TIRANE, 4 Maj /ATSH-AFP/. - Basketbollisti amerikan Stephen Curry (Golden State Warriors) eshte zgjedhur te henen lojtari me i mire i sezonit te rregullt 2014-2015 i NBA (MVP).
Curry mori 1.198 pike, duke siguruar 100 vota (nga 130) duke dale ne vendin e pare.
Votat u dhane nga gazetare qe mbulojne NBA ne SHBA dhe Kanada, nderkohe qe tifozet votuan per adresen e internetit te NBA.
Amerikani i Houston, James Harden, zuri vendin e dyte ne klasifikim me 936 pike, duke dale para LeBron James te Cleveland (552) 4 here fitues i MVP (mes viteve 2008 e 2013). /a.ke/