Britaniku Alex Dowsett theu sot rekordin e orës duke përshkuar 52,937 kilometra në velodromin e Mançesterit duke përmirësuar rekordin e australianit Rohan Dennis (52,491 kilometra), që mbahej që nga 8 shkurti i këtij viti.
Matja e parë e kilometrazhit ishte 52,924, ndërkohë që më pas u korrigjua në 52,937.
Çiklisti 26-vjeçar i ekipit "Moviestar", i cili gjithmonë ka deklaruar se hemofilia nga e cila vuan nuk do t'i kushtëzojë jetën, tha sot se me rekordin e thyer kishte realizuar ëndrrën e fëmijërisë.
Ai është i katërti çiklist që ka thyer rekordin e orës që nga shtatori i vitit 2014./ atsh/
/Shqiptarja.com