Të jesh lider është e lindur ose të paktën në një përqindje të caktuar. Personat të cilët kanë arritur pozicione të tilla lidershipi janë ndihmuar dhe nga një predispozicion gjenetik, duke patur një gjen të njohur me emrin “rs4950”.
Këtë fakt e ka vërtetuar studimi i realizuar nga një grup kërkuesish të udhëhequr nga profesori Jan-Emmanuel De Neve, studim i cili është publikuar në revistën “The Leadership Quarterly”. Sipas tyre të kesh një predispozitë të tillë gjenetike shpjegon çerekun e kapacitetit për të arritur pozionet e lidershipit në shoqëri.
Ndërkohë që mund të shihet edhe ana tjetër e medaljes, që rreth tre çereku i tendencës për t’u bërë lider varet nga kushtet kulturore dhe mjedisore se ku ndodhesh. Megjithatë ky është studimi i parë i cili nxjerr që aftësia për të qenë lider ka të bëjë edhe me strukturën gjenetike. Duke qenë që ky shfaqet si studimi i parë me këtë lloj përfundimi ekziston mundësia për të qenë edhe një përfundim i gabuar.
Gjenet veprojë në zhvillimin e proçeseve neuro-fizike, duke ndikuar në personalitetin e individëve, prej nga më pas gjenerojnë prirje drejt pozitave drejtuese. Për shembull, tipare të tilla si ekzibicionizmi apo ndoshta tendenca ndaj marrëdhënieve sociale dhe dashamirësia, janë veçori të cilat në studimet e mëparshme janë identifikuar si të lidhura fort me tendencën për të udhëhequr.
Ky hulumtim është kryer me anë të të dhënave të mbledhura nga dy studime epidemiologjike të mëdha, studimi kombëtar gjatësisë e Adoleshenti Shëndetësisë dhe studimi i Framingham Heart. Sipas studiuesve ky kërkim mund të ndihmojë për të identifikuar faktorë të ndryshëm për të kuptuar më shumë mbi personalitetin e lindur ose jo të një lideri.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com