TIRANE, 4 maj /ATSH/. - Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka pranuar se ndeshja kundër Juventusit do të jetë e vështirë, por ai shpreson që ata do të largohen nga Torino me rezultat pozitiv.
"Po është një klasike. Do të jetë një ndeshje atraktive. Jane dy skuadra me lojtarë të mëdhenj që luajnë në mënyra të ndryshme. Do të jetë e vështirë për ne, por shpresoj që do të largohemi nga Torino me një rezultat shkëlqyeshëm", tha Casillas për La Gazzetta dello Sport.
Ai po ashtu foli edhe për Buffon, për të cilin tha se ka qenë gjithmonë një referencë për të. /a.ke/







