Spahiu për skandalin e RTK: Adi Krasta duhet të bëhej palë me gazetarët e dorëhequr dhe jo me partinë

Debati që shpërtheu në Kosovë rreth lajmeve të rreme të prodhuara nga një portal boshnjak dhe më pas të transmetuar nga RTK, ku sulmoheshin mediat në drejtim të gazetarëve Berat Buzhala dhe Ilir Mirena, kritikë të Albin Kurtit, se financohen nga Beogradi, ka sjellë reagime të shumta në Kosovë.

3 anëtarë të bordit janë dorëhequr, ndërsa janë adresuar kritika në drejtim të zv.drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, gazetari Adi Krasta, i cili nuk është bërë palë me gazetarët e tjerë, për tu rreshtuar kundër publikimit të lajmit.

Në një intervistë për Report Tv, juristi Kreshnik Spahiu thotë se Krasta duhej të bëhej palë me gazetarët e dorëhequr dhe jo me partinë në pushtet që është Vetëvendosja.

‘Është gjetur dhe protagonisti i medias shqiptare Adi Krasta, gazetari i njohur, për shkak të pozicionit të tij të zvdrejtorit të Përgjithshëm në RTK dhe kjo ka kulmuar shkak të debatit në vigjilje të zgjedhjeve. Krasta pritet të jetë drejtor. Është vënë në qendër të kritikave nga kolegët e tij do të kishte qenë e këshillueshme që Adi Krasta të ishte distancuar nga ky konflikt. Duhet të ishte bërë palë me gazetarin dhe kolegët e tij dhe jo partinë Vetëvendosje.

Gjithë debati është adresuar në kritikat që ka pasur për të reaguar. Ka një rreshtim në këtë debat të madh profesional në të cilin të gjithë gazetarët janë rreshtuar kundër, politikës kundër qeverisë. Ky lajm më pas është përdorur nga Kurti për të sulmuar dy gazetarët. Krasta duhet të reflektonte që ky lajm nuk duhet të ishte dhënë dhe të kishte hapësirë në Tv e Kosovës. Krasta duhet të rreshtohej me gazetarinë. Do kisha dashur ta kisha parë në anën profesionale.’- tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:14
Spahiu: Protesta për vrasjen e Pogradecit, më e madhe se protestat e PD para bashkisë apo shtëpisë Berishës

 

Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për Report Tv tha se protesta për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, do të jetë më e madhe se protestat e PD para bashkisë apo shtëpisë Berishës.

‘Mendoj se sot më shumë se kurrë kjo protestë duhet të marrë përmasa më të mëdha se protestat politike. Protesta të jenë përmasa të mëdha. Kam bindjen se do të jenë më të mëdha se protestate  PD-së para bashkisë apo shtëpisë së Berishës. Të jenë në përmasa më të mëdha e të fuqishme se protestat politike ka ardhur një moment që të jenë më të mëdha sa ato politike.’- tha Spahiu.

Ora 20:06
Spahiu: Protestat për vrasjen në Pogradec, duhet vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin

 

Protestat për vrasjen e Egli Progës duhet të vazhdojnë deri në shkarkimin e Prokurores që favorizoi autorin. Kështu deklaroi një intervistë për Report Tv juristi Kreshnik Spahiu, i cili tha se prokuroria është përgjegjëse për ndryshimin e akuzës.

‘Sot do doja të kisha qenë në Tiranë të bëhesha pjesë për atë vrasje makabër që ka ndodhur në Pogradec. Protesta të vazhdojë deri në shkarkimin e prokurores e cila është përgjegjëse për ndryshimin e akuzës dhe hetimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila i dha oksigjen bandave dhe krimit duke rrëzuar autoritetin e shtetit dhe gjitha institucioneve.’- tha Spahiu.

Ora 20:05
Spahiu: Në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin

 

Juristi Kreshnik Spahiu thotë se censura në Kosovë ka filluar të jetë e lartë. Në një intervistë për Report Tv, Spahiu theksoi se në mediat e Kosovës që kontrollon VV, mund të kritikosh më lehtë Zotin, por jo Albin Kurtin.

RTK i cili është i barasvlershëm me RTSH është përfshirë në një skandal dhe debat profesional të gazetarëve për faktin se është bërë pjesë e një intrige partiake e mbështetur nga LVV dhe Kurti për të sulmuar dy gazetarët kritikë. Është marrë një informacion duke hedhur baltë mbi dy kundërshtarët mediatikë të Albin Kurtit, Periskopi dhe Nacionale duke i akuzuar si të financuar nga Vuçiç dhe Serbia ka mjaftuar kaq që RTK ti lërë hapësirë dhe të artikulojë këto akuza ndaj gazetarëve profesionistë të Kosovës.

3 profesionistët më të njohur të bordit kanë dhënë dorëheqjen, si pasojë e mos reflektimit të TV ndaj gabimi apo përfshirjes politike. Kjo ngjarje mbart disa përmasa, tashmë edhe Kosova po rrëshqet në pozitat e Shqipërisë. RTK është kthyer në një megafon të partisë në mediat që kontrollohen nga Albin Kurti më lehtë mund të kritikosh Zotin se Albin Kurtit. Nuk mund të hedhësh akuza në drejtim të Kurtit Censura në Kosovë ka filluar të jetë e lartë nuk ka hapësira për zëra kritikë.’- tha Kurti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten

E rëndë në Tiranë, pedagogu amerikan mbyt gruan dhe dy qentë me litar, më pas var veten