Spahiu: Heqja e Topallit, Harxhit dhe Imamit, provuan që listat i bënte gjithmonë Berisha, jo Basha

Spahiu: Heqja e Topallit, Harxhit dhe Imamit, provuan që listat i bënte gjithmonë Berisha, jo Basha

1725568378_kreshnikspahiu.jpg

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar listat me emrat për 12 drejtuesit qarqeve të PD, u shpreh heqja e Jozefina Topallit, Edit Harxhit dhe Arben Imamit, provuan që listat janë bërë gjithmonë nga Berisha dhe jo nga Lulzim Basha.

Sipas tij, Berisha ka qenë pas çdo vendimmarrje në PD.

 “Listat që po përgatit Berisha unë i shoh me një optik tjetër, ato do të nxjerrin një të vërtetë të madhe, do të provojnë se listat e deputetëve si ka bërë Basha, por i ka bërë Berisha. Po ta vini re, u kalua shkarazi emrin e Topallit. Po emra si Jozefina Topalli, Edit Harxhi dhe Arben Imami nuk janë njerëzit e eleminuar nga Basha, por janë njerëzit e listës së zezë që Berisha ja çoj Bashës. Berisha ka qenë pjesë e çdo vendimmarrje që nga djegja e mandateve, tek bojkoti i zgjedhjeve. Meta hapi siparin e trashëgimisë familjare të partisë dhe këtë do ta vazhdojë edhe Berisha, pas humbjes së zgjedhjeve ai po përgatitet që të kalojë stafetën brenda familjes së tij. Ai nuk ka punuar që të ketë një Lulzim tjetër, për çështjen e Lulzimit mendoj se e kishte kandiduar si kryetar për ti faturuar zgjedhjet e humbura dhe kur të kishte vetëm humbje ti thoshte ti je dështimi”, tha ai.  


Lajmi kryesor:

Spahiu në Report Tv zbulon ‘paktin e fundit Rama-Berisha’: Emigrantet s'do lejohen të votojnë në 2025! Heqja e Topallit, Harxhit e Imamit provuan që listat i bënte Berisha, e Jo Basha


S.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, makina përplas për vdekje 52-vjeçaren

Tiranë, makina përplas për vdekje 52-vjeçaren