TIRANË- GJKKO ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesve të Partisë Demokratike që çështja ndaj Irena Gjokës të shqyrtohej nga një gjykatë tjetër, si edhe të përjashtohej gjyqtarja Marinela Osmani. Kërkesa e Adriana Kalasë dhe Jamarbër Malltezit u bë me argumentin se Irena Gjoka nuk mund të gjykohet brenda Gjykatës së Posaçme ku ajo është anëtare, por për çështjen duhet të flasë një gjykatë tjetër.
Gjyqtarja Rudina Palloj nuk konstatoi shkaqe ligjore lidhur me kërkesën e paraqitur nga Kalaja dhe Malltezi dhe vendosi rrëzimin e saj.
Seanca e radhës për çështjen e Gjokës do të mbahet më 19 maj, ndërsa SPAK ka kërkuar pushimin e procedimit penal.
PD e kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë greke. Por sipas SPAK-ut procesi është zhvilluar në mungesë dhe nuk është vërtetuar nëse Irena Gjoka ka qenë në dijeni, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











