Srebrenica, Holanda "vetëm pjesërisht" përgjegjëse për vdekjen e 350 boshnjakëve muslimanë (VIDEO)

Një vendim i rëndësishëm për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 ka ardhur këtë mëngjes nga Gjykata e Lartë e Hagës mbi përgjegjësitë e kufizuara por të deklaruara të gjykatës, në lidhje me forcat paqeruajtëse ndërkombëtare holandeze

Përgjegjësia e paqeruajtësve holandezë në masakrën e Srebrenicës, është përkufizuar si "shumë e kufizuar" nga gjyqtari Kees Streefkerkdai, por po sipas tij, ajo është ende një "përgjegjësi", që përfshin gjithashtu qeverinë e atëhershme holandeze, të kryesuar nga kryeministri Wim Kok dhe zyrtarët e lartë ushtarakë.

Ajo që ndodhi në vitin 1995, ishte ndoshta më i tmerrshme i krimeve të kryera në luftërat që nisi ​​njeriu i atëhershëm i Beogradit, nacionalisti panserb dhe rusofil Slobodan Millosheviç.

Ditën e masakrës, veprimet ushtarake nga forcat e armatosura të serbëve të Bosnjës ishin të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç.

Mlladiç pasi rrethoi mori qytetin Srebrenicë me shumicë muslimane, hyri në negociata me komandën e trupave holande nën drejtimin e gjeneralit Ton Karremans dhe arriti ta bindë atë të dorëzojë 350 civilë boshnjakë myslimanë që kishin kërkuar mbrojtje nga ushtria holandeze.

Pas kësaj marrëveshje, civilë boshnjakë ranë pre e zjarrit të forcave serbe.

Sipas vendimit të gjykatës, edhe pse ushtarakët holandezë “nxorrën me duart e tyre” para plumbave qindar të pafajshëm, Holanda është përgjegjëse vetëm për 10% të të vrarëve nga ushtria serbe.

"Probabiliteti është 10% - shkruhet në vendimin e gjykatës – “dhe për këtë arsye përgjegjësia e shtetit holandez për dëmtimin e të afërmve është 10%".

Në vitin 2017 Gjykata e Apelit kishte deklaruar se shteti holandez ishte përgjegjës për 30%.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën