Supë me krahë pule dhe hudhra
Përbërësit:
400 gr krahë pule

1 lugë gjelle gjalp
2 lugë gjelle vaj ulliri
5 thelpi hudhra
2 1/2 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
3 gota lëng pule
kripë dhe piper I zi
bukë e thekur për servirje
Përgatitja:
Fillimisht vendosim një tenxhere me pak ujë të valojë. Lajmë mishin dhe e vëmë në tenxhere, ku uji të ketë marr valë. Shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Kullojmë lëngun dhe mishin pasi të ftohet e copëtojmë me dorë në copëza të vogla.
Vendosim tenxheren me pak gjalp, vaj ulliri dhe shtojmë në të hudhrat e shtypura e të grira në copa. E kaurdisim pak pa I dhënë ngjyrëm. Shtojmë miellin dhe e kaurdisim miellin si për beshamel pa I dhënë ngjyrë. E shuajmë me qumësht duke e trazuar vazhdimisht deri sat ë trashet si beshamel. Më pas shtojmë lëngun e pulës, copëzat e pulës. I japim një valë dhe më pas e shërbejmë me buë ose brusketa të thekura. Nëse dëshironi mund të shtojmë në fund gjalp të shkrrië me pak piper të kuq ose thjesht gjalp të shkrirë.
D.M./Shqiptarja.comKomente

