Sot luan Kombëtarja, Rama: Nga 10 milionë shqiptarë, jam pjesë e minorancës që s`bëj trajnerin! Do më pëlqente barazim me Italinë

Sot luan Kombëtarja, Rama: Nga 10 milionë shqiptarë, jam pjesë e minorancës që s`bëj trajnerin! Do më pëlqente barazim me Italinë

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama duket se shpreson për një barazim me fqinjët, në ndeshjen e sotme në mbrëmje, ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Italinë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit në 21:00.

Këtë, kryeministri e bëri të ditur në një intervistë për median italiane “Tutto Sport”. 

 Sipas kryeministrit, nuk është vetëm Tirana që mezi po pret me padurim këtë Europian.

“Në këtë Kombëtare bashkohen me Shqipërinë edhe populli i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët në të gjitha pjesët e botës. Lojtari jonë i dymbëdhjetë përbëhet nga 10 milionë zemra dhe në Dortmund do të jetë një ortek kuq e zi, thotë Rama për “Tutto Sport”.

Por, nëse Shqipëria do të eliminohej, Rama do të bënte tifo në vijim vetëm për Italinë. Kur e pyesin për ndeshjen, thotë që nga 10 milionë shqiptarë që iu rreh zemra sonte për skuadrën kuqezi, ai do të jetë tek ajo pakicë që nuk e bën trajnerin.

Gazetari e pyet: Vendoseni veten në vendin e trajnerit Sylvinho, çfarë taktikash do të përdorje me azzurrit?

“Në mesin e 10 milionë shqiptarëve, unë i përkas asaj pakice shumë të vogël që nuk bën trajnerin”, thotë Rama.

Cili është lojtari shqiptar nga i cili duhet të kemi më shumë frikë si italianë?

“Publiku”, përgjigjet Rama.

Kurse pyetjes: A ke pasur rastin të flasësh për ndeshjen me homologen Giorgia Meloni?

Rama i përgjigjet: “Jo, ajo duhej të merrej me G7: Ai është një ekip në vështirësi serioze aktualisht”.

Kryeministri u pyet edhe për Gjermaninë dhe nuk i ka lënë pa pickuar.

“Nuk e di kush është skuadra më e fortë, por për një gjë unë jam i sigurt si kurrë më parë. Jo, nuk dua që Gjermania të fitojë, me luftanijen e tij të disiplinuar dhe precize... do të jepja gjithçka për ta parë edhe një herë të mposhtur në shtëpi nga Italia, si në vitin 2006”, tha Rama kur u pyet se cila është skuadra më e fortë sipas tij në këtë Europian.

Disa momente pikante kishte edhe intervista në La Stampa.

Pyetjes: Lojtari apo trajneri që ndryshoi historinë e Shqipërisë?

Rama iu përgjigj: “Nuk ka një lojtar që e ka ndryshuar historinë e futbollit shqiptar, por Igli Tare ishte shqiptari i parë në Serinë A dhe si trajner pasuroi një Lacio që shpenzoi pak dhe fitoi shumë më tepër, si në aspektin sportive, ashtu edhe ekonomikisht. Sa për trajnerin, pa dyshim De Biasi, që na dërgoi për herë të parë në Evropian”.

Rama e quan këtë ndeshje si dasmën e fëmijës së vetëm teksa thotë:

“Nuk është vetëm Tirana që pret. Ky Europian është si dasma e fëmijës së vetëm. Në kombëtare bashkohet me Shqipërinë edhe populli shqiptar i Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha pjesët e botës”.

S.B/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Përballja me Kroacinë, Kombëtarja mbërrin në Hamburg! Ja kur Sylvinho del para mediave

FOTO/ Përballja me Kroacinë, Kombëtarja mbërrin në Hamburg! Ja kur Sylvinho del para mediave