Historike/ Shqipëria çel negociatat! BE: Me Tiranën bëhemi më të plotë! Rama: Evropa fati ynë, vijmë sot këtu pas një pune të gjatë! Integrimi e bën Ballkanin më të mirë (VIDEO)

16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, Shqipëria ndërmerr sot hapin e madh! Më në fund nisin bisedimet zyrtare në tryezë me Bashkimin Europian, vrapi i fundit drejt anëtarësimit të plotë. 

Me duartrokitje u përcoll momenti historik i çeljes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas pritjes disa vjeçare. Kryeministri Rama tha se tashmë bëhet fjalë për një rrugëtim për jetë a vdekje në në vrapin e fundit drejt anëtarësimit të plotë. Eurokomisioneri Varhelyi dhe Borell vlerësuan përpjekjet e qeverisë dhe thanë se tashmë duhet konsensus politik për të ecur më tej. 

Në konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare, mbajtur në Bruksel, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimi Evropian është fati i shqiptarëve, teksa këtë moment, e cilësoi fillimin për transformimin e vendit. Hapjen e negociatave e quan tërësisht të merituar, e për ta vërtetuar këtë, bëri një paralelizëm mes drejtësisë së vjetër e asaj të re. Komisioneri për Politikën e jashtme në Bashkimin Evropian, Joseph Borrel tha se me Shqipërinë, Europa do të plotësojë vetveten.

Për Komisionerin e Zgjerimit në BE, Oliver Varhelyi me hapjen e negociatave, do të nisë një proces i gjatë transformues ku do të kërkohet konsensus politik. Përfaqësimit të Shqipërisë në konferencën e parë ndërqeveritare i mungoi opozita. Rama tha ai ‘nuk e di kush është kush’.

Çelja e negociatave i parapriu një konference nga kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Kryeministri i Çekisë Petr Fjala, Kryeministër i Çekisë dhe Kryeministër i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski. Rama tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.

Pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare, Rama, Eurokomisioneri Oliver Varhelyi dhe ministri i Jashtëm çek iu përgjigjën interesit të medias. Varhelyi tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Çeljen e negociatave e përshëndeti presidenti Ilir Meta, si edhe nga opozita, ku më kritiku ishte Sali Berisha i cili tha se me udhëheqjen e Edi Ramës Shqipëria nuk anëtarësohet dot në BE. Për këtë ditë historike nuk munguan urimet as nga partnerët ndërkombëtarë, ku një mesazh i veçantë edhe nga vetë presidenti i SHBA, Joe Biden.

Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni kryesohet Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Olta Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, si dhe zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Kryeministri Rama në një shënim në rrjetet sociale shkruan se është krenari për vendin që sot Shqipëria të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar. Ndërsa delegacioni i BE do të kryesohet nga Kryeministri i Çekisë, si vendi që ka presidencën e radhës së BE, ndërkohë që do të marrin pjesë edhe përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme Borrel dhe Komisioneri për zgjerimin Varhelyi.

Vendimi për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, u mor ditën e shtunë, pasi Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë. Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut prej kohësh, kishin mospajtime për çështjen e gjuhës, të identitetit dhe të së kaluarës historike, që bllokuan integrimin e mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe të Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Shkrepje nga një ditë historike, Rama publikon fotogalerinë e çeljes së negociatave

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë nga mbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare që do të cojë Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE pas disa vitesh pritje.

Në pamje duket momenti kur kryeministri Rama së bashku me homologun e Maqedonisë së Veriut bashkojnë duart me presidenten e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen dhe kryeministrin e Republikës së Çekisë Petr Fiala, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së.

Fotoalbumin e ka shoqëruar me shkrimin: “Një dite historike”.

Ora 12:57
VIDEOLAJM/ ‘Momenti nisi tani’, duartrokitja e gjatë që çeli negociatat pas vitesh pritjeje

 

Në përfundim të fjalës së Kryeministrit Rama në mbajtjen e Konferencës e Parë Ndërqeveritare një duartrokitje e gjatë e të gjithë të pranishmëve ishte momenti që simbolikisht u duk sikur nisi kapitullin e fundit të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Jan Lipavsky, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, fund të Konferencës Ndërqeveritare tha: ‘Në këtë slide mund të shënojmë hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Momenti nisi tani’. Dhe duartrokitjet nisën.

Ora 12:29
Batuta e Ramës: S’e kisha menduar kurrë se do të gjeja lumturinë në këtë godinë! Ju keni nevojë për ne po aq sa ne për ju

 

I vetëdijshëm për sfidat, jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri Rama e kishte edhe një mesazh për BE.

“Ne nuk kemi kurrë më të vetëdijshëm për sfidat, për ne dhe për projektin në tërësi. BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Bashkimin Evropian. Kjo është koha për një epokë të re. Ne jemi këtu për t’iu kujtuar qytetarëve tuaj pse kjo ka rëndësi edhe për qytetarët tuaj dhe për Evropian.  “Lufta drejt lartësive mjafton për të përmbushur lumturinë e njeriut”. Sot unë jam I lumtur. Zemrat e njerëzve janë të lumtur. Asnjëherë nuk kisha menduar që në këtë ndërtesa do të shikoja kaq njerëz të lumtur. Ne një ditë do të kemi sukses të arrijmë majën e malit dhe nuk do të jemi të detyruar të zbresim sërish”, tha Rama.

Ora 12:25
Rama: Duam të bëhemi kampion në shërbimet digjitale! Po përballemi me një sulm kibernetik nga një vend armik i BE-së

Në fjalën e tij në konferencën e parë Ndërqeveritare me BE-në, kryeministri Edi Rama renditi edhe synimet që ka vendi, pas çeljes së negociatave. Kreu i qeverisë tha se Shqipëria synon që të bëhet kampione sa i përket shërbimeve digjitale.

‘Do vazhdojmë të luajmë një rol kyç duke mbetur aktiv në ndërtimin e paqes afatagjatë të kontinentin tonë. Një hapësirë e shtuar për të projektuar një të ardhme Europiane. Pavarësisht zhgënjimeve tona, BE nuk është thjesht një projekt që do të përfundojë një ditë, por ka dhënë shumë dimensione. Qëllimi ynë është të rrisim konkurencën tonë, të ndërtojmë një shoqëri të drejtë. Në këto kohë sfiduese Shqipëria po kthehet në destinacion për burime të reja energjie. Diversfikimi i energjisë është qëllimi ynë kryesor. Ne kemi shtuar përpjekjet për të siguruar një integrim të plotë në politikën e përbashkët të BE-së për sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi për sigurinë rrugore. Duam të bëhemi kampion digjital për epokën dixhitale. Teksa flasim po luftojmë kundrejt një sulmi kibernetik ndaj një vendi armiqësor Europian.’- tha Rama.

Ora 12:17
Rama: Sot në Shqipëri kemi një drejtësi të re! Politikanë në burg, më parë do të kishin qeshur nëse do e pretendonit

 

Rama tha sot në Bruksel se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.  

“Ne shkatëruam të gjithë pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja të epokës së re të drejtësisë. Nëse më parë do të kishit pyetur këdo në Shqipëri se cilat janë shanset që të shikonit prapa hekurave një politikan, do të kishin qeshur me ju. Por tashmë nuk është më ashtu. Tani askush nuk është më imun.  Unë qëndroj si lideri i një mazhorance që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjetat e drejtësisë dhe nuk ka përdoru asnjëherë shigjetat e qeverisë kundër drejtësisë. Por sigurisht që hijet se së kaluar vazhdojnë.

Ora 12:15
Rama: Rugëtimi i vështirë! Integrimi i Shqipërisë në BE është për jetë a vdekje

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.

‘Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE. Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë.’- tha Rama.

Ora 12:12
Negociatat/ Rama: BE fati ynë, për këtë në Shqipëri jemi të gjithë dakord! Evropa e bën Ballkanin më të mirë

 

Bashkimi Evropian është zgjedhja e lirë e shqiptarëve dhe të gjithë në Shqipëri bien dakord se është fati ynë. Kjo ishte hyrja e fjalimit të Kryeministrit Rama në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.  

“Është e vështirë të besohet se kjo po ndodh por mjaft kohë në luftuam kundër besimit se nuk do të ndodhte fare. Megjithatë të hiqnim dorë nuk na ka shkuar fare në mendje. Ne në Shqipëri thuajse nuk biem dakord për gjithçka, por ka një gjë që na bashkon: Bashkimi Evropian është fati ynë. Për shekujt na është dashur të jetojmë në perandori dhe regjime që nuk i kemi zgjedhur. Këtë herë është ndryshe, Evropa është zgjedhja jonë e lirë. Ne besojmë në këtë hapësirë paqeje dhe lirije, që frymëzon një menysë tjetër të menduari. Evropa me vlerat dhe parimet e saj është ajo që bën të mundur një Ballkan tjetër, një Ballkan të Hapur drejt prosperitet”, tha Rama.

 

Ora 12:08
Konferenca Ndërqeveritare, Varhelyi: Tani duhet vullnet i fortë politik, metodologjia e zgjerimit vë theksin tek reformat kryesore

 

Komisioni për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi në fjalën e tij në konferencën e Parë Ndërqeveritare tha se tashmë duhet një vullnet i fortë politik, ndërsa theksoi se metodologjia e zgjerimit e vë theksin tek zbatimi i reformave kryesore.

‘Dua të uroj ju kryeministër për këtë sukses të arritur. Shqipëria është një vend kandidat me qëllimin për tu bërë vend kandidat në BE. BE ka reakomanduar të hapen negociatat që në 2018. Kjo konferencë është një gur kilometrik, është një pranim dhe njohje i gjithë progresit të bërë për vendin tuaj. Shqipëria përmbushte të gjitha kushtet. Zotimi juaj ndaj luftë kundër krimit të organizuar për është tu përgëzuar. Besoj se Shqipëria do të intensifikojë përpjekjet e saj për të punuar në lidhje me kushtet. Kuadri negociues ofron në gamë të gjerë mjetesh për antërasimin. Metodoligjia e zgjerimit vë theksin tek reformat kryesore. Kjo është në të mirë të vendit tuaj. Jemi të gatshëm të mbështesim Shqipërinë për të gjitha detyrimet që ka. Negociatat do të kërkojnë një vullnet të fortë politik.’- tha Varhelyi.

Ora 12:05
Borrell: Me Shqipërinë BE bëhet më e plotë, drejtimi juaj pro evropian ka bërë që të jeni objekt sulmesh nga vendet jo mike

 

Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Europian Joseph Borrell tha se me Shqipërinë Bashkimi Evropian bëhet më i plotë.

 “Duke filluar procesin e negociatave Shqipëria do të bëhet anëtarë e BE-së dhe me këtë Shqipëria, Bashkimi Evropian ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt plotësimit të vet. Është bërë një punë e rëndësishme në vitet e mëparshme dhe duke e pasuruar përmes këtij procesi, duke sjellë përfitime për shoqërinë shqiptare. Harmonizimi juaj me politikat e BE-së dhe vendimmarrja huaj reflekton drejtimin e duhur strategjik që keni zgjedhur. Kjo vjen edhe me një çmim të lartë dhe pjesë e këtij ccmimi është edhe ajo listë e ‘vendeve të padëshirueshme të Rusisë’ por jeni pjesë e vendit më miqësor sicc është Bashkimi Evropian.

Shqipëria do të mbështetjet nga BE për tu përballuar me ndikimet armiqësore nga vendet e treta,  si agresioni rus. E dimë se e vështirë ka qenë për ju të përballeni me pasojat e luftës sa i përket ccmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Ju i përballët pak ditë më parë me një sulm kibernetik. Kjo ka ndodhur në shumë vende aleate.  Shqipëria ka qenë një zë moderues në një rajon të kompleksuar. Keni ndihmuar në dialogun Beograd Prishtinë”, tha ndër tjera Borrell.

Ora 12:02
Ministri i Jashtëm çek: Ju mbështesim në përpjekjet tuaja, mezi presim të jeni anëtar me të drejta të plota

 

Ministri i Jashtëm çek e ka nisur fjalën e tij duke listuar të gjitha të mirat që dy palët negociuese Shqipëri BE përfitojnë dhe duhet të plotësojnë nga ky hap i rëndësishëm. Ndër të tjera ai ka thënë se mezi pret që vendi ynë të jetë anëtar me të drejta të plota në BE.

Të mirat për të dyja palët janë të qarta. BE është parteri juaj më i madh për të mirat në investimet e juaja. Presim përpuethshmëri në mënyrë që procesi i zgjerimit të jetë më i besueshëm, më dinamik. E i vendos shumë vend një zbatimit të konsensusit të zgjerimit. Në përputhshmëri të 25 marsit të vitit 2020 Këshilli miratoi në 18 qershor 2022 kuadrin e përgjithshëm konsensusin e zgjeruar të integrimit. Negociatat synojnë zgjerimin në qasjen e BE-së. Shqipëria duhet që të përkrahë dhe të zbatojë të gjitha reformat, veçanërisht reforma për korrupsion, reforma e krimit të organizuar, administratën publike.

Mirëpresim faktin që Shqipëria është në dakordësi të plotë për politikat e BE

Mirëpresim gatishmërinë e Shqipërisë për anëtarësim, do ju mbështesim në përpjekjet tuaja dhe mezi ju presim të jeni si një anëtar me të drejta të plota- tha ia,

Ora 11:48
Nis në Bruksel Konferenca e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE

1658224745_TRYEZA.jpg

Në Bruksel ka nisur Konferenca e parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Ora 11:11
Çfarë do të thotë Konferencë e parë Ndërqeveritare, nis ‘vrapimi’ i fundit i Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë

1658221980_fdhaeherhRFHAERHAERHADRHADRHGADRHG.jpg

Sot Shqipëria mban konferencën e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian! Por, farë do të thotë kjo për vendin tonë? Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe përcaktohen kornizat themelore. Këto korniza përcaktojnë udhëzimet dhe parimet që rregullojnë negociatat e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Komisioni do të fillojë menjëherë punën e nevojshme përgatitore.

Negociatat zhvillohen midis ministrive dhe ambasadorëve të qeverive të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare.

Faza e parë përfshin shqyrtimin rigoroz të legjislacionit të vendit kandidat; negociatat pastaj vazhdojnë në mënyrë metodike përmes një sërë legjislacioni të BE-së, të cilin vendi kandidat duhet të miratojë dhe zbatojë. Negociatat shtrihen edhe në të drejta dhe detyrime të tjera që të gjitha Shtetet Anëtare duhet të pranojnë - këto njihen si Community acquis.

Negociatat e anëtarësimit duhet të përfundojnë përpara se një shtet i ri anëtar të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Reformat politike dhe ekonomike të kryera nga vendi kandidat monitorohen dhe vlerësohen rregullisht dhe ritmi i negociatave përcaktohet nga rezultatet. Vetëm kur të gjitha palët janë të kënaqura, procesi përfundon me nënshkrimin dhe ratifikimin e një Traktati të Aderimit. Gjatë procesit të negociatave për anëtarësim, kandidatët dhe vendet kandidate potenciale mund të marrin mbështetje përmes Instrumentit për Asistencën e Para-Aderimit (IPA). Kjo përfshin një sërë programesh ndërkufitare me shtetet anëtare të BE-së, të cilat pasqyrojnë nga afër funksionimin e fondeve strukturore. Negociatat e anëtarësimit janë aktualisht në vazhdim me Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë. Negociatat janë hapur edhe me Islandën, por aktualisht janë në pritje.

Elementët e negociatave për çdo kapitull

Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.

Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën nëdrejtësi.

Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.

A përfitohen fonde?

Nëse Shqipëria hap negociatat, a përfiton fonde shtesë me qëllim përgatitjen për negociatat e anëtarësimit? Strategjia e Zgjerimit 2018 e KE-së parashikon natyrisht burimet financiare për një anëtarësim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit. Instrumenti i Paraaderimit (IPA) është instrumenti që u vjen në ndihmë financiarisht këtyre vendeve në përgatitet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar.

Gjatë viteve 2007-2017, KE ka investuar më shumë se 8.9 miliardë euro në rajon nëpërmjet IPA-s. Duke iu referuar përvojave të mëparshme të anëtarësimit, një zhvendosje graduale nga etapa e para-anëtarësimit tek ajo e të qenit vend anëtar, duhet të jetë e mirëparashikuar, në mënyrë që të mundësojë zhvillimin kapaciteteve për të përthithur fonde. Pra, e thënë shkurt, nëse hapat e Shqipërisë në periudhën e negociatave do të jenë të qarta dhe të sigurta, edhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde, do të rriten. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit.

Ora 10:21
Çelja e negociatave, ministrja e Jashtme: Rruga përpara është e vështirë dhe kërkuese

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në duke e cilësuar si një ditë historike këtë moment.

‘Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE.’- shkruan Xhaçka.

Ora 08:44
Rama publikon pamjet nga pritja e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen në Bruksel

 

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga pritja që presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka bërë kreut të qeverisë shqiptare si dhe Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Bruksel.

Ora 08:20
Shqipëria 'vrapon' drejt BE-së, Rama: Krenari! Do ulemi në tryezën e Evropës së Bashkuar

Sot do të zhvillohet Konferenca e parë ndërqeveritare, Rama ndau në Facebook një shkrim me flamurin e Shqipërisë dhe të bashkimit Evropian. Shqipëria do të ulet në tryezën e madhe të Evropës së Bashkuar.

'MIRËMËNGJES 

me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit '90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj'- shkroi Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • silva: 21/07/2022 13:32

    Uroj mos te perseritet me

    Përgjigju
  • Mili: 20/07/2022 16:23

    Kjo esh dit historike urime Shqiperi m n fund do jetojm n BE

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2022 02:46

    Urime Shqiperise e Maqedonise! WE DID IT TOGETHER!Ne te vertete ne gjithemone kemi qene pjese e Evropes,por historia dhe fatet tona na bene te dukemi si delet e zeza te kontinentit;as BE nuk eshte bashkimi ideal sipas modelit amerikan.Kaq shume nacionalizem,kaq shume snobizem,kaq shume burokraci.Por sot duhet te festojme,neser fillon me te vertete /maratona/ e vertete.Do te na duhet te bejme shume ndryshime,shume sakrifica,do te heqim dore nga,ose do na duhet te plotesojme gjera qe dalin pertej vullnetit tone.Deshire kemi,por a do te kemi vullnet? A do te jemi te gatshem te ndryshojme mendesite tona,etj?Koha do t'a tregoje,por nese ia arrijme kesaj do te ndihemi me teper europiane,se sa ballkanas.Good luck!

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/07/2022 17:33

    Ja edhe NEGOCIATAT na u hapèn.!!! Prej nesèr e mbrapa nuk ka mè pse tè rèngojmè nèn thundrèn e korrupsionit qeveritar, qè patèm deri dje. Gjithkund shqiptarè tè lumtur nè vèndin e tyre. Kazanat e plehrave, nuk do jenè mè burim ushqimor pèr shumè shtresa tè popullatès. Kur tè trokasim nesèr nè dyert e ambulancave dhe spitaleve pèr ndihmè mjekèsore,,askush nuk do pèrpiqet mè tè na rruajè nè tè thatè. Gjithçka do jetè e civilizuar, nga nesèr e mbrapa. Edhe ministrat e Ramès, nuk do akuzohen mè pèr zhvatje nè grup, si bandat e kriminelève,,,,,jo,jo,jo, tè gjithè do veprojnè siç e kèrkon kodi europian i sjelljes. Do doja tè numèroja kaq e kaq zhvillime tè tjera pozitive qè do mbèrrijnè nesèr por nuk kam kohè fare,,,,,,kamioni qè niset pèr nè Mbretèrinè e Bashkuar niset pas gjysèm ore. Gjithsesi,,,nuk bèmè keq qè folèm pèr kèto gjèra. Ku ka europè me Ilir Metèn dhe Sali Berishèn more aman? Me Gjiknurè dhe Ahmetaj, Beqaj dhe Xhaçka? Mos e humbni shpresèn o shqiptarè. Nga nesèr e mbrapa, gjèrat nuk do shkojnè mè si karroca e Dylit. Do bèjmè shtet. Pika qè su bie.!!!

    Përgjigju
    • Mos harro bursat Erasmus: 19/07/2022 17:56

      Të hetohen pedagoget dhe dekanet apo kushdo që shkon ne vend të studentit trajnime dhe studime me erasmus! Erasmus eshte për student aty shkon pedagogu, ose pedagogu jep dorheqje pra dhe kthehet ne student/e ose nuk ka të drejt të hajë bursen që ka Erasmus për student ! Duhen ridimensionuar kete gjera

  • Anti korrupsion: 19/07/2022 16:11

    Drejtorat ne veting patjeter , 99% e tyre analfabet dhe njerez me precedent ! Ose roformoni nga Europa keto drejtore që ka vendos rama ose do reformohen nga populli dhe nga amerika! Veting dhe deklarim ardhurash për cdo drejtor nga me i madhi ne republike Deri te me i vogli, kontroll I diplomave dhe vendosje e shenjave te gishtit kush ka kryer krime apo ka akoma krim pa paguar ne Europë apo kudo te bëhen gati ose te ikin vetë ! Hajde për hajer negociatat! Koha e intelektualeve dhe njerezve te arsimuar do vije shume shpejt dhe njerezve puntor !!!!

    Përgjigju
    • A. N.: 19/07/2022 23:59

      Perpara do bejne amnistine fiskale ne menyre qe ti lehtesojne vetingun drejtoreve :)

  • A. N.: 19/07/2022 15:45

    Enderra e radhes ti shoh ne burg nje dite te gjithe kryetaret e partive te ketyre 32 viteve te fundit (po perjashtoj ato te meparshmit qe nuk jetojne me)

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 19/07/2022 15:19

    Po nuk u arrestuan rusofilet Sali Berisha Ilir Meta Monika Kryemadhi dhe sahanlepiresit e tjere qe i shkojne nga pas ska integrim ne BE sepse edhe hakerimi i portalit qeveritar e-albania rrezik se nga keta kelyshe mund te jete shkaktuar

    Përgjigju
  • Populli: 19/07/2022 14:55

    Nuk duam negociata duam te arrestohet edi rama dhe te jap llogari per vjedhjet qe i ka shkaketuar shqiperise..!

    Përgjigju
    • Shqiponja: 19/07/2022 16:58

      Futja kot, te mos ishte rama sot shqipëria do ishte cop cop, mire do ishte të arrstohen…. sb + im

  • GOLI: 19/07/2022 14:55

    SI NJE PENG I NJE LECKE ARTIFICIALE M se V I'A DOLËM TE PREKIM REZEN E DERES SE EU-se....E TANI ..DUHET PASUR KUJDES QE TE MOS BEHEMI PLAÇKĒ E FEUDALISTAVE....QELLIMI I TYRE ESHTE PARËSOR PER TE NA FUTUR NE RRJEDHA TE TILLA.....TE NA ROJ MEMA SHQIPERI.

    Përgjigju
  • alma: 19/07/2022 14:54

    me ne fund u hapen negociatat, jemi shume prane integrimit ne BE, sic ka BE nevoje per ne ashtu kemi dhe ne nevoje per BE per te ecur perpara

    Përgjigju
  • Egi: 19/07/2022 14:52

    Suksese shaipri do ja dalim dhe kete her ! Ju kunte z Rama per punen tuaj te palodhur

    Përgjigju
  • Fjordi: 19/07/2022 14:47

    Suksese zoti rama ne takimin e sotem

    Përgjigju
  • tosi: 19/07/2022 14:29

    me vjen mir qe ja arritem kesaj dite te shumpritur bravo te qoft rama qe na solle deri ne kete dite

    Përgjigju
  • Jorgo: 19/07/2022 14:25

    Fal deshires dhe kembnguljes tuaj neve ja dolem ju falenderojme per punet e mira qe keni bere

    Përgjigju
  • Arber: 19/07/2022 14:24

    Rama eshte kryeministri qe i duhet shqiperise dhe askush smund te jete aq i afte sa ai

    Përgjigju
  • Emi: 19/07/2022 14:16

    E meritojme te anetaresohemi ne BE sepse i plotesojme te gjitha kushtet e vendosura nga BE????????????????

    Përgjigju
  • Altin: 19/07/2022 14:03

    Vetem fale pune tuaj kemi arritur te kemi kaq shume suksese

    Përgjigju
  • Altin: 19/07/2022 14:03

    Shyqyr me ne fund pas kaq shume kohesh u realizua endrra e te gjithe shqiptareve

    Përgjigju
  • Olsi: 19/07/2022 14:02

    Kjo eshte arritja me e madhe per ne dhe nje nga endrrat me te medha qe mezor presim te realizohet

    Përgjigju
  • E verteta: 19/07/2022 13:57

    Eshte se kemi nevoje per qeverisje te mire dhe jo nje kryeminister megalloman, paetike dhe deri me palce te korruptuar si puna ketij. Kur edhe momente pozitive te tilla ne vend te bashkimit dhe harmonise jep mesazhin e ndarjes dhe egoizmit, akoma me imperative behet kauza per te ndryshuar faqen e Shqiperise.

    Përgjigju
  • Negociatat: 19/07/2022 13:28

    A eshte e vërtetë që pas negociatave vijne fondet për rruget , për autodraden dhe urat dhe për hekurudhen? Fonde për rruget e fshatit dhe infrastrukture? Vijne bursa për Erazmus? A jane të verteta? Na tregoni si ka kaluar ky transformim për Kroacine dhe për Mal.Zi ? ! Falimderit Kroacia për 5 vite i beri reformat pas hapjes negociatave dhe u fut në BE , ballkani perendimor Mesa shikoj do futet 6 permjehere ose do hujne shqiperia mali zi dhe maqedonia dhe mbesin 3 vende neutrale kosova-bosnia dhe Serbia që do bejne njohjen reciproke dhe hyjne pastaj 3+3=6 vende të Ballkan Perendimor nga 2026-2027! Nga 6 vende vetëm shqiperia ka bere reformen në drejtesi , tani duhen bere rruget dhe hekurudha që thuhet se e mer Gjermania Deutche Bahn (DB) dhe bëhet cdo vend me infrastructure!

    Përgjigju
    • Lokaritari: 19/07/2022 18:33

      Hhahahahahaha,dhe per 38 muaj hyjme ne be beee beeeeee

    • Llogaritari: 19/07/2022 17:41

      Po me dat 3 ose 8 vijn fondet per te gjitha.

  • Toni: 19/07/2022 13:22

    Perpara z.kryeminister ja keni mbyllur gojen te gjithve ketyre qe deri dje te shanin sot jane te gjithe me ju

    Përgjigju
  • Enri: 19/07/2022 13:21

    Per kete kryeminister kemi pasur nevoje fal punes tuaj te palodhur neve ja kemi dale

    Përgjigju
  • Geri: 19/07/2022 13:13

    Pavarsisht te gjithe veshtiresive qe na kane dal rruges asnjehere nuk kemi hequr dore nga endrra jone per te qene pjese e BE, me ne fund arritem te hapim negociatat me ta

    Përgjigju
  • Era: 19/07/2022 13:11

    Kjo dite erdhi vetem fale vendosmerise qe ka treguar populli dhe punes se madhe qe ka bere qeveria Rama

    Përgjigju
  • Qytetari: 19/07/2022 13:11

    Lexoj komentet dhe dukshem po aktivizohet goxha Foltorja !! Keqardhje qe nuk kuptojne qe po izolohen cdo dite e me shume nga nderkombetaret dhe kjo do te vazhdoje ! Qytetari

    Përgjigju
  • Catacora: 19/07/2022 12:23

    praktikiosht asgje nuk ndryshon per individin e thjeshte ,u mbyllen ca kapituj dhe do hapen shume te tjere .......anetaresimi ohu ...pa nja 15 vjet minimumi sbehet fjale ....me ata politikane nastradine qe jane aty (pa perjashtim) nuk shkohet gjekundi ......

    Përgjigju
  • Arbërori: 19/07/2022 11:55

    Lavdrohu o Edvin shkjau shqipfolës që ia arrite deshirat e Čubrilovićit për ta zbrazur Shqipërin nga shqiptarët, ti je vetëm shqipfolës dhe tradhtar i pështirë!

    Përgjigju
  • FAT IR GAXHI ÇAFAJ: 19/07/2022 11:21

    Hec përpara Wdi Rama je burr i madh shteti. Me ty Shqipria shkëlqen njef vetëm ngritje. Respekt vazhdo ngrija kokën e nderoje Shqipërin halle malle. Rrofshin Shqiptarët kudo që jan.

    Përgjigju
  • Ana: 19/07/2022 11:06

    kryeministeri qe duam me gjith ndryshimin e pergjithshem qe ke bere ne gjithe shqiperine me qytet me rruge me shkolla spitale dhe me nisjen e negociatash ne bashkimin europian

    Përgjigju
  • Elia: 19/07/2022 11:05

    E dija që do ja dilje sepse ti je i vendosur me shumë se kushdo për ta çuar përpara këtë vend respekt për pune juaj fisnike për njerzit e zakonshëm të keti vendi

    Përgjigju
    • elton: 19/07/2022 12:32

      je familjar me nocionin e shtylles kurrizore ???

  • Gaga: 19/07/2022 10:56

    Bej cte duash o xhepist por ne arnavutlluk do mbahesh mend si hajduti me i gjate dhe i sofistikuar ne vend. Te fala gazhelit doganave

    Përgjigju
  • Astrit: 19/07/2022 10:06

    Shqipëria, një vend që është tkurrur çdo ditë nga emigracioni që nuk ndalet, po përjeton një tranzicion të pambarimtë, me politikë të vjetër që ka lodhur shqiptarët. Vendi ka një ekonomi të dobët, prodhim minimalist, import të çdo gjëje dhe eksport fare modest, infrastrukturë shumë larg standardeve evropiane, turizëm mjeran dhe ç’është më e keqja, pasiguri për të ardhmen që nxit njerëzit e çdo shtrese, të përpiqen të braktisin atdheun.Shqipëtaret më shum për emigracionin do kenaqen

    Përgjigju
  • shendeti mbi te gjitha: 19/07/2022 09:30

    Kujdes nga euforia e tepruar sepse kalon ne depresion te thelle .....

    Përgjigju
  • Mikel: 19/07/2022 08:31

    Larg cdo kuptimi politik e partiak ky eshte nje moment i bukur per cdo shqiptar. Rrofte Shqiperia jone!

    Përgjigju
    • Rrapi: 19/07/2022 12:37

      Nuk mund ta vendosesh ne te njejtin rang Anglin me shqiperin ndoshta anglija ja del vetem pa europen por shqiperia ka shume nevoje per europen deri sa ta arrijme edhe ne nivelin e anglise e pastaj te themi nuk kemi nevoje per BE,nuk mund te krahasosh shqetesimet e nji anglezi me shqetesimet e nje shqiptari

    • joni: 19/07/2022 09:26

      I bukur shum, pyt ndonje anglez per hollsira te metejshme.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim