

Ai – Fjalë, fjalë, s’erdhi koha, baba!

Unë - Në mos erdhi koha për të vdekur, djalë, erdhi një kohë tjetër: erdhi koha të ngrihesh e ta kapërcesh me vrap pragun e derës sime, se mjaft më çave kokën!

Ora 13:26
Spaho-Ramës: Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë! Vetë është hienë

 

Deputeti Edmond Spaho ka ngritur pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama se pse i mashtron qytetarët shqiptarë. Në fjalën e tij, Spaho i përmendi sërish darkën e ministrave te Nusreti dhe kërkoi replikë për ofendimet. Pasi përmendi këngën e Bob Dylan, Spaho e cilësoi Ramën si ‘hienë’.

“Pse i mashtron qytetarët shqiptarë? Ju e dini që në Lalëz, qeveria ka miratuar ndërtimin e 2 porteve që do kenë kapacitet 560 anije për t’u ankoruar aty në një kohë kur ky port ka 280. Pse e mashtroni qytetarin? Në portet e tjera do të jenë 560 dhe gjatësia 140 metra. Na folët për heroizmat në Dubai. Na i tregoni se ne gjinja e shenjtë kemi parë vetëm heroizmat mbi biftekët e florinjtë te Nusreti. Zonja kryetare, dua të bëj replikë me të gjithë ofendimet i drejtoi opozitës. Na tha gomarica, të paktën të na kishte thënë gomerë. I referohej Nolit dhe Konicës për të gjithë epitetet. Nuk i kam lexuar sa kryeministri dhe Elisa. Po them një pjesë të Bob Dylan, ‘man gave names to all animals’.

Ne Gjel deti s’ja vëmë dot se s’ka në Surrel, as fushe s’ja vëmë dot. Luan, tigër, leopard s’ja vëmë se i mbush brekushet e Surrelit. Hienë ndoshta se ha vetëm mish kurse ky ha vetëm një gjë”, tha Spaho.

Ora 13:25
Rama ironizon Metën dhe Berishën: Trutë e pazhvilluar të ciliminjve nuk zbrapsen! Çorbë rublash, nga një ish komunist te një spiun i komunizmit

 

Kryeminstri Edi Rama nuk ka kursyer ironinë për Ilir Metën dhe Sali Berishën duke e cilësuar opozitën si çorbë rublash që përbëhet nga një ish komunist te një spiun i komunizmit.

“Këta tru të pazhvilluar, çiliminjsh pleq, - thotë Faik Beu, - nuk zmbrapsen nga asnjë anakronizëm kur marrëzitë e tyre botohen në gazeta shqip. Qarku i atyre që qeshin është i vogël, por këta ekspertë të çuditshëm gjejnë nga ndonjëherë rastin të flasin në vende ku zëri i tyre dëgjohet edhe më lart dhe atëherë mjerë Shqipëria që bëhet qesharake, pa asnjë faj fare dhe të tilla gjëra kanë ngjarë disa herë, ndërsa sot të tilla gjëra ngjasin përditë, bam e bum në çdo hap për çdo punë, “luftë për ca zuzarë që u lindën shqiptarë e armiq të Shqipërisë i fryjnë dritës së lirisë, nuk na lënë dhe ne të tjerët të dalim nga gjumi i errët por ç‘dëgjojnë venë e thonë dhe ç‘shohin e tradhëtojnë”.

Më shumë se 100 vjet më parë, fiks në 1915, pena e ndritur e një njeriu që në fakt, e djathta duhet ta kishte flamur, po të kishte të djathtë këtu, natyrisht, dhe po të mos ishte ajo që quhet e djathtë një çorbë rublash që përzihet çdo ditë nga një ish komunist dru me pre dhe një spiun i dru me preve të komunizmit. Ajo pendë e përshkruante Shqipërinë që mezi pret, qysh atëherë, e dini çfarë? Këtë që po bëjmë ne sot, pikërisht këtë, programin tonë për portat e hapura të detit, ku projekti i Durrësit është xhevahiri më i madh i kurorës”, tha Rama.

Ora 13:24
Batutat ‘pa mikrofon’/ Rama i përmend gjyqin, Salianji: Je hajdut me çizme, po vjedh llokma të mëdha

1669290015_finalprojekt.00101917.Still005.jpg

Kryeministri Edi Rama ka dialoguar sot me deputetin demokrat, Ervin Salianji gjatë debatit për marrëveshjen e Portit të Durrësit.

Rama (i drejtohet Salianjit): Ja politikanët që bëjnë politikë me dëshmitarë të sajuar dhe përballet gjykatave si tribun i lirisë

Salianji: Je ndyraq, e ke të papërmbajtshëm gëzimin se po vjedh llokmë të madhe. Je hajdut me çizme.

Ora 13:19
Rama-opozitës: S'keni asnjë shans të na pengoni! Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912-s! Gati 4 porte të klasit të parë dhe 2 tregtare

 

Në përfundim të fjalës së tij në seancë plenare, Kryeministri Rama tha se akuzat e opozitës nuk do t’i pengojnë projektet e Qeverisë.

“Shqipëria e 2030-s do t’i ketë ato që i pret qysh prej 1912, në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin, 4 porte teë klasit të parë.  I vetmi që nuk është në avancim është Shëngjini, Vlora dhe Saranda jajën në ndërtim.  Do të ketë dy porte tregtare, në Vlorë dhe në Porto Romano. Me 2 porte të thata. Nuk keni asnjë shans të na pengoni dot”, tha Rama.

Ora 13:16
Kuvend/ Rama ‘kokë më kokë’ me Dash Sulën, largon edhe Gardën

1669292128_Screenshot1.jpg

Sapo kryeministri Edi Rama mbaroi fjalën, Dashnor Sula shkoi te kryeministri Edi Rama me një letër në dorë. Menjëherë u afrua Garda, por Rama zgjodhi që t’i largojë dhe të debatojë me të. Pas diskutimit i dhanë dorën njëri-tjetrit.

Ora 13:08
'Çohu shqiptarë se tani ka edhe Rubla, dhalla do bëhet prapë kos', Rama ironizon: Këta që akuzojnë pa frenuar gjuhën, i njëjti ‘shpirt i keq’ që i tha Ismail Qemalit hajdut

 

Në fjalën e tij në Kuvend duke folur për akuzat për Portin e Durrësit, kryeministri Rama ironizoi opozitën duke thënë se ata bëjnë thirrje ‘“Çohu shqiptarë se tani ka edhe Rubla. Çohuni se llalla do të bëhet prapë kos”.

“Çohu shqiptarë se tani ka edhe Rubla. Çohuni se llalla do të bëhet prapë kos. Që nga koha e së drejtës romake barra është e akuzuesit që të vërtetojë akuzën.

Gjuha e njeriut ndryshon nga llapa e kafshës pikërisht sepse përveç funksioneve të përbashkëta që kanë ka edhe fjalën. Fjalën që libri i shenjtë është Zoti. Por ne dimë që edhe engjëlli edhe djalli flenë tek i gjalli.

Ti thuash tjetrit hajdut? Me thoni një herë të vetme që e kam bërë këtë? Aq ‘trimëri’ e madhe është t’i thuash tjetrit kriminel sa mund të bësh edhe video të montuara (i referohet Ervin Salianjit). Edhe Ismail Qemali është konsideruar hajdut”, tha Kryeministri.

Ora 13:03
Rama: Mirë mua që më dinë si vetja, po i bien më qafë edhe themeluesit të kompanisë globale, duhet ta presim investitorin për Portin e Durrësit me lule

 

I ashpër ka qenë Rama me opozitën e cila sipas tij hedh akuza të paqëndrueshme, sepse atë dinë të bëjnë më mirë, të shpifin e të shajnë.

“... Taksa e ndikimit në infrastrukturë, nuk flaket por është kontribut i ortakut shtet i cili ruan 30% të aksioneve. Ky ortaku shteti futur në këtë investim nga ne tradhtorët, për të qenë i pranishëm ka veto për të miratuar. Ku ka ndodhur ndonjëherë që shteti shqiptar të hyjë në investim si ortak dinjitoz me aksionet e veta. Apo u ka ndodhur kur iu ofrua me 1 euro, njëckë…

Vetëm 1 euro, të tërë zonën. Jeni ortak thonë në një kompani offshore. Mufot e çufot, ku nuk mungojnë gjelat e detit sepse janë tregues të demokracisë moderne. Ndërkohë që kompania është bërë publike. Nuk është Emaari thonë, prandaj na qenka mashtrim, këta s’kanë cipë. Mua më dinë si veten e tyre, llupës të pangopur. Po akuzojnë edhe themeluesin e një kompanie globale i cili është në drejtën e tij të vij dhe të ndërtojë një kompani Eagle Hill Albania…

Muhamed Alabaari, që Allahu e tij e di se çfarë i duhet në gojën e ndyrë të vagabondëve të 1914. Ngrini kauza për një personalitet të një kompanie globale, ai duhet pritur me lule këtu, se do hapë rrugë për investimin e këtij vendi. 12 mijë vende pune.

Ju keni mendje hajduti.”- tha Rama.

Ora 12:57
Rama: Porti i Thatë me Prishtinën ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s! Në Durrës investohen të paktën 2.1 miliard! E pavërtetë që falen taksat

 

Kryeministri Rama u shpreh në Kuvend se projekti i Portit të Thatë me Prishtinën ka tërhequr edhe vëmendjen e NATO-s.

“Porti i thatë është një projekt nga mjeshtrit e njërës prej kompanive me prestigjioze ndërkombëtare. Kemi hapur një dritare ku mund të shihet një ardhme e ndritur për Shqipërinë dhe Kosovën por edhe një kanal bashkëpunimi me NATO-n që ka shprehur interes. Po kur thonë ‘do na e lenë Shqipërinë pa port tradhëtoret’ mendoni se e thonë vetëm sot. Jo e kanë bërë gjithmonë. Dhe e bukura është se e thonë këta që nuk dinë not.

‘këta njerëz kanë mbajtur kurdoherë në Shqipëri rekordin për vrasje dhe grabitje. Në Amerikë do të kishin shkuar në karrige elektrike, ndërsa në Shqipëri japin mendime’. Këta janë të njëjtët që rrinë aty që prej 1912-s dhe qëndrojnë aty si katran me bojë.

Shteti për herë të parë është edhe ortak me një investitor të huaj, i cili do të investojë të paktën 2.1 miliardë.  1.069 miliardë euro që shteti shqiptar do të përfitojë nga TVSH, tatim fitimi dhe kontribute të tjera. E pavërtetë që falen taksat”, tha Kryeministri.

Ora 12:49
Rama: Ata që ju kanë njohur para se ta dinit që jeni gjallë ju kanë quajtur ‘gomarica’! Acarohet opozita, përplasin duart mbi tavolinë

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentet ndaj opozitës duke iu referuar si ‘gomarica’. Kjo fjalë i ka acaruar, ndaj kanë reaguar duke përplasur duart mbi tavolinë.

“Gagaçopullët janë fis i madh. Kanë hedhur dokrra në një vorbull maskaragjozllëqesh të thëna e të shkuara për këtë aferë të madhe, se e keni vënë re çdo punë që ne nisëm këta e pagëzojnë si aferë të madhe. Fisi Gagaçopulli! Njëri nga mufët me buzët që i janë holluar brisk nga urrejtja gërryese e 110 vjetëve dhe me sytë e zbardhur nga një helm i pakurueshëm në gjak i cili e bën të shohë zgurdullimthi në çdo shpresë të re nga një afere të madhe, një shpresë për përmbysjen me dhunë të regjimit. Lebetitej një ditë sesi mund të hiqet që aty porti më i madh i vendit, epo pikërisht dhe për këtë hiqet që aty sepse është porti më i madh i vendit dhe s’mund të rrijë në zemrën e një qyteti turistik ku jo vetëm ndot ajrin, ku jo vetëm shkatërron akustikën, ku jo vetëm degradon panoramën e qytetit mikpritës, por tek panorama unë nuk pres mirëkuptimin e fisit Gagaçopulli po ku dhe s’ka asnjë mundësi zgjerimi, prandaj do të ikë që aty për t’ju përshtatur pikërisht kohëve të sotme.

Dhe për t’ju përshtatur pikërisht ambicies së Shqipërisë të shekullin XXI si një vend i pozicionuar strategjikisht, jo vetëm për turizëm, por edhe për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse nga deti në ekonominë e krejt Ballkanit Perëndimor. Më atë palavi atje do bëhet Shqipëria porta hyrëse komerciale nga deti e Ballkanit Perëndimor? Por kjo s’është një gjë që e themi sot, unë e kam thënë këtë prej vitesh. I vetmi ndryshim sot është se tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë prej një shekulli vërdallë si gomaricat e Faikut për qumësht a për dhallë, janë përndezur tani në sulm frontal se tani e shikojnë që ne e kemi me gjithë mend, tani e shikojnë që do të bëhen të dyja, edhe ai turistik edhe ai komerciali, doni apo s’doni ju që s’doni dhe kurrë mos daçi se nuk na duhet fare se çfarë doni.

Por megjithatë duhet ta them, nuk po flas unë, po flasin ca të tjerë. Unë thjesht po lexoj, ata që ju kanë njohur më parë kur as ju nuk e dinit që ishit gjallë. Keni qenë atje pas shpinës së qeverisë së parë  dhe të re të në 1912 dhe kjo është fatkeqësia juaj se ju nuk e dini, jeni në mision. Unë nuk po them fjalët e mia, janë gomaricat e Faik beut, ai ju ka parë dhe ju ka quajtur gomarica jo unë. ”, tha Rama.

Ora 12:40
Rama-opozitës: Hapni sytë! Në 2006 erdhi investitori i madh por i kërkuat 50% për portin e Durrësit

 

Kryeministri Edi Rama ka kthyer në vëmendje një sipërmarrës që erdhi në kohën kur vendi drejtohej nga PD për të investuar në Portin e Durrësit, por pretendon se qeveria e asaj kohe kërkoi 50%.

Kështu sipërmarrësi shkoi në Mal të Zi ku ndryshoi ‘Porto Montenegro’ çka solli rritje të pagave dhe përmirësim të të ardhurave të vendit.

“Dikur, në kohën kur në Shqipëri sapo kishte të qeveriste “Napoleoni i gjirizeve”, zbriti në Durrës një farë Piter Mang, sipërmarrës i sërës së lartë nga Kanadaja. Ai ia kishte vënë syrin portit të Durrësit me një vizion të qartë për ta kthyer në një portë të re joshëse për Mesdheun, pranë Amfiteatrit më të madh që romakët ndërtuan jashtë Romës, njeriu i duhur, në kohën e në vendin e duhur, por që ra mes minjve të gjirizit napolonik të kohës, të cilët i kërkuan ta kërcejë Napoleonin me shaminë e ndarë përgjysmë; “Gjys për ty e gjys për ne, plako, se ka zot Shqipëria”.

Ishte diku viti 2006. Iku me të katërta sipërmarrësi vizionar, pasi erdhi vërdallë gjirizeve nja tre herë. E mbajti frymën në Malin e Zi, ku i dhanë gjithë çfarë kërkoi, ndërsa ai u dha mbrapsht investimin që ndryshoi përgjithmonë vendin fqinj, destinacionin e famshëm turistik me emrin “Porto Montenegro”.

Merreni e shikojeni ecurinë e bilancit të pagesave të Malit të Zi dhe studiojeni kurbën e tyre dhe aty do të vini re se, aspak çuditërisht, një rritje të ndjeshme e rrogave në të gjithë Malin e Zi, në sektorin privat dhe publik.

Hapini sytë.

Çfarë sy të hapni ju, nuk ju lë mallkimi që keni mision. Rritje e ndjeshme dhe e qëndrueshme përkon pikërisht me periudhën kur mori jetë investimi i kanadezit që u përzu nga Shqipëria. Ai investim ishte, sidoqoftë, thuajse 10 herë më i vogël në vlerë, sesa investimi që do të miratojmë ne sot këtu për Durrësin, të cilin po të mos e kishin trajtuar atëherë, si lodër në duart e tyre të pista, zëdhënësit e sotëm të hijes së mallkimit që përndjek Shqipërinë, do të kishin prej vitesh atje, portin e tij turistik dhe shqiptarët, që nga durrsakët, por edhe të gjithë të tjerët, do të kishin prej kohësh të mirat dhe të ardhurat e mëdha që ai port do t’i kishte sjellë vendit tonë, jo Malit të Zi”, tha Rama.

Ora 12:38
Rama-opozitës: Jeni si gomaricat e Faik Beut, hiqni gozhdën ju mbetet vrima! Hidhuni përpjetë, Durrësit s'ja hiqni dot investimin strategjik

 

I ashpër ka qenë Edi Rama në përgjigjen e tij kundër opozitës për sa i përket debatit për Portin e Durrësit. Rama shtoi se porti i Durrësi është si një platformë e zezë si fytyra e atyre që përndjekin Shqipërinë që prej 1912

"Shqiptarët dhe durrsakët do të kishin të ardhura të mëdha, bilanci i pagesave do të ishte influencuar për mirë. Po më mirë vonë se kurrë dhe ja, vonë, por do të kemi një investim në masë dhe në impakt ekonomik sesa Porto Montenegro. E kam të vështirë të gjej paqen, nuk keni si ta dini sesi njeriu mund të jetë krejt ndryshe nga ju.

Punët janë të ndyra të ashpra. Jeni mësuar të vini vërdallë si gomaricat e Faikut. Si luftoni për darën ju o trima, kur shkulni gozhdën ju mbetet vrima. A do qumësht a do dhallë, gomaricat vijnë vërdallë. Dandi Dandi, kandi randi, rroftë e qoftë Salillandi.

Rroftë soji dhe sorrollopi i gomaricave politik dhe mediatik të mblidhen dhe të hidhen përpjetë dhe nuk ka shans që t'ja heqë njeri Durrësit këtij investim strategjik", deklaroi Rama.

Ora 12:34
Akuzat për portin e Durrësit, Rama: Do jetë motori ekonomik, 8 mld euro vlera në PBB

 

Akuzave për portin e Durrësit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës se porti do të jetë një motor ekonomie që do të sjellë një vlerë prej mld euro në PBB.

“Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri për anadollakët që ndryshojnë fytyrë e emra dhe vazhdojnë akoma me ato. Po na marrin portin thonë, portin antik, me partnerë në taksa fiskale , kompania e vëllezërve Karriç, me Lul Bravën që pastron paratë e të tilla gjëra...

Duan pak fjalë të urta e punë shumë...

Ju pleksni çdo punë të Shqipërisë me punët tuaja të shtrembëra. Bisedat e panumërta bindëse, me Muhamend Alabarin, ende i penguar nga perçja e komunikimeve të vjetra. Puna e gjithanshme e një batalione me njerëz për formatin e bashkëpunimit për dizenjimin e një porti spektakolar për Mesdheun. Në fund janë pranuar vetëm 5 nga 35 kërkesat e kërkuara. Ne këmbëngulëm pa pushim për atë që kërkonin që në fillim. Deri te marrëveshja e projektit më të madh të huaj që është bërë ndonjëherë. Ai do jetë motor ekonomik. Do të sjellë një fond me 8 mld euro PBB, do ngrejë vlerën e të gjitha hoteleve të Durrësit dhe në atë perçe paragjykimesh që ju nuk lini dy gurë bashkë.- tha Rama. 

Ora 12:28
FOTO/ Rama flet për Portin e Durrësit, Dash Sula i ‘përgjigjet’ me foton e deputetëve të PS te Nusreti në Dubai

1669289069_Screenshot2.png

Teksa kryeministri Edi Rama ishte duke folur në Kuvend për projektin e Portit të Durrësit, deputeti demokrat Dash Sula iu përgjigj me foton e deputetëve të PS teksa kanë qenë duke ngrenë tek restoranti i famshëm i Nusretit në Dubai.

Ora 12:28
Rama: Po numëroj orët që të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vend! Porti akutal është skandal mjedisor

 

Nga Foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama thotë se mezi pret që të votohet projekti i portit të Durrësit për investimin më të madh të huaj në Shqipëri.

“Që të jemi të qartë se për çfarë do të flasim sot. Një port si mesjetë ku tregtohet krom si në Mesjetë, ku lulëzojnë sipërfaqet e ndryshkut dhe kalben mjetet e vdekura lundruese, shtrihen mijëra metra katror ferra dhe qytet turistik. Kur dëgjon ju dhe shikon këto pamje, e kupton pse jeni të shqetësuar. Ky port është një skandal mjedisor, gërrhitje teknologjike, një plagë urbane nga e cila rrjedh pisllëk prej dekadash. Është ndërfaqja e sotme e asaj zonës kancerogjene, atij malit me plehra e derra të zhdukur në Porto Romano. Njësoj si ai mal plehrash dhe kjo e ndotjes që s’ka lidhje me shekullin 21 dhe s’ka lidhje me turizmit duhet dhe do të zhduket nga faqja e dheut përgjithmonë.

Ne na ka sjellë në këtë ditë ku personalisht jo vetëm is kryeministër por dhe si deputet, me shumë deputet dhe gëzim po numëroj orët që të votohet marrëveshja për investimin më të madh të huaj në vendin tonë. Do e kthejë Portin e Durrësit nga një platformë të zezë si surrati i atyre që e ndjekin Shqipërinë në 1912 në një nga portretet më të mëdha në rajon. Kjo është dita për të dhënë disa përgjigje, të një mallkimi dhe poshtërsie të vjetër. Ka 110 vjet që lodër është e shkreta Shqipëri, dhe janë këta shëmbëlltyra e një mallkimi të vjetër”, tha Rama.

Ora 12:25
Porti i Durrësit, Ibrahimaj: Më i madhi në rajon, tokën s’po ja falim investitorit! Për herë të parë qeveria aksionere, hapim 12 mijë vende pune

 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka prezantuar në Kuvend marrëveshjen e Portit të Durrësit. Ibrahimaj i ktheu përgjigje akuzave të opozitës duke theksuar se toka ku do të ndërtohet projekti nuk do t’i jepet investitorit, por do t’i mbetet shtetit. Ibrahaimaj tha se ky port do të jetë më i madhi në rajon dhe do të hapen 12 mijë vende pune.

Ministrja shtoi se për herë të parë shteti është aksioner në një investim të tillë dhe se ka të drejtën e vetos për çështje shumë të rëndësishme.

Ibrahimaj theksoi se porti tregtar i Durrësit nuk do mbyllet, pasi faza e parë e punimeve nuk e prek. Kur të nisë faza e dytë e projektit, porti tregtar do të zhvendoset në atë të Porto Romanos.

“Të prezantoj projekti më madhor në Shqipëri, për marinën turistike dhe zhvillimin e ballinë ujore të Portit të Durrësit. Me keqardhje si qytetare shoh që ky nuk është një debat, është një dashakeqësi, tymnajë jo gjysmë të vërtetash siç jemi mësuar të dëgjojmë, po gënjeshtrash që kërkohet ti serviren qytetarëve si biseda kafenesh. Ne prezantojmë një projekt që është dëshmi i atraktiviteit të ekonomisë shqiptare. Ky nuk vjen i vetëm, investimet e huaja në Shqipëri janë rritur me 35% në krahasim me një vit më parë.

Ky projekt nuk është vetëm më i madhi në Shqipëri, por në rajon me vlerë 2.1 mld euro. Nëpërmjet këtij projekti synohet të krijohen 12 mijë vende pune. Fillimisht me zhvillimin e zonës dhe më pas me krijimin e punës. Të rivitalzipojmë zonën, përmirësimin e infrastrukturës, ofrimin e shërbimeve sociale, zhvillimin e artit dhe kulturës në një mjedis turizmi elitar.

Pse Durrësi? Durrësi e meriton dhe justfikon këtë injektim të investimeve sepse me gjithë pushtimet, luftërat apo tërmetet Durrësi vazhdon i ringritur. Do vazhdojë të jetë edhe nesër me i bukur dhe më i begatë.

Këta harrojnë se ca i kanë bërë vendit, ekonomisë, skemat piramidale, shitjet e aseteve shtetërore, faljen e asteve në këmbim të TVSH, periudhat kur ndodhën të zezat e gërdecit dhe 21 janarit. harrojnë sesi e kanë falur interesin publik për hir të interesave personale. Ne sjellim para jush një kontratë të mirënegocuar që përkthehet në zhvillim ekonomik, me rëndësi rajonale dhe kombëtare. Ne kemi negociuar për më shumë se një vit, dhe nga 33 kërkesa të investitorit kemi pranuar vetëm 5. Shteti do jetë aksioner me 33% dhe nuk do ndryshojnë në asnjë moment dhe ne kemi të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje të rëndësishme. Nuk ka asnjë përjashtim nga TVSH, kontributet. 1.1 mld euro që do arkëtohen në formën e taksave në 20 vitet e ardhshme. Toka as nuk falet dhe as nuk shitet. Procedura Projekti i parë që qeveria bëhet aksionere.

Nuk po  e mbyllim portin e Durrësit. Nga punimet fillestare nuk preket, është faza e dytë e punimeve që do nisë pasi të jetë ndërtuar baza në Porto Romano. Kemi të bëjmë me krijimin e një zinxhiri të vlerës së shtuar ekonomike”, tha Ibrahimaj.

Ora 11:38
Miratohet kërkesa e opozitës, debat me kohë të pakufizuar për Portin e Durrësit

1669286528_Screenshot7.jpg

Konferenca e Kryetarëve e pranoi kërkesën për të zhvilluar debat me kohë të pakufizuar për Portin e Durrësit. Deputetët e opozitës do kenë 10 minuta kohë ne dispozicion secili, ndërsa ministrat kanë kohë të palimituar. 

Ora 11:33
FOTOT/ 1 orë debate në Kuvend, Berisha bllokon foltoren dhe rrethohet nga garda, Rama vë duart në kokë dhe ‘bëhet’ për kafe

Rreth një orë kanë zgjatur debatet në Kuvend, ku opoizta kundërshtoi ashpër kohën e lënë për diskutimet për Portin e Durrësit. Të kthyer në ‘traditë’, Berisha bllokoi sërish Foltoren e Kuvendit i shoqëruar nga besnikët e tij. Ndërkohë në foto shihet edhe sesi kryeministri Edi Rama vë duart në kokë dhe pi një kafe teksa flet Berisha.

 

Ora 11:14
Ndërpritet sërish seanca në Kuvend, Balla kërkon takim të anëtarëve të Konferencës së Kryetarëve

1669284244_finalprojekt.00183206.Still007.jpg

Në Kuvend është mbledhur Konferenca e kryetarëve për të vendosur mbi debatin e ashpër për më shumë se 60 minuta se sa kohë do të jetë debati për Portin e Durrësit.

Mazhoranca fillimisht vendosi 6 orë por kjo u kundërshtua ashpër nga deputetët e opozitës, sidomos nga grupi i Berishës.

“Debati i vjedhjes së Portit të Durrësit duhet të kufizohet sigurisht sipas jush. Më rrezikohet e drejta e fjalës për të folur për ccështjen e zonës që unë përfaqsoj.  Kur një bandë hajdutësh vendos të vjedhë një bankë, e para mendon procedurën se si duhet ta bëjë më shpejt”, tha deputeti Bylykbashi.

“Po e interpretoni shtrembër rregulloren. Grupet parlamentare të bien dakord. Ai grup që njihni nuk ka rënë dakord.  Ne që nuk ekzistojmë në grup parlamentar kush jua jep juve të drejtën që të përcaktoni minutazhin për ne. Ju keni përcaktuar kohë të kufizuar”, tha Spaho.

Më pas e mori fjalën kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili tha se pas gjithë këtij debati mazhoranca është dakord që ta ndryshojë vendimin edhe pse sipas tij kjo avantazhin mazhorancën sepse qeveria do të ketë kohë pa limit.

Ora 11:13
Koha për diskutimet për Portin e Durrësit, Alibeaj merr në ‘mbrojtje’ edhe ‘Rithemelimin’: Nikolla po shkel rregullore, jepu deputetëve kohën e duhur

 

Kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikollën për kohën e përcaktuar për opozitën në diskutimin që do bëhet për Portin e Durrësit. Alibeaj i tha se janë në shkelje të Kushtetutës dhe rregullores dhe i kërkoi që t’iu japë kohën e duhur deputetëve për të folur mbi aferën e portit.

“Të jeni të drejtë me fakte dhe po ua kujtoj me qetësi. Në konferëncën e kryetarëve është vendos në mënyrë të njëanshme koha e debatit. Për të pasur debat të limituar duhej kërkesë me shkrim, që s’ka qenë nga Balla.

Në datë 17 nëntor, kam qenë unë që e kam ngritur për herë të parë dhe ju kishit detyrimin, do duhej të votohej dhe nuk u votua. U kam paraqitur një kërkesë për të rimbledhur konferencën e kryetarëve për të zhbërë shkeljen e kushtetutës dhe më keni kthyer një përgjigje që s’ka lidhje. E kërkoj nga konfeenca e kryetarëve dhe ma jep kryetarja e kuvendit.

Neni 48 e përcakton që grupet parlamentare janë më të cenuarat. Të gjithë deputetë që nuk janë në një grup, kanë të drejtën të flasin 10 minuta. E udhës është që shqiptarët të dëgjojnë për një çështje të rënd. Respektoni rregulloren,. Ktheni kohën siç duhet që çdo deputet të flasë 10 minuta. Jemi në një procedurë të përshpejtuar, detyrimi minimal është t’ia bëjmë më dije që ti japim çdo deputeti ta përçojë tek qytetarët, pavarësisht se ku është vendosur.

Konferenca e kryetarëve nuk është ajo që rishikon vendimet e veta. Çshtë seanca plenare dhe nuk mund të thërras konferenca e kryetarëve pa objekt. Të vijojmë në respket të vendimmarrjes së konferencës së kryetarëve", tha Alibeaj.

Ora 11:03
Berisha deputetit të PS: Shals sa apartamente të humbën kur ishe në Bashki? Do i kompensosh tek Porti i Durrësit

 

Teksa ishte futur live në Facebook, pasi Kryetarja e Kuvendit nuk i dha fjalën, Berisha shkëmbeu replika edhe me deputetin e PS Eduard Shalsin.

Shalsi, i cili  i kujto i Berishës se në rend të ditës ishte edhe pika e buxhetit, jo vetëm port i  Durrësit, ndërsa ish-kryeministri e pyeti se sa apartamente ka humbur, të cilat sipas Berishës po i kompenson me portin e Durrësit.  

“Shalsi sa apartamente ke humbur herën e parë, po i kompenson tani. Lëre tani mos e zgjat më shumë.

Shalsi sa apartamente të humbën kur ishe në bashki. Sa? Ti morën. Ja vodhën 8 apartamente”, tha Berisha.

Ora 11:02
VIDEO/ Çfarë nuk u pa nga bllokimi i Foltores nga Rithemelimi! Rama i ofron kafe deputetit të Berishës

 

Teksa Rithemelimi kishte bllokuar Foltoren, kryeministri Edi Rama nuk hezitoi të bënte batutë me një prej deputetëve që mbështet Sali Berishën. Në pamjet duket momenti kur Rama i ofron kafe deputetit dhe qesh.

Ora 10:52
Berisha liron Foltoren pas akuzave për Ballën: Me ty është hija e Ravik Gurrës që të kapi lidhjet me bandat

 

Sali Berisha ka liruar Foltoren e Kuvendit pasi hodhi akuza ndaj Taulant Ballës se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

“Ke kryer porositje vrasjesh dhe ke fshirë regjistrimet. Bashkë me ty në parlament është hija e të ndjerit Ravik Gurra që të ka kapur në lidhje me bandat dhe e eliminove. Kjo është tronditëse. S’ka vend në botë që nuk e dënon këtë”, tha Berisha.

Ora 10:49
'Kush është ky?' Noka ndihmon Berishën të kujtojë emrat e deputetëve të mazhorancës, ish kryeministri paralajmëron qëndresë në Parlament

 

Teksa seanca parlamentare u ndërpre përkohësisht, kreu i Foltoreve foli live në Facebook nga duke paralajmëruar se nëse nuk zbatohet rregullorja për t’i dhënë fjalën opozitës do të fillojnë qëndresën në Parlament.

Berisha: Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën.

Berisha: Kush është ai, si e ka emrin

Noka: Toni Gogu

Berisha: Avokati i Taulantit bëhesh ti eee

Pra ky është një tmerr, ky është një frikë që keni nga fjala e vërtetë./ Sot po kryeni krimin më të madh në histori, vjedhjen e pronës publike dhe bëni avokatin.

Berisha: Kush është kjo?

Noka: Gjylameti…

Berisha: Blerina….ky ka frikë, ky është burracak. Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi.

Shalsi, sa apartamente të humbën kur ishe në bashki? 8 Shalsi... 

Ora 10:47
Këlliçi flet live në Facebook e Berishës: Rama tha se mezi priste debatet për Portin, por sot na censuron fjalën

 

Deputeti Belind Këlliçi ka folur në Live-n e hapur nga Sali Berisha në Facebook. Këlliçi thotë se Rama javën e kaluar deklaroi se mezi po pret debatet për Portin e Durrësit, por ndërkohë po censuron fjalën e opozitës.

Replikën që i takon Berishës. Arsyeja bëhet për të na heq fjalën për të thënë ca të vërteta që qeverisë nuk i pëlqejnë. Nuk e di pse qenka problem një kërkesë që të falsin të gjithë deputetët. Nuk ka asnjë problem nëse paskemi rënë dakord 6 orë, të biem dakord që të falsin të gjithë deputetë e opozitës edhe 10 minua më shumë për këtë aferë. Problemi i sotëm është që javën e kaluar, keni parë kryeministrin që mezi prisnin të vinim në seancën e sotme. Sot opozitës tentohet t’i mbyllet goja dhe mos të lihen deputetë të flasin. Na është lënë një kohë 4 minuta për të folur për këtë aferë. Si mundet që qytetarët të kenë transparencë. Gojën s’na  e mbyllin dot. ”, tha Këlliçi.

Ora 10:44
Bllokoi foltoren e Kuvendit dhe futet live në Facebook, Nikolla i tërheq vëmendjen Berishës, e paralajmëron me përjashtim

1669282277_Screenshot14.jpg

Sali Berisha, ashtu si edhe në seancën e kaluar, bllokoi foltoren e Kuvendit dhe e transferoi seancën në Facebook e tij.

Ndonëse Nikolla i kujtoi rregulloren dhe se do të përjashtohej, ai vijoi të fliste. Më pas kryeparlamentarja e ndërpreu seancën.

Ora 10:40
Berisha futet live në Facebook: Taulant Balla, porositës i vrasjeve në Elbasan! S’ke vend në Kuvend, mbyll gojën

 

Sali Berisha është futur live në Facebook, pasi kryetarja e Kuvendit nuk i dha fjalën për t’i përgjigjur Taulant Ballës. Berisha akuzon Ballën se është porositës i vrasjeve në Elbasan.

“Dua ti them opinioni se ai që sulmoi është sipas dëshmive një porositës i vrasjeve në Elbasan. Ai është një porositës vrasjesh. Ai nuk ka vend në parlament. Shko përgjigju dëshmive për vrasje. Shpirti i avokati Ravik gurra kërkon drejtësi dhe ti je i akuzuar se ke porositur vrasjen e tij.

Ne jemi të zotuar të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje,

Si të duket ty akuza se ka porritur vrasjen e Gurrës. Çfarë ju duket juve kjo. Të drejtat e opozitës do respektohen. Mbyllen gojën s epo flas unë. Shkon në prokurori se je akuzuar për vrasje. Ke porositur vrasjen e ravik gurrës. Shko jep dëshmi. Mos përdor imunitetin diplomatik.

Me asgjë nuk mund të lash se ka porositur vrasjen e Rvaik Gurrës. Nuk do shpëtosh prej saj.

Ora 10:38
Berisha zë foltoren dhe del LIVE në Facebook, Kuvendi pezullon përkohësisht seancën! Balla: Të marrë masë disiplinore

 

Seanca e parlamentit është pezulluar përkohësisht pasi Berisha ka zaptuar foltoren dhe ka dalë LIVE në Facebook.

Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamentar, Tualant Balla ka kërkuar që të merret masë disiplinore.

“Konferenca e kryetarëve e vendos kohën e debatit, Aty është përcaktuar 6 orë debat. Tani ju kërkoj që të procedojmë me pikën e parë me rendin e ditës për interpelancë. Këtyre që ju ka ngelur mendja te foltorja, tani zonja kryetare merrni masa për deputetët që marrin peng foltoren, merrni masë disiplinore.”- tha Balla.

Nikolla: Berisha, vërejtje për ju për zënien e foltores. Silluni si qytetarë të përgjegjshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Po bëj detyrën si kryetare e Kuvendit. Ndërpritet seanca për 5 minuta.

Ora 10:33
Balla-Berishës: 'Non grata' bën pis Kuvendin sa herë që i jepet mundësia! Qesharake që kërkon kohë dhe flet 7 minuta përtej kohës

 

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu përgjigj Sali Berishës që kërkoi më shumë kohë për të folur për projektin e Portit të Durrësit.

“Deputeti që sapo foli, foli plot 7 minuta përtej kohës që i takon. Rregullorja e Kuvendit në rastin e një kërkesë proceduriale jep vetëm 3 minuta. Të ankohesh se s’të jepet kohë në Kuvend kur flet 7 minuta përtej kohës është sa qesharake, aq dhe tallje për sallën e Kuvendit për një turp që ky parlament duhet të ndalet në një seancë për t’i dhënë fund kësaj tragjedie që një ‘non grata’ të vijë e të bëjë pis sa herë i jepet mundësia. Vendimmarrja për kohën i përket Konferencës së Kryetarëve. Nuk dëgjova asnjë kërkesë nga përfaqësuesi i botës së përtejme. Do të sqarohen të gjitha, edhe pjesa që nuk do resht së përshëndeturi qeverinë. Të vijojmë me rendin e ditës për përmbytjet dhe më pas me atë që mezi presim të gjithë, për projektin e portit të Durrësit që të çmontojmë të gjitha shpifjet”, tha Balla.

Ora 10:28
VIDEO/ Sali Berisha bllokon foltoren, i bashkohen deputetët e Rithemelimit! Nikolla: Nuk mund të merrni seancën peng

 

Sali Berisha ka bllokuar Foltoren në Kuvend ndërsa i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit. Berisha kërkon fjalën por Lindita Nikolla hedh në votim që të diskutohet 6 orë për projektin e Portit të Durrësit.

"Nuk mund të merrni seancën peng", tha Nikolla.

Ora 10:26
Berisha-Nikollës: S’na lejoni të jemi të barabartë, s’ju lejoj më ti ndani deputetët në kategori të parë dhe të dytë

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka patur edhe një mesazh për kryetaren e Kuvendit ku sipas tij po i jepet më shumë kohë një kategorie deputetësh. Berisha e garantoi se kjo gjë nuk do ndodhë më.

“Dhe ti që ndan grupet parlamentare në kategori të parë dhe të dytë, më lejo të të them që është turpi më i madh që është bërë ndonjëherë.

Ti je e vetmja në botë ndan parlamentin në këtë mënyrë, kjo do marrë fund. Ju garantoj se ky parlament nuk do funksionojë asnjë ditë kështu siç keni funksionuar ju.”- tha Berisha.

Ora 10:20
Berisha: Po privatizohet Porti i Durrësit, plaçkitja më e madhe ndonjëherë! Rama me ‘arabin okazional’ duan ta varrosin pasurinë e shqiptarëve

 

Ish kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit , ka hedhur akuza ndaj mazhorancës, për Portin e Durrësit.

Berisha e ka cilësuar si plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin e Durrësit si një pronë të vetën.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit”

Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit.” tha Berisha.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 25/11/2022 08:15

    Duke e vuajtur se si ky dhe ata te PD-se e katandisi Tiranen me idete e tij plot beton dhe pasuri per veten dhe duke pare se korrupsioni dhe pasurimi vetjak jane frymezimi i cdo pune te ketij tipit, mendoj qe keta s'duhet ta prekin dhe shkaterrojne kete pasuri te perbashket. Ne fund te fundit nuk eshte e ketij kjo prone duhet te kete referndum per te ndaluar te cmendurit dhe te vendosin ata qe jane pronaret e vertete, njerezit e atij vendi.

    Përgjigju
  • Mete: 25/11/2022 04:30

    Mire qe arritem ket dite. Pas ineciatoreve, bota do cmendet me ne si vendi unikal ne bote, si thonte dhe shoku Enver, ku korrupsioni ne formen me te larte te tij, kapjen e shtetit, behet me ligje dhe kush kritikon damkoset si antiperendimor. Bravo!

    Përgjigju
  • Iris: 25/11/2022 02:42

    Permbledhje e dites se sotme ne kuvend:1-Nje port i nevojshem por menyra si u vendos dhe pse si dhe hollesite e kontrates dhe darka e firmosjes lene dyshime e spekullime qe kerkojne shpjegime 2- Nje Berishe e opozite qe nuk eshte e qarte se ku e ka hallin te humbja e perfitimit te mundshem per vete,apo se i qan zemra prej verteti per fatin e portit e vendit.3-Nje pozite qe voton e gjitha pro,me besnikerisht se dhe deputetet e Xhaxhit,pa bere asnje pyetje,asnje verejtje,pa ngritur asnje problem.4-Nje drejtuese kuvendi e paafte te vere kontroll mbi sjelljet e te pranishmeve qe nga gjuha banale e kryeministrit,antikat e merzitshme te Berishes e deri te paaftesia per te ndjekur zbatimin e etikes se punes ne kuvend duke lejuar deputetet te merren me aktivitete te tjera si shikimi ndeshjeve te futbollit,ne nje kohe kur po diskutohen vendime te rendesishme per vendin dhe ne nje ambient te tille si kuvendi dhe 5-mungesa e cuditshme e kryeministrit kur votohet ne raste te tilla,qe le hapesire per mungese deshire per te marre pergjegjesi me vone para popullit dhe ligjit per pasojat e kontrates.

    Përgjigju
  • Gjergj: 24/11/2022 23:57

    Ajo qè bie nè sy menjèherè tek ky i ashtuquajtur investim me shumèn marramendèse tè 2 miliardè eurove, èshtè agresiviteti i kryeministrit dhe lakejve rreth tij dhe procedura e pèrshpejtuar me tè cilèn kèrkojnè ta bèjnè atè fakt tè kryer. Pse ky nxitim? Nè vènd tè parodive dhe tè bèrtiturave nè kuvend, duhet tè flisnin raportet e ekspertève tè infrastrukturès, vlerèsimi transparent i investitorit dhe ajo qè èshtè mè e rèndèsishmja,,shifra tè sakta nèse ky projekt ka dobi pèr vèndin dhe ekonominè apo do kthehet nè njè projekt mafioz ku porti i Durrèsit bèhet kurban pèr pèrfitime personale. Projekte tè tilla, nèse vèrtetè janè serioze, nuk shoqèrohen me britma halabakèsh qè tè kallin datèn. Nèse institucionet shtetèrore anashkalohen dhe nè vènd tè tyre flasin politikanè qè nè tè kaluarèn dhe tè tashmen i njohim vetèm pèr mungesè transparence, atèherè nuk ka asnjè arsye pèr tè besuar se kètu, kemi tè bèjmè me diçka qè ngjall shpresè. Ata qè bèjnè sikur oponojnè projektin, i kanè tè gjitha mundèsitè ligjore pèr tia dhènè gjykatès njè projekt tè tillè. Nèse kjo nuk ndodh, atèherè kèrkohet tè vihen gjoba, si nè tè kaluarèn.!!!

    Përgjigju
  • alqi b...: 24/11/2022 19:30

    PROJEKTI I DURRESIT,,,PROJEKT HAJDUTESH,,,DHE LARJE PARASH,,,,ASGJE TJETER NUK ESHTE,,,KUSH DO PAGUAJE 2 MILIARD $ PER PORTIN E RI TE MALLLRAVE NE PORTO -ROMANO,,,TE NA E THOTE RAMA....

    Përgjigju
  • fias: 24/11/2022 14:49

    shqiperia e 2030: korrupsion droge mafie emigracion ne mase borxhe ne gjith boten papunesi krim rroga qe sdalin as per buk thate ta gezoni ramazonin

    Përgjigju
  • Ops: 24/11/2022 14:20

    Jemi Ramazon se vetem ne port mund ti pastroni miljardat qe keni ne zona si dubai

    Përgjigju
  • Dea: 24/11/2022 13:34

    Vetem duke punuar kaq shum ky rama Ka fituar zemrat tona

    Përgjigju
  • Fredi: 24/11/2022 13:32

    Saliu e la vendin ton ne dor te fatit mir qe erdhi rama qe e rregulloj

    Përgjigju
  • Titi: 24/11/2022 13:31

    Ky saliu Mir qe seberi vet Tani do ta bllokoj dhe kete projkwtit tjeter mizera

    Përgjigju
  • edi: 24/11/2022 13:23

    o gjigand km qente le te lehin karvani te ece perpara

    Përgjigju
  • urim: 24/11/2022 13:10

    po te ishin vete kushedi sa e sa lajka do i benin e do i thonin shqiperise qe shiko se ca beme

    Përgjigju
  • Gysi: 24/11/2022 11:36

    Vetem lamsh e bejne ate vend me mir ishte shqiperia kur nuk i kishte aty

    Përgjigju
  • gonis: 24/11/2022 11:32

    ore ky mendjen te beje tiktok e ka edhe te hapi naj live si keta blogerat ahgaghahahah

    Përgjigju
  • Henri: 24/11/2022 11:30

    Mir qe su rrezua ky Saliu se po prisnim,se ai mezi rri ne kembe e jo me te dale e te flase per vendin .Mjer ato qe i shkojne pas Saliut

    Përgjigju
  • Beni: 24/11/2022 10:36

    “Antishqiptaret ne nje front”, deri te Pedagoget , “kokat” e kombit. Turp

    Përgjigju
    • @gërdeci: 24/11/2022 23:21

      Na e bëre Shqipërinë si të jetë Norvegjia. Sufllaqexhi i ekzaltuar, hap sytë e shiko ku jeton dhe lëri përrallat me "ndertimie te strukturave madhore per sigurimin e energjise se rinovueshme"

    • Gerdeci: 24/11/2022 16:37

      Kjo e ashtuquajtur opozite ka kundershtuar gjithmone e per gjithçka qe eshte bere e po behet per te miren e vendit. Qe nga investimet per shkollat, rruget, fushat sportive, parqet per femije, parkimet nentokesore, per nderimin e faqeve te qyteteve, per stadiumet, aeroportet, reformen ne energjetike, reformen e pensioneve, te arsimit, te gjyqesorit, te shendetesise, te administrimit te territorit, te digjitalizimit te sherbimeve per popullaten, te ndertimit te strukturave madhore per sigurimin e energjise se rinovueshme, etj., etj. Na thoni se per çfare nuk kane kundershtuar ata?! Nuk ka me zi e me zi sesa jane. Thjesht antishqiptare, antikombetare, veçse bashibozuke te peshtire.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi

Putin: Do të godasim F-16-të e përdorur kundër Rusisë kudo që të jenë! Mohon mundësinë për të sulmuar Evropën: Marrëzi