Portieri Casillas eshte me i mire se Buffon. Kështu ka deklaruar legjenda italiane e portes, Dino Zoff, para ndeshjes gjysmëfinale te Liges se Kampioneve mes Real Madridit dhe Juventusit.
Zoff theksoi se Buffon është prapa me cilësi në krahasim me Casillas, teksa Manuel Neuerin e cilëson si më të mirin.
"Në mes të Buffon dhe Casillas, unë e zgjedh spanjollin", u shpreh Zoff për mediat italiane.
"Sipas mendimit tim, Neuer është më i miri në botë, por spanjolli është më i mirë se Gigi", shtoi legjenda italiane e portes. /atsh/