Sezoni i fundit ishte larg pritshmërive për Fiorentinën, por sot me shumë mundësi do të nisë një kapitull i ri për ekipin vjollcë. Në Milano do të zhvillohet takimi mes dy vëllezërve president Della Vella dhe manjatit italo-amerikan Rocco Commisso, i cili sipas të gjitha gjasave do të jetë presidenti i ardhshëm i klubit nga Firence.
Mediat në Itali shkojnë më tej duke zbuluar edhe planet e drejtuesve të rinj, të cilët për të drejtuar ekipin kanë zgjedhur trajnerin tashmë të shkarkuar nga Interi, Luciano Spalletti-n. Gjithsesi ardhja e këtij të fundit do të jetë pa ndikim për ‘yllin’ e skuadrës vjollcë, Frederico Chiesa-n, i cili është gati për të bërë hapin cilësor në karrierë. Për kapitenin 21-vjeçar Inter dhe Juventus janë në garë të ashpër dhe sipas ‘sportmediaset’ kush i afrohet ofertës 70 mln euro do ta ketë të sajin ‘beniaminin’ vjollcë.