Një aksion u zhvillua mëngjesin e kësaj të marte në Shqipëri, Itali dhe Spanjë, kundër një organizate kriminale të drejtuar nga shqiptarë.
Objektivi i forcave speciale të disa vendeve, zbatimi i 15 masave të sigurisë, 10 prej të cilave nga Gjykata e Posaçme në Tiranë dhe 5 të tjera nga autoritetet italiane. 11 shqiptarë dhe 4 të tjerë italianë, në mesin e të cilëve 4 gra që u lanë në masa më të buta sigurie, 1 “arrest shtëpie” dhe 3 “detyrim paraqitje”. Operacioni u shtri në Tiranë, Fier e Vlorë, si dhe në Barletta, Romë, Agnani dhe Madrid.
Në Shqipëri u arrestua në një vilë luksoze pranë TEG, Ergys Kastrati alias Bishja, i konsideruar një ndër dy më kryesorët e grupit, i cili prej 2 vitesh ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia, gruaja e tij Desmira Ceco dhe 2 shoferë që bënin transportin e parave të pista nga Italia, për t’i investuar më pas në Shqipëri, të provuara përmes pamjeve të kamerave ku shfaqen në kamion, përfshirë edhe tufat e parave të sekuestruara.
Hetimet u fokusuan fillimisht te zbardhja e vrasjes së parukierit italian, Francesco Diviesti, ngjarje e ndodhur më 25 prill 2025 në Canosa di Puglia. Atë mbrëmje, Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s, një qytet mes Barit dhe Foggia.
Ai u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar, ku u qëllua 5 herë nga dy pistoleta. Më pas, të riut iu vu flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë.
Provat e mbledhura tregojnë se italiani është ekzekutuar nga 1 shqiptar dhe dy italianë, burrë dhe grua, që ndihmuan në fshehje të gjurmëve të krimit.
Më 25 qershor 2025, shqiptari Igli Kamberi, kreu tjetër i grupi kriminal, që dyshohet i përfshirë në krim, dhe që ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviestit, u arrestua në Hungari, jo për vrasje, por për posedim të 24 kg kokainë, në një hetim të Prokurorisë së Tranit, tashmë i ekstraduar. Antimafia e Barit i dërgoi provat Tranit për të bërë të mundur arrestimin e tij për vrasjen e Diviestit.
Detajet e operacionit u dhanë në një konferencë të përbashkët të SPAK me partnerët italianë, ku ishin të pranishëm drejtuesi Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara.
“Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme”, tha Braho.
Prokurori italian Giuseppe Gatti foli për grupet kriminale shqiptare, duke i konsideruar me një nivel shumë të avancuar strukturor dhe që deri më tani janë nënvlerësuar.
“Aktualisht mund të themi se organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në BE. Ndoshta për një kohë të gjatë janë nënvlerësuar. Sot realiteti tregon një nivel shumë të lartë kriminaliteti të strukturave shqiptare. Përveç trafikut të drogës, sjellin edhe një kulturë kriminale me origjinë mafioze, e krijuar dhe e konsoliduar në Shqipëri”, tha Gatti.
Për të treguar agresivitetin e grupit, Gatti merr shembull mënyrën e ekzekutimit të Diviestit dhe justifikimin që ka për të vrasësi i dyshuar i tij.
“Personi i akuzuar për vrasje e justifikon ekzekutimin duke thënë se nuk ishin respektuar rregullat e “familjes”. Kemi arritur të kuptojmë një model kriminal që ka bazën në Tiranë, por që është shtrirë edhe në Itali, duke ruajtur rregullat dhe hierarkinë tipike të organizatës “mëmë”, tha Gatti.
Grupet shqiptare kanë gjetur terren në Itali, janë fuqizuar dhe modernizuar.
“Elemente të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur mbështetje në Itali, duke krijuar modele bashkëpunimi, duke avancuar dhe modernizuar mënyrat e kryerjes së veprave kriminale. Nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar, por për fenomenin e krimit të organizuar, ndaj bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm”, tha Mara.
Gjatë hetimeve, për llogari të personave të këtij grupi janë sekuestruar edhe mbi 412 mijë euro CASH te familjarët e tij, ndërsa GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin preventiv të 23 pasurive të tjera.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Igli Kamberi, kreu i grupit kriminal që vepronte në fushën e pastrimit të parave, rezulton i arrestuar në vitin 2015 së bashku me një tjetër shqiptar, Artan Belliu dhe 1 italian të akuzuar ai autorë të vrasjes së mbetur në tentativë të kryekëshilltarit të Partisë Demokratike të komunës së Barletës, Pasquale Ventura.
Ekzekutimin e Pasquale Ventura e kishte urdhëruar ish-bashkëshortja e tij Conceta Dimatteo di Barleta. Ngjarja ka ndodhur më 20 janar 2015 teksa politikani po dilte nga shtëpia e vajzës. Në drejtim të tij u qëllua disa herë nga autorët që po lëviznin me motoçikletë, por plumbat nuk e kapën.
Pas hetimeve rezultoi se ish-gruaja e tij, Concetta Dimatteo di Barletta kishte paguar 20-30 mijë euro ndërmjetësin shqiptar Artan Belliu 53 vjeç për eliminimin e ish-bashkëshortit të saj nga i cili ishte ndarë pak kohë më parë me konflikte të forta ekonomike e sentimentale.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit (DDA) zhvilluan mëngjesin e sotëm një operacion të përbashkët dhe të gjerë në kuadër të hetimeve ndërkombëtare në Shqipëri dhe Itali, i realizuar nga Skuadra e Përbashkët hetimore, e ngritur më mbështetjen e Eurojust.
Hetimet u përqëndruan në zbulimin e vrasjes së Francesco Diviesti-t, ngjarje e ndodhur më 25 Prill të vitit 2025, në Canosa di Puglia, në jug të Italisë dhe të një organizate kriminale shqiptare, me bazë në Tiranë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e produkteve të veprës penale, nga Italia në Shqipëri.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 10 masa sigurimi personal, ndërsa 5 të tjera janë lëshuar nga autoritetet gjyqësore italiane. Këto masa janë vendosur ndaj 11 shtetasve shqiptarë, 4 italianë, (përfshirë 4 gra, të vendosura nën masën e arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje). Masat u ekzekutuan në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar në Tiranë, Fier, Vlorë (Shqipëri), në Barletta, në burgun e Romës dhe Agnani, (Itali) si dhe në Madrid (Spanjë).
Veprat penale:
Vrasje me paramendim, e kryer duke përdorur metoda mafioze të ekzekutimit
Tentativë zhvatjeje;
Posedim dhe mbajtje e paligjshme e armëve të zjarrit dhe municioneve;
Favorizim personal;
Shkelje të masave parandaluese personale;
Pastrim ndërkombëtar i produkteve të veprës penale nga Italia në Shqipëri
Në masën paraprake të lëshuar nga Gjykata e Barit është konfirmuar qëndrueshmëria e provave ndaj tre personave, të hetuar si ekzekutorë material krimit të kryer ndaj Francesco Diviestit; një shqiptar (autori) dhe dy italianë nga Barleta, një burrë dhe një grua, që ndihmuan në fshehjen e gjurmëve të krimit duke mos e raportuar atë tek autoritetet gjyqësore.
Ekzekutimi i Francesco Diviesti-t – 25 Prill 2025
Hetimet zbuluan se në mbrëmjen e datës 25 Prill 2025, Francesco Diviesti u përfshi në një konflikt, në një bar të Barletta-s dhe u dërgua brenda disa shpellave, pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë. Duke iu referuar kësaj mënyre të ekzekutimi, hetimi u mor përsipër nga Drejtoria Antimafia e Barit, duke lokalizuar kufomën brenda katër ditëve. Më 25 Qershor, shtetasi shqiptar i përfshirë në krim, i cili ishte larguar dy ditë pas ekzekutimit të Diviesti-t, u arrestua në qytetin Roshe të Hungarisë, jo për vrasje, por për posedim të 24 kilogramëve kokainë të pastër, në kuadër të procedimit të Prokurorisë së Tranit. Drejtoria Antimafia e Barit i kishte dërguar provat kësaj Prokurorie për të bërë të mundur arrestimin e tij për këtë krim. Në të njëjtën kohë, tek familjarë të tij u sekuestruan mbi 412.000 euro ‘cash’ si dhe u dokumentua përfshirja e tre shtetasve italianë në këtë çështje penale në hetim.
Rindërtimi i vrasjes së Diviesti-t dhe identifikimi i grupit kriminal të përfshirë në pastrimin e produkteve të veprës penale u bë i mundur falë një hetimi më të gjerë ndaj shtetasve shqiptarë të vendosur në Puglia, të zhvilluar nga Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, nën drejtimin dhe koordinimin e Drejtorisë Antimafia të Barit, në kuadër të trafiqeve ndërkombëtare të drogës nga Shqipëria në Puglia.
Lidhur më shtetasit e hetuar, GJKKO ka caktuar gjithashtu edhe sekuestron preventive për 4 shoqëri tregtare, 8 automjete, 10 llogari bankare dhe shumën prej 680.595 euro, të cilat u sekuestruan nga Policia e Shtetit në 14 Nëntor 2024 në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, pas informacionit të marrë nga Qëndra Operative DIA, Bari.
Operacioni i sotëm është pjesë e një projekti hetimor shumëvjeçar mes SPAK dhe DDA-së të Barit kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të menaxhuara nga organizata kriminale shqiptare dhe pason operacionet:
Shefi
Kulmi
Shpirti
Ura
Nga viti 2018 deri në 2025, këto operacione kanë çuar në vendosjen e 170 masave të sigurisë, sekuestrimin e pasurive në vlerën e miliona eurove dhe kapjen e mbi 7 tonëve drogë (kokainë, heroinë, kanabis). Në shkallë të ndryshme të gjykimit janë vendosur dënime deri në 20 vjet heqje lirie për secilin të pandehur..
SPAK i shpreh mirënjohjen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për ekzekutimin e masave të sigurimit personal të kryera sot në Shqipëri.
Theksojmë se procedimi ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake.
Prokurori italian i ka cilësuar grupet kriminale shqiptare, si organizatat me shtrirjen më të gjerë dhe më të fuqishmet më territore të Evropës.
Prokurori italian Giuseppe Gatti: Ky operacion na lejon të bëjmë një lloj analize për krimin e organizuar. Aktualisht mund të themi se organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në BE. Ndoshta për një kohë të gjatë janë nënvlerësuar, pasi konsideroheshin si grupe që merreshin vetëm me prostitucion apo emigracion të paligjshëm.Sot realiteti tregon një nivel shumë të lartë kriminaliteti të strukturave shqiptare, të cilat kanë rol kryesor në narkotrafikun ndërkombëtar. Këto grupe, përveç trafikut të drogës, sjellin edhe një kulturë kriminale me origjinë mafioze, e krijuar dhe e konsoliduar në Shqipëri.
Grupet kriminale shqiptare veprojnë si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij, duke fituar rol drejtues në vendet ku operojnë. Ekziston edhe një garë mes tyre për dominim. Krimi i organizuar ka hyrë në një proces delokalizimi. Ky hetim tregon se organizatat kriminale shqiptare të pranishme në Itali ruajnë lidhje me ‘shtëpitë mëmë’ dhe funksionojnë si struktura mafioze. Në grup ndodhet edhe një person nën hetim në Itali, pjesë e një strukture që pastron paratë e drogës. Këto organizata zhvillojnë aktivitet kriminal edhe në Itali dhe e konfirmojnë nivelin e tyre kriminal përmes vrasjeve. Funksionojnë si grupe tipike mafioze: një person merret, dërgohet në një vend të izoluar, vritet dhe më pas trupi digjet.
Këto janë ndër format më të tmerrshme të dhunës që përdoren për të treguar forcën e tyre. Grupet shqiptare shfaqin tipare të qarta mafioze, si në kodet e sjelljes, ashtu edhe në lidhjet familjare e kriminale. Personi i akuzuar për vrasje e justifikon ekzekutimin duke thënë se nuk ishin respektuar rregullat e ‘familjes’. Kemi arritur të kuptojmë një model kriminal që ka bazën në Tiranë, por që është shtrirë edhe në Itali, duke ruajtur rregullat dhe hierarkinë tipike të organizatës ‘mëmë’.
Prokuror i posaçëm i çështjes Vladimir Mara tha se nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar dhe se grupet kriminale shqiptare, kanë gjetur mbështetje në Itali ku dhe janë fuqizuar e modernizuar.
Prokurori i SPAK Vladimir Mara: Kemi dokumentuar episode të trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Falë këtij hetimi është zbuluar edhe vrasja e një shtetasi në Itali. Elemente të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur mbështetje në Itali, duke krijuar modele bashkëpunimi, duke avancuar dhe modernizuar mënyrat e kryerjes së veprave kriminale. Nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar, por për fenomenin e krimit të organizuar, ndaj bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm.
Kreu i SPAK Klodian Braho në konferencën e përbashkët me Antimafian e Barit, sqaron se në total nga të dy vendet, janë lëshuar 15 masa sigurimi personal, 10 prej tyre të caktuara nga SPAK. Braho bën me dije se me urdhër të GJKKO-së është bërë sekuestrimi i pasurive të dyshuara me prejardhje nga aktiviteti kriminal i anëtarë të grupit të goditur. Konkretisht kreu i SPAK thotë se përveç automjeteve, shoqërive tregtare e llogarive bankare, janë sekuestrua e 1 milionë euro cash.
Klodian Braho: Ky operacion është rezultat ti një hetimi të përbashkët e të gjatë e të koordinuar. Janë caktuar në dy autoritetet e dy vendeve 15 masa sigurim personale, 10 janë caktuar nga SPAK. Është një element i rëndësishëm i këtij, jo vetëm goditja e krimit të organizuar por dhe goditja e produkte dhe pasurive që kanë rrjedhur nga aktiviteti i trafikimit të lëndëve narkotike. Gjatë hetimeve janë sekuestruar në total rreth 10 mln euro cash, nga GJKKO janë sekuestruar pasuri të tjerë, shoqëri, automjete e llogari bankare.
Ajo që dua të theksoj është se kjo skuadër nuk vjen si pasojë e një terreni bosh, por vazhdimësi e disa skuadrave të mëparshme. Përmed operacinet "Shpirti", "Kulmi", "Ura" ku janë dënuar 170 persona, 145 prej të cilëve me dënime të rënda mbi 12 vjet.
Bashkëpunimi i sotëm është më i miri që ne në Shqipëri kemi pasur. Skuadrat e përbashkëta mund të funksionojnë. Kur ekziston vullneti dhe angazhimi, rezultatet hetimore janë të arritshme. Në emër të SPAK shpreh vlerësim për autoritetet gjyqësore italiane, në veçanti Prokuroria e Barit, Antimafian, Eurojust dhe hetuesit që kanë kontribuuar. Vlerësoj Policinë e Shtetit në Shqipëri që ka ekzekutuar urdhtat e arrestit. SPAK mbetet i gatshëm për bashkëpunim edhe në procedime të tjera.

SPAK ka vënë në sekuestro pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, figurat kryesore të grupit kriminal të goditur nga SPAK dhe Antimafia e Barit, me veprimtari në fushën e pastrimit të parave, të cilat dyshohet se e kanë burimin nga trafiku i drogës dhe dërgoheshin nga Italia në Shqipëri.
Në total janë sekuestruar 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 680.595 euro cash. Këto të fundit të kapura në Muriqan në vitin 2024 teksa po tentohej futja e tyre në Shqipëri nga Mali i Zi me automjet nga Lefter Nelaj.
Pasuri në pronësi të Igli Kamberit; Subjekti ‘Igli Kamberi’ me veprimtari ‘Menzë-katering, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm”, me seli në Kashar.
Në pronësi të gruas së Kamberit, Nevila Kamberi dhe të mamasë së saj Dituri Buzi, janë sekuestruar 2 llogari bankare ndërsa babait të saj, Fatoz Buzit, i është sekuestruar biznesi ‘Fermer Fatos Buzi’ me veprimtari ‘Bujqësi-Prodhim Fruta-perime’.
Një prej personave të arrestuar nga operacioni sot është dhe Ergys Kastrati e bashkëshortja e tij Desmira Cecos. Kësaj të fundit i janë sekuestruar 2 llogari bankare.
Pasuri të shumta i janë sekuestruar Bardhok Gjergji. Ende është e paqartë lidhja e tij me grupin. Gjergjit i është bllokuar veprimtaria e biznesit ‘AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k., për dhënie me qira automjetesh, shit-blerje, import e eksport. 5 automjete luksoze e 1 llogari bankare.
Po ashtu janë vënë në sekuestro dhe pasuritë (llogari bankare dhe automjete) e 3 personave të tjerë, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.
-Dy llogari bankare
-Dy llogari bankare
-Shoqëria “Fermer Fatos Buzi”
-Shoqëria tregtare “Igli Kamberi”, person fizik
-Shoqëria “Auto Rend&Sell – Albania”
-5 automjete dhe 1 llogari bankare
-Dy llogari bankare e 1 automjet
-Shoqëria “Lefter Nelaj” person fizik
-Një llogari bankare
-Dy automjete
Një operacion i zhvilluar nga SPAK dhe Antimafia e Barit ka çuar në goditjen e një grupi kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. 6 persona janë prangosur në Shqipëri dhe 4 në Itali. Mediat italiane kanë publikuar edhe këto pamje nga operacioni i Antimafias, që tregojnë momentin e goditjes së anëtarëve të grupit kriminal në Itali.

Viktima Francesco Diviesti dhe vendi ku u gjet trupi
Igli Kamberi dyshohet si kreu i grupit kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. Atij i është komunikuar në Itali masa e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa është i arrestuar ndër të tjera pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e berberit 26-vjeçar nga Barletta, Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë.
Francesco Diviesti pas një konflikti që nisi në një bar, u dërgua brenda disa shpellave pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë.
Kufoma është gjetur pas 4 ditësh ndërsa Igli Kamberi u arrestua 2 ditë pas vrasjes, jo për këtë ngjarje, por për posedim të 24 kilogramve kokainë. Kamberi u prangos në Roske të Hungarisë teksa ishte nisur me autobus drejt Shqipërisë. Ishin hetimet e zhvilluara për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal të pastrimit të parave.
Më poshtë video e arrestimit të Igli Kamberit në korrik 2025:
Komente







