Komisioni Hetimor për '25 prillin' sërish pa konsensus për miratimin e rregullores, PS braktis mbledhjen! PD: Doni apo nuk doni Rama do të thirret! Gogu: Po mbani peng komisionin

U mbyll sërish pa një vendimmarrje mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.  Deputetët socialistë braktisën sallën, e për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm, nuk u miratua as rregullorja në bazë të së cilës do të kryhet hetimi parlamentar. Kryetari i Komisionit Hetimor Enkelejd Alibeaj e quajti sërish strategji e mirëmenduar për të zvarritur punën.

‘Ata kërkojnë që çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar do rrëzohej me forcën e kartonave të atyre që janë në akuzë. Pjesë e një strategjie penguese. Ka strategji të demaskuar për të penguar veprimtarinë e komisionit. Instrumentat komisioni i ka dhe do vijojë punën.’- tha Alibeaj.

Më herët pati debatet mes deputetëve lidhur me ata që do të dëshmojnë për pretendimet mbi shkeljet në periudhën zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se Edi Rama nuk do t’i shpëtojë thirrjes si dëshmitar përpara komisionit.

‘E di unë ku e keni hallin, sepse është përcaktuar që do thirret edhe kryeministri Rama. Do të thirret kryetari juaj, doni apo nuk doni ju dhe kjo nuk do ti nënshtrohet votimit sepse kështu e thotë ligji.’- tha Bardhi.

Ndërkohë nga ana e tij, nënkryetari i këtij Komisioni, Toni Gogo akuzoi opozitën se po mban peng komisionin, duke mos hedhur në votim propozimet e kërkuara nga mazhoranca.

‘Duhet t'ja thoni opinionit se me këto propozime doni të merrni peng komisionin. Doni të na  vendosni ju se kë do thërrasim dëshmitarë, ndërkohë që ky komision është ngritur me kërkesë të pakicës.’- tha Gogu.

'Dua t’ju kujtoj se zoti Rama ka qenë në komisione hetimore qëkur ka qenë kryetar bashkie. Do ta marrim forcërisht, nuk përbën lajm ajo. Zoti Basha kurrë nuk ka qenë kur është thirrur, nxirrte raporte, njëherë probleme të barkut, njëherë ishte sëmurë. Ju mungon foltorja. Keni një problem që nuk ua zgjidhim dot ne. Nuk ua zgjidhim dot ne hallin që keni midis jush.'- tha deputetja e PS-së Blerina Gjylameti.

Mbledhja e radhës e do të jetë më 27 tetor në orën 11:00 ndërsa koha e komisionit për të hetuar masakrën elektorale ka nisur të numërohet mbrapsht, pasi sipas ligjit anëtarët kanë në dispozicion vetëm 3 muaj për të arritur në një raport përfundimtar. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:55
PS u largua nga Komisioni Hetimor, Gogu: Alibeaj injoroi të drejtën tonë për të paraqitur propozimet për rregulloren

Nënkryetari Toni Gogu ka reaguar sërish mbi bojkotin e Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor të 25 prillit. Sipas Gogut, kryetari Alibeaj, ka injoruar të drejtën e socialistëve për të paraqitur propozimet e rregullores që pritej të miratohej në mbledhjen e Komisionit. Gogu thotë se maxhoranca është e gatshme që të marrë pjesë në mbledhje në çdo moment, por sipas tij, vetëm nëse respektohet rregullorja e Kuvendit.

“Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posaçme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.

Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të  funksionit të tij të hetimit  e për ta kthyer në ‘foltor’  nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht . Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit”, shprehet Gogu.

Ora 12:27
PS u largua nga mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: Përpjekje për të penguar opozitën të hetojë masakrën zgjedhore

'Përpjekje për të penguar opozitën të hetojë' e ka konsideruar Enkelejd Alibeaj largimin e PS nga mbledhja e Komisionit Hetimor për 25 prillin. Në një deklaratë për mediat, kreu i këtij Komisioni u shpreh se PS ka strategji të qartë për bërë të pamundur mbledhjen e Komisionit

"Befasisht u çuan të gjithë, duket që është strategji për të bërë të pamundur mbledhjen e komisionit, ikën pa asnjë arsyetim. Dy ishin propozimet e palës tjetër që nuk u ra dakord. Bëhet fjalë për drejtimin e komisionit, tjetri ishte edhe më i rëndë dhe demaskon qëndrimin e PS. Bëhet fjalë për një çështje që është zgjidhur prej më shumë se 10 vitesh më parë për të drejtën e çdo anëtari të komisionit hetimor për të kërkuar marrjen e pronave dhe që kjo e drejtë pranohet pa votim. Është e drejtë e çdo anëtari të thërrasë dëshmitarë, të kërkojë dokumente, është e drejta për të hetuar, thelbi i komisionit hetimor. Propozimi i z.Naço ishte që kërkesa për të hetime, për të marrë prova, për të thirrur dëshmitarë, t'i nënshtrohej votimit, pra shumicës socialiste, në mënyrë flagrante në kundërshtim me ligjin. Ata kërkojnë që çdo kërkesë e deputetëve për të hetuar do rrëzohej me forcën e kartonëve të atyre që janë në akuzë. Pjesë e një strategjie penguese. Në datën 27 tetor, ora 11 është caktuar mbledhja e radhës, në të cilën do të ecet para me kërkesat për marrje dokumentesh , plotësim dokumentacioni. Ka strategji të demaskuar për të penguar veprimtarinë e komisionit. Instrumentet komisioni i ka dhe do vijojë punën. Ata kërkojnë që me forcën e kartonit të kufizojnë të drejtën e opozitës për të hetuar", tha ai.

Ora 12:02
Komisioni për zgjedhjet e 25 prillit, deputetët socialistë largohen nga mbledhja

Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Për pasojë nuk është miratuar rregullorja e komisionit.

Data e mbledhje së ardhshme do të bëhet ditën e mërkurë datë 27 tetor, ora 11 paradite.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katarakti: 22/10/2021 13:49

    O Alibeaj! Pasi keni bere 1996 dhe shume krime te tjera te paimagjinueshme tani kerkoni " Komision Parlamentar" per 25 Prill! Zoti ju beri aq vite sa jeni Saliu u morri trute dhe trupin! Turpi i Botes jeni te gjithe! Qe nga foltorja e Saliut dhe Republika e Bashes jen shume poshte! Jeni budallenj apo beni sikur! Po perpiqeni te shpetoni Lulen? Ju e dini mire po ne se nuk e dini ,vendos vota dhe ju jeni te vegjel shume te vegjel prandaj ju injoron Rama! Ndryshoni Strategji dhe taktike,qe duket se nuk keni aftesi dhe mundesi! Njerezit duan nje plan nje strategji te degjojne nga ju dhe jo kete cic-micet tuaja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor

'Kam lindur në Athinë, por jam patriot i atdheut tim': Mario Mitaj: Populli rus i thjeshtë dhe miqësor