Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dënuar ashpër sulmet e dy liderëve të opozitës, Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtim të SPAK dhe drejtuesit të saj Altin Dumani. Në një deklaratë publike të 11 nëntorit, KLP thotë se dënon çdo presion dhe intimidim ndaj SPAK.
Në deklaratë thuhet se “përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë”.
Por, kryetari i PD nuk tërhiqet nga sulmet dhe reagoi mënjëherë pas deklartës së KLP. Në fjalimin e tij nga ballkoni, Berisha e quajti kryetaren e KLP, Mirela Bogdanin skllave të Dumanit.
Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit”, u shpreh Berisha.
KLP thotë se shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve të SPAK, ndërsa thekson se reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur.
Një ditë më parë Sali Berisha teksa fliste nga dritarja e banesës së tij i është drejtuar Altin Dumanit me epitete fyese si “horr, apo llum”. Ndërkohë më herët edhe ish-presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Dumanit.
Deklarata e plotë e KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim reagimet dhe deklaratat e fundit që janë bërë kundrejt sistemit të prokurorisë. KLP rithekson angazhimin e plotë për të qëndruar pranë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, të cilët çdo ditë ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte sfiduese.
Përpjekjet për të ndikuar ose frikësuar institucionet e drejtësisë, sidomos ato në vijën e parë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, janë sulme ndaj parimeve themelore të integritetit dhe drejtësisë, që mbështesin zbatimin e ligjit në vend. Reforma në drejtësi dhe zbatimi i ligjit janë kriteret kryesore që Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria për krijimin e një drejtësie të pavarur. Ndaj KLP fton median që, me punën e tyre, të mbështesin veprimtarinë e institucioneve të pavarura në rrugëtimin e tyre institucional.
KLP dënon çdo formë presioni apo intimidimi të drejtuar ndaj SPAK apo drejtuesit të tij, duke i konsideruar kërcënime serioze për integritetin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe qëndron me vendosmëri pranë të gjithë Strukturës së Posaçme, në përkrahje të punës së prokurorëve kundër çdo sulmi apo ndërhyrjeje denigruese.
KLP shpreh të gjithë përkushtimin për t’u pozicionuar në krah të prokurorëve, duke garantuar një proces drejtësie të pavarur dhe transparent. Puna dhe integriteti i prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, janë thelbësore për ndërtimin e një sistemi që i shërben dhe mbron qytetarët e këtij vendi, pa frikë apo paragjykim. Misioni ynë i përbashkët është dhe mbetet forcimi i besimit të publikut ndaj një sistemi, i cili sapo ka dhënë frytet e para të zbatimit të reformës në drejtësi.
Sali Berisha i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë kërcënuese KLP pasi dënoi sulmet ndaj SPAK dhe Altin Dumanit. Në fjalimin poshtë ballkonit, Berisha sulmoi kryetaren Mirela Bogdanin duke e quajtur skllave të Dumanit dhe anëtarit të KLP, Vatë Staka.
“Të dashur miq, sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj.
Që marrin rrogat më të larta në Ballkan dhe si gjakpirës tregtojnë me dosje krimi gjithë natën dhe ditën me vrasësit dhe trafikantët për t’u marrë ryshfete dhe gjoba.
Për të falsifikuar dokumente dhe për t’i fshehur ato.
Për të prishur provat dhe lehtësuar krimet e tyre.
Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas.
Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt.
Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit”, u shpreh Berisha.
A ka Shqipria drejtēsi ? ? ? Se po tė ket drejtēsi nuk lihet i lir krimineli hajdut malok Sali Bajga. Nuk lihet tē pēllasi qeni bastard Salmut tnga brima e miut ku e kan mbyllur. Ky çen duhet mbyllur nē biruc si Likja.
Përgjigjumos e ka vrare ky maskara,,,,gert bogdanin me helmim,,,por me shume mendoj se ai vdiq vete sepse pinte duhan....
Përgjigju