TIRANË- Për herë të parë lëshohet urdhërarrest ndaj kreut të SHISH. Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit Vlora Hyseni, e emëruar në 2023, është pezulluar nga detyra me urdhër të SPAK dhe ndaj saj është caktuar masa “arrest në shtëpi”. Bëhet fjalë për një operacion që është ende në zhvillim dhe po ushtrohen kontrolle edhe te ish-kryepolici Ilir Proda, si edhe në zonën e Shkozetit në Durrës.
Deri më tani janë ekzekutuar në total 2 urdhërarreste, ndërsa Hyseni rezulton jashtë shtetit, në një konferencë me 83 drejtues të tjerë të Shërbimit Informativ nga e gjithë bota, në Baku të Azerbaxhanit. Në pranga kanë rënë, Fatjon Kalluçi- shefi tek laboratori Shkencor i Policisë, si edhe Embro Sulejmani - kryekamerieri i lokalit te rezidenca qeveritare në Durrës.
Janë pamjet dhe materialet që SPAK ka sekuestruar në zyrën e Ergys Agasit dhe telefonin e Uljan Shpatarakut, që kanë çuar Prokurorinë e Posaçme deri te drejtuesja e inteligjencës shqiptare, ku tashmë dosja është ndarë në një fraksion të ri. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”. Masa e sigurisë për Hysenin deri më tani nuk është ekzekutuar, pasi sipas burime, drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.
Përveç Ilir Prodës, po kontrollohen edhe persona të tjerë, përfshirë zyrtarë të Policisë dhe SHISH-it. Pas u lëshua urdhër për kontrollet, Proda u paraqit në SPAK ku është marrë në pyetje.
Operacioni i ri vjen pasi arrestimit të Ergys Agasit më 26 gusht për abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Në kuadër të operacionit për hetimet e lidhura me biznesmenin Ergys Agasi, me urdhër të SPAK, deri më tani janë ekzekutuar 2 urdhërarreste. Në pranga ka rënë shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi, si edhe Embro Sulejmani, i arrestuar po ashtu në Durrës. Sulejmani rezulton se punon si kryekamerier në një lokal te rezidenca qeveritare në Durrës (blloku i vilave qeveritare) i cili ishte blerë para pak kohësh nga pronaret e “Kodrës së Kuajve”. Lokali njihet se frekuentohet nga personazhe të politikës, njerëz VIP, mes tyre edhe Ergys Agasi.
Sipas mediave, Sulejmani akuzohet se fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit, veprim ky që dyshohet se është bërë për të fshirë gjurmët e takimeve të Agasit gjate kohes qe kishte frekuentuar këto ambiente.
Ende nuk dihet se çfarë roli dyshohet të ketë pasur ai në këtë çështje, por SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në Shkozet, ku familja e Sulejmanit rezulton të ketë një kompani që merret me “import-eksport dhe tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm ushqimorë, industrialë, bujqësorë dhe elektroshtëpiakë”. Kompania Euro Zimeg rezulton në emër të babait dhe vëllait të Sulejmanit.

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë
Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK. Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare.

Masa e sigurisë së arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende. Mësohet se drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Në kuadër të operacionit për hetimet ndaj Ergys Agasit, SPAK ka arrestuar edhe shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi.
Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Siç mëson Report Tv, pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me materiale të tjera të administruara nga SPAK, përfshirë edhe në celularin e Uljan Shpatarakut, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI.
Pamjet e sekuestruara, siç thotë gazetarja Keti Banushi dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.
‘Minierë ari’ kanë qenë për Prokurorinë e Posaçme filmimet në zyrën e Ergys Agasit, të cilat bashkë me prova të tjera, kanë shërbyer për hetimet në fraksionin e veçantë të dosjes ‘AKSHI’.
Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrolle po ushtrohen edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. Veprimet po kryhen në kuadër të një fraksioni të ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, të arrestuar për dosjen e AKSHI-t.
-
Shteti ka rene. Ne jemi shtet patatinash, ai "mbreti" thote jam lider global ...
Përgjigju -
Kush e solli andej nga erdhi sikur ishte super kompetente? Nuk kishte ketu ndonje te sakte? Prandaj ai qe e solli te hapi krahun menjehere se e beri m... mullar.
Përgjigju -
e kuptoni ku e ke derguar shtetin o plehra
Përgjigju -
E hoqi Kurti Vlora Hysenaj dhe e mor Edi... Një nga turpet e këti pallës... Po këtë prodën kush ta dha o budalla... Fatkeqësia e këti vëndi është se opozita është e shkërdhyer,në bulevard del vetëm llumi i shoqërisë dhe kjo është e keqja e Shqipërisë.
Përgjigju -
Po ku i gjeni këto mostra që i vendosni në këto poste të larta si kjo Vlora apo ky trangulli Proda që shkatëroi policinë.
Përgjigju-
NUk zgjidhen rastesisht keto, vendosen aty per nje qellim, te vjedhin dhe pastaj bejne 1 ose 2 vite burg dhe pastaj shijojne parate e vjedhura. SPAK duhet te rrise denimet nese do te ndal fenomenin
-











Komente
Komento