“Studentet përdhunoheshin dhe liheshin tek dera e konviktit”, Rudina Xhunga sqaron fjalinë që bëri ‘lëmsh’ rrjetin

“Studentet përdhunoheshin dhe liheshin tek dera e konviktit”, Rudina Xhunga sqaron fjalinë që bëri ‘lëmsh’ rrjetin

Rudina Xhunga në fjalimin para studentëve

Një shkrim i gazetares Rudina Xhunga me titull “Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit”, ka ngjallur reagime në rrjet. Një fjali e përdorur si titull ka trazuar rrjetin duke u shkëputur nga thelbi. Në një fjalim diplomimi, Xhunga ka folur para studentëve dhe i ka motivuar. 

“Nuk dija ç’do bëja me jetën time. Kisha frikë. Ishte koha e targave të zeza. Vajzat studente, përdhunoheshin dhe liheshin te dera e konviktit, apo hidheshin në rrugë.

Kisha frike nga frika ime. Dhe e sfidova. Duke treguar histori për frikërat tona, vrava friken time.“-thoshte Xhunga, por titulli u transformua. 

Në një reagim për gazetën DITA, Xhunga thotë se titulli ka qenë redaksional dhe se ajo ka folur më shumë për kohën e rrëzimit të regjimit diktatorial dhe mënyrën si ka ardhur demokracia në Shqipëri, dhe jo për ndonjë histori përdhunimi.

“Asgjë konkrete. S’kam gjë për veten, mua nuk më ndodhi gjë, veç tregova vulën e viteve të para të demokracisë. Po besoj është përdorur për titull. Nuk ka qenë qëllimi im të flisja për kohën nga vija por për kohën ku po shkojmë. Të gjithë ankohen, të gjithë shajmë. Po hajde flasim njëherë. Unë ndalova dhe fola . Asgjë personale, asnjë propogandë. Me studentet u kuptuam. Këtë doja të bëja dhe e bëra” ,-ka thënë Xhunga.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi: 25/09/2018 21:07

    Kjo xhunga duket total analfabete dhe injorante, tipike per shqiprine

    Përgjigju
  • Ilo: 23/09/2018 13:17

    Demokracia e 90 ishte nga targat e zeza te Pd qe benin gjithfare cudirash edhe nga keta qe permend Xhunga

    Përgjigju
  • Tirane: 23/09/2018 12:19

    Nese, nje te vertete ka mbrenda se demokracia ne shqiperi nuk erdhi nga revolta popullore por nga epshet e studenteve femijeve te komunisteve qe kishin pare e degjuar se jetohet dhe me mire se me marksizem- leninizem. Shqiperia sot eshte deshmi e gjalle e ketij realiteti te ri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda