Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon Begaj: E papranueshme! Autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes

Sulmi fizik ndaj Berishës, reagon Begaj: E papranueshme! Autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas sulmit pas sulmit fizik ndaj ish kryeministrit, Sali Berisha gjatë ditës së sotme.

Begaj dënon aktin, e konsideron si të papranueshëm e bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore. Presidenti shprehet se për këtë ngjarje, autoritetet duhet të hetojnë dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon sulmin fizik ndaj z. Sali Berisha.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës. Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.

Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.


Lajmi kryesor:

REAGIMET për goditjen ndaj Berishës/ Rama: Dënoj pa ekuivok sulmin! Krerët e shtetit: Dhunuesi të përgjigjet! SHBA: Autoritetet të hetojnë! Demokratët: Akt burracak i Kryeministrit


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar