Spahiu: Vetëm PD proteston kur zyrat janë mbyllur, puna ka mbaruar dhe askush s’ndodhet në institucione

Juristi Kreshnik Spahiu foli në '5 Pyetjet me Babaramon' mbrëmjen e sotme duke komentuar protestën e sotme të opozitës. Spahiu e sheh si mungesë serioziteti nga opozita që një protestë e paralajmëruar për mosbindje civile, bëhet në një kohë kur orari zyrtar ka përfunduar dhe të gjithë njerëzit janë në shtëpi duke e parë protestën si shou. 

'Populli shqiptar ka të drejtë të revoltohet. Një pjesë e mirë jetojnë në minimumin jetik. Pjesa më e madhe e tyre vuajnë për bukën e gojës. E kanë të drejtë. A përfaqësohet denjësisht dhe aq sa duhet interesi popullor për të protestuar kundër qeverisë. E keqja është nga protesta e vogla, të dobëta të varfra, provinciale. Protesta kishte 2 probleme themelore.

Vetëm në Shqipëri protestohet kur mbyllet orari zyrtar kur janë mbylli zyrat. Kur ka mbaruar puna dhe zyrtarët janë në shtëpi dhe e shohin në Tv. Mosbindja politike është presion ndaj zyrtarëve dhe qeverisë kur ata janë në zyrë. Ky është koncepti. Mosbindje civile në orën 10 të natës kur të gjithë janë në shtëpi duke pirë raki është mungesë serioziteti. E keqja është jo nga forca dhe dobësia.'

Më tej Spahiu shton se opozita është e dobët dhe protesta të tilla e pasqyrojnë diçka të tillë.

'Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.'

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
'E paimagjinueshme në Europë që një parti kaq e madhe nuk njeh drejtësinë', Genc Burimi: Nuk është turp që opozita bën protesta të tilla

Genc Burimi nuk e sheh si turp protestën e sotme të opozitës me molotov, pasi raste të tilla ka patur edhe nga opozitat në Serbi apo Rumani. Por sipas tij në asnjë vend nuk gjen një parti kaq të madhe politike që nuk e njeh drejtësinë. 

'Nëse i bazohemi lajtmotivit që është qeveria teknike, edhe sikur sot të ishte Tirana në flakë nuk do kishte qeveri teknike. Jemi ende larg zgjedhjeve, jemi në muajin tetor. E shoh të vështirë sepse mund të hyjë në krizë politike. Zhgënjimi ka prekur edhe elementë moderatorë si Tabaku apo Salianji. Një periudhë shqetësuese për Shqipërinë. kemi një parti që nuk e njeh si të mirëqenë drejtësinë shqiptare.

Nuk është e imagjinueshme në Europë të mos njohi një parti drejtësinë. Shqipëria sot krahasohet me Venezuelën. Nuk ekziston sot një demokraci në diskursin e opozitës. Nuk krahasohet me Francën. Në rajonin tonë kemi pasur manifestime shumë më të rrepta, molotovi është një miniaturë. Ju kujtoj rastin e fundit në Beograd, e më përpara në Bullgari apo Rumani. Nuk është turp një opozitë që proteston. Faji është i perëndimorëve sepse nuk ndërhyjnë për ti vënë në një tavolinë negociuese.'

Ora 22:28
Spahiu: Jam i çuditur që protestuesit harruan Salianjin, dhe vetëm para gjykatës nuk demostruan

1728332985_spahiu.JPG

Juristi Kreshnik Spahiu mendon se Pd mund të kishte bërë më shumë për mos burgosjen e Ervin Salianjit. Sot u shpreh ai në '5 Pyetjet me Babaramon' protesta nuk ia arriti qëllimit, për lirimin e Salianjit, pasi duhej të protestonin në Gjykatën e Lartë ku pritet të shqyrtohet çështja të premten.

'Ju thanë amerikanët. Ndërkombëtarët nuk do lejojnë që pushteti politik apo një marrëveshje mes PD dhe PS të bëhet barrierë për reformën në drejtësi. Nga ana tjetër dua të jem konstruktiv pas këtij emisioni. Kanë ekzistuar mjetet institucional ligjore që situata me Ervin Salianjin, deputet që nuk kishte të shkuar negative penale nëpërmjet përfshirjes në amnistinë që u votua me konsensus nga PD dhe PS. Ia kam thënë personalisht. Kam qenë kundër dënimit të tij edhe kur ishte me Bashën. Edhe kur ishte me Berishën.

Nuk kuptoj këtë reaksion politik në një moment kur ekzekutohet vendimi, kur kjo parti ka pasur mjetet kushtetuese që të lirohet me amnisti. Si dhjetëra kriminel dolën nga burgu dhe e toleruan Salianjin. Deputet që nuk duhet të jetë në burg. Kjo parti proteston sot në 10 të natës dhe nuk rrethon gjykatën e Lartë pas 5 ditësh për të kërkuar lirimin e Salianjit. Nuk ia arriti qëllimit protesta për lirimin e Salianjit. Kjo drejtësi nuk mund të jetë e pavarur. Presioni duhet të orientohet aty. Askush nuk e di çdo do të ndodhur të premten kur do jetë gjyqi. A do jenë me këtë intensitet. Apo do jenë 10 deputetë si në kinema. Duhet që këto kauza të mos keqpërdoren.'

Ora 22:14
'Palaço, je tharë komplet', Muça dhe Burimi debatojnë në '5 Pyetjet': Nuk merrem me një injorant

 

Gazetarët Genc Burimi dhe Flogert Muça debatuan në '5 Pyetjet me Babaramon' mbrëmjen e sotme.

Burimi po krahasonte rastin e Berishës me Trump dhe Sarkozy, duke thënë se këta të fundit hetohen dhe gjykohen në gjendje të lirë, ndërsa Berisha është rasti i vetëm që hetohet në arrest.

Por Muça e pyeti: O Burim pse nuk protestohet para SPAK dhe GJKKO? Kaq mjaftoi që të niste debati.

Burimi: Nuk të kam prerë kërthizën, atë Burim lëre.

Muça: Që je tharë komplet dhe nuk të ka mbetur pikë burimi. Ti je palaço, u kujtua sot ai të më thotë  mua ai pas 10 vitesh. Shko ha sufllaqe.

Burimi: E sheh çfarë bëni ju. Nuk merrem me një injorant si ju.

Muça: Po ç’personale aman, mbiemrin i thirra.

Ora 22:05
'Më e kënaqur nga protesta sot është mazhoranca', Endri Shabani: Vëmendja zhvendoset nga përmbytja e Vlorës apo rritja çmimeve tek molotovët e Nokës

1728330933_shabani.jpg

Sipas Endri Shabani mazhoranca sot është e kënaqur me protestën e opozitës. Duke folur në '5 Pyetjet me Babaramon', Shabani iu përgjigj Blendi Klosit, duke thënë se vëmendja e të gjithëve tashmë përqëndrohet tek molotovët që hedh PD dhe jo tek hallet e vërteta si përmbytja e Vlorës apo rritja e çmimeve.

'Zoti Klosi tha nuk janë të kënaqur, mund të mos jenë. Por zoti Klosi sot është shumë i kënaqur se u përmbyt Vlora para dy ditësh. Janë familje të evakuura, biznese të falimentuara për shkak të qeverisë së zotit Klosi që nuk ka bërë punën. Hidrovori plot me plehra. Që në 2015 duhej rinovuar. Në vend që të flasim për këtë është këtu duke folur për Flamur Nokën që vjen vërdallë nëpër Tiranë. Sepse u harrua ajo. Kemi ulje të 70% të studentëve, u harrua dhe kjo. Do rritet çmimi i bukës, flasim për molotovin e Flamur Nokës. Ky lloj kontributi meriton të jetë qeveri teknike. Nuk e kuptoj pse nuk e fusin Bardhi në qeveri teknike. Këta luajnë lojën me njëri-tjetrin.'

Ora 21:57
Spahiu: Shqipëria nuk e meriton këtë opozitë, kaq të dobët, kaq të vogël, kaq provinciale, kaq të lodhur

 

Juristi Kreshnik Spahiu i sheh këto protesta si të dobëta, proviniciale dhe të lodhura. Sipas tij PD ka mbetur ende në skemat e 91, megjithëse atëherë ishin më kreativ.

'Ky regjim rri në pushtet pasi ka një revoltë jo të madhe. Sot nëse do kishte 300 mijë veta në shesh do i dridheshin këmbët. Por kështu i bëhet shërbimi më i madh regjimit politik. 3 herë e pyetën gazetarët kur do vazhdojë dhe tha do flasim. Sot nuk kishte ide, skenar, regji, dekor, mbeten akoma me skemën e 91. I kanë pas atëherë shumë më të bukura, kreative, novatorë. Nuk po flas për veta. Nëse koncepti i protestës është me shumë ide, e eklispon numrin e vogël. Kur ka defiçencë edhe të numrit, idesë.'

Ora 21:54
'Protesta e sotme pa mesazh politik', Blendi Klosi: Kërkojnë të iki Rama, pranojnë humbjen para zgjedhjeve

 

Deputeti i PS-së Blendi Klosi komentoi protestën e sotme të opozitës.

Tek ‘5 Pyetjet me Babaramon’, Spahiu theksoi se opozita dhe PD sot ishte pa ide dhe bënë diçka që e kanë bërë dhe më parë pa rezultat.

'Protesta e sotme ishte si gjithë opozita e kësaj kohe, pa një mesazh politik. Vështirë të gjesh se kush është drejtuesi i ekipit, mesazhi gjithë historia përfundon tek djegia e karrigeve të parlamentit, apo hedhja e molotovit vend e pa vend. Pse bëhet kjo protestë? Përgjigja është pak e vështirë, dhe nuk është e zgjidhshme. Kërkesa kryesore është qeveria teknike, të iki Rama. Mesazh më të keq se para procesit zgjedhor nuk mund të jepet, e pranon 6 muaj para zgjedhjeve se është e mundur nga Edi Rama.

Kërkon tërheqje nga Rama. Një garë që nuk ka arsye pse të jepet nga mazhoranca. Vështirë të gjehet pse ndodhi kjo. Nuk e di a janë të kënaqur me rezultatin e protestës vetë kolegët e opozitës. Nuk e di çfarë bilanci kanë? Veçse stacionet e autobusëve të djegur apo vetë selia e PS. U lajmërua prej kaq kohësh protesta më e madhe, e pamë nga numri i pakët i qytetarëve. Forca e një opozite që djeg institucionet.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nani: 07/10/2024 22:10

    po ka mesazh. psh shkelja e te drejtave te njeriut eshte shkak per veprime te tilla, zjarr, drunj etj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron