Sali Berisha nuk qëndroi në heshtje, por në momentin që Kuvendi u mblodh në Këshillin e Imunitetit për çështjen Balluku, nga selia blu i kërkoi zv.Kryeministres të mos presë derisa deputetët t’i japin autorizim SPAK-ut për arrestimin, por të japë vetë dorëheqjen.
“Ka një muaj që narkoshteti është i gozhduar sepse Lubi Balluku nuk jep dorëheqjen. Sepse Edi Rama merr hapin e turpit, e çon në Gjykatë Kushtetuese dhe merret një vendim i padëgjuar për t’i hequr pezullimin. Dhe ka 10 ditë, ditë e natë, që falsifikon dhe modifikon provat.
Unë përgëzoj vendimin e prokurorisë për të kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj, si kusht për të mbrojtur interesin publik. Dhe tani bëhen 100 manovra që ajo të mos shkojë atje ku e ka vendin”, tha Berisha.
Me aleatët në krah, ndaj Ballukut e kryeministrit Rama paralajmëron një protestë që shkon deri në skenarin e grevës së urisë.
“Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, me greva urie, me të gjitha format, në qoftë se ne përmbushim misionin tonë.Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Të gjithë ne duhet të kemi të qartë se me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme”, tha Berisha.
Pak orë më pas, akuzoi kryeministrin se duke mbrojtur numrin 2 të qeverisë së tij, po bën grusht shteti ndaj drejtësisë.
“Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit. Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësin. Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik. Në interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër, nuk është sekret, as dhe videot e tyre nuk janë sekret. Pra, asnjë nuk është sekret. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë. Nuk do ta bëjnë publik. Vetë prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dorëzohen delinkuentes Ballukut dhe jo të mos i jepen deputetëve”, tha Berisha.
Me ikjen e Dumanit, Berisha ka zbutur gjuhën edhe ndaj SPAK. Madje kërcënon Ramën, se do të marrë ‘përgjigjen e merituar’ në rast se sipas tij vërtetohen presionet ndaj prokurorëve të posaçëm.
Pas takimit me aleatët opozitare, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur përsëri për çështjen e Ballukut. Berisha ka thënë se prokurori që ka në dorë çështjen e Belinda Ballukut ka marrë kërcënime të shumta. Ai thotë se Rama gjithashtu po kërcënon dhe Gjykatën Kushtetuese për të vendosur në favor të drejtësisë.
Berisha tha se Edi Ramës demokratët dhe qytetarët do t’i përgjigjen si puçist që po bllokon drejtësinë.
“Nuk thotë parlamenti aty, Kushtetuta thotë 30 deputetë. Ose e morën dhe e shqyrtuan në mënyrën më të rrufeshme rastin e Ballukut, e shtynë tre ose katër muaj rastin tjetër. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është një drejtësi në këmbët e një organizate kriminale. Por në këtë drejtësi, siç janë këta, siç është Irena Gjoka, ka edhe njerëz, që unë i përgëzoj, që i qëndrojnë ligjin, që kanë guxim dhe nuk mposhten.
Ju lutem, mos harroni një moment, shkojmë tek agjencia e pengmarrjeve. Agjenci shtetërore, e varur direkt nga kryeministri, më afër se ministritë. Një prokuror në verë, një Elvin, dha dorëheqjen papritmas. Kishte dosjen, dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Dha dorëheqjen se mund ta merrnin peng. Rrethanat nuk e lejonin dhe dha dorëheqjen. Ky, prokurori i dosjes së Lubisë, kërcënime të shumëfishta. Dhe i them Edi Ramës, absolutisht do përgjigjej personalisht për secilin prej tyre në qoftë se u dhunohet gjëja më e vogël atyre.
Ata janë të mbrojtur nga ligji dhe mos guxo të prekësh njeri prej tyre, mos guxo të bësh presione ndaj tyre. Ka ndërmarrë veprimet më të padrejta, është ndjekur rruga ligjore siç mund të ndiqet. Këta e rrethuan menjëherë me Lali Vjedhësin, desh i rrahën gjykatësit dhe prokurorët. Dhe tani, keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit. Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë”, tha Berisha.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe njëherë paralajmëroi se protesta e thirrur me 22 dhjetor, do të marrin tjetër formë deri në grevë urie me qëllim rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës.
Berisha i bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje masive, kryesisht të rinjve.
“Është thirrur data 22. Protestat tona do të diversifikohen me greva, greva urie dhe me të gjitha format. Nëse ne vendosim të përmbushim misionin tonë, jemi të vendosur. Protestat tona dhe të gjithë ne duhet ta kemi të qartë se, me këtë regjim, protesta e qëndrueshme është jetike. Ato janë format që rrëzojnë diktaturat.
Angazhimi sa më i madh i të rinjve në këtë betejë është thelbësor, sepse opozita dhe shqiptarët do ta fitojnë. Enver Hoxha, që i kishte pa llogari, absolutisht ta kemi shumë të qartë se i gjithë korrupsioni i tij në 45 vite diktaturë nuk është as gjysma e korrupsionit të drejtorëve të bashkisë”, tha Berisha.
Komente











Po pse kur te prekin ty jane banda kriminale prekuroret dhe kur prekin te tjeret jane te mire turp tu vi te gjithve maskarenje se per bur jeni te gjithe ti i pari
Përgjigju