Supë krem me patate
Përbërësit:
500 gr patate

1 lugë çaji kripë
1.5 litër ujë
pak vaj
1 qepë mesatare
1 presh
arrëmoskat
Erëza të thata me perime
piper I zi
200 ml pana
Bukë me kubikë ( për servirje)
Përgatitja:
Qërojmë patatet I presim në kubikë mesatar. Shtojmë në të 1.5 litër ujë, kripë dhe I vendosim për të zjerë për 20 minuta. pasi të kenë zjerë I kullojmë lëngun duke e ruajtur atë dhe patatet I lëmë në tenxhere. Në një tigan të thellë vendosim 2-3 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim qepën për 10 minuta deri sat ë zbutet shtojmë presht në unaza dhe vazhdojmë skuqjen dhe për 10-15 minuta të tjera. Shtojmë në tiganin me presh lëngun e patateve dhe pasi të ketë marrë vetë e kalojmë në blender e kthejmë në krem. Shtypim patatet I bëjmë pure dhe I bashkojmë sëbashku me kremin me qepë dhe presh. Rregulljmë shijen me kripë, arrëmoskat, erëza të thata me perime, piper të zi, pana e përziejmë e lëmë të marrë pak valë dhe e largjmë nga zjarri. Ndërkohë presim 2 feta në kubikë të vegjël dhe I vendosim në një tepsi në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për pak minuta. Servirim supën të ngrohtë në 1 lugë gjelle kubikë buke të thekur.
D.M./Shqiptarja.com
Komente

