
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka dënuar aktin e dhunshëm, ku ditën e sotme u godit lideri i opozitës Sali Berisha.
“PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.
Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.
Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.”- thuhet në reagim.
Lajmi kryesor:
REAGIMET për goditjen ndaj Berishës/ Rama: Dënoj pa ekuivok sulmin! Krerët e shtetit: Dhunuesi të përgjigjet! SHBA: Autoritetet të hetojnë! Demokratët: Akt burracak i Kryeministrit












