TIRANË- Tre akuza ka ngritur SPAK ndaj të dyshuarve për dosjen Onkologjiku, të cilën e mori në dorë pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Mjeku Edmond Gashi, kolegia e tij Alketa Pere, farmacisti Florian Marku, zv.drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi, koordinatori i Spitalit Onkologjik Emiljano Lela, Halil Gashi administrator i klinikës së të birit mjekut onkolog dhe Drilona Kishta ish-specialiste e QSUT-së, do të hetohen për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe kontrabandë ilaçesh.
Prokurori Elvin Gokaj i cili po ndjek hetimet ka dorëzuar kërkesat në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj të akuzuarve që do të pasonte hetime më të thelluara
Prokuroria e Tiranës zbuloi më 26 qershor abuzimet brenda spitalit Onkologjik, ku pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.
Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.
Brikena Qirjazi, akuzohet se nuk ka vënë në punë aparaturën me kobalt për trajtimin e tumorit. Ndërsa Florian Marku dyshohet se kishte në farmacinë e tij ilaçe me kod të dëmtuar që mund të jenë nxjerrë nga spitali Onkologjik për tu shitur në vlera nga 500-1500 euro.
Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes 'Onokolgjiku'
-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” - Shpërdorim detyre
-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT - “Detyrim paraqitje” - ''Shpërdorim detyre"
- Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut - “Detyrim paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë - “Detyrim Paraqitje” - Shpërdorim detyre
-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” - Fshehje e te ardhurave
-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.7%
-
Jo
40.3%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 8023
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eduard Zaloshnja: SPAK-u një “Catch-22” elektoral për Berishën
18 Korrik, 10:06
-
SPAK heton ’21 Janarin’, Koçi në Report Tv: Familja Nika ka audio-përgjim se kush ka urdhëruar për të qëlluar! Korreshi: Drejtësia të vihet në vend
17 Korrik, 18:23
-
Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund
17 Korrik, 18:12
-
Xhovana Nikolli akuzon Nuredin Dumanin se i vuri tritol në derën e banesës: S'është burrë por ordiner
17 Korrik, 16:21
-
'21 janari', SPAK thërret gruan dhe xhaxhain e Aleks Nikës më 22 korrik! Dosja në dorë të prokurorit Alfred Shehu, që po heton dhe 'Xibrakën'
17 Korrik, 14:54
-
Ministrja Koçiu: Rritëm me 4-fish buxhetin për trajtimin e sëmundjeve tumorale, akseleratorët e rinj shkurtuan listën e pritjes nga 3 muaj në dy javë
17 Korrik, 14:25
-
Mashtroi italianët dhe u vodhi 4.7 mln €, GJKKO kalon për gjykim dosjen për Bruno Çobon
17 Korrik, 13:05
-
'Dje është hedhur një shashkë', Shalsi pyet kreun e KLSH për akulloret e kontaminuara: Çfarë ju shtyu në vitin 2024 të sillnit në komision një çështje 3 viteve më parë?
17 Korrik, 10:46
-
Eduard Zaloshnja: 2/3 vlerësojnë pozitivisht SPAK-un, 3/5 Gjykatën Kushtetuese
17 Korrik, 10:16
-
Minella Aleksi: Të jetosh një gënjeshtër
16 Korrik, 22:34
-
21 janari në SPAK/ Doçi për 'Repolitix': Berisha donte të blinte familjarët e Hekuran Dedës pas vrasjes, i çoi çantën me para! Mahmutaj: Gardisti Agim Llupo qëlloi drejt nesh
16 Korrik, 22:07
-
Lorenc Vangjeli: Kur Dumani i bën bashkë PS e PD
16 Korrik, 20:54
E denoncoi KLSH qe ta dini mire, ja qe ka institucione dhe njerez me integritet ne kete vend! Ka njerez qe e duan atedheun e tyre! Respekte KLSH dhe tere stafit! Po asaj derjtoreshes se onlologjikut pse num i dhane pyetje apo?!
Përgjigju