“Kënaqësi të jem këtu në emër të UEFA-s. Personalisht kam qenë këtu edhe para dy vitesh në nisjen e projektit. Nodhem këtu me arkitektin dhe pjesëtarë të federatës për të parë se si po shkojnë punimet të stadiumit të ri, që është një investim i madh për futbollin shqiptar, në vazhdim të stadiumeve të Elbasanit dhe Shkodrës. Besoj se edhe në kryeqytet do të shohim një stadium modern. Punimet do të përfundojnë në shkurt ose maksimumi në marsin e vitit të ardhshëm dhe për ne është në rregull” – tha Favre.
Por ndërkohë, Thierry Favre, i pyetur për shanset që ka Arena Kombëtare për Superkupën e Europës 2020, deklaroi se stadiumi ka konkurrentë të fortë me stadiumet e tjera europiane.
“Do të jetë një garë e fortë, është një stadium i bukur, këtë e pranojmë, por ka konkurrencë të madhe për Superkupën e vitit 2020”. – tha ai.
Inspektorët kanë parë nga afër punimet dhe zbatimin e projektit, ku drejtori i firmës ndërtuese dhe kryeinxhinieri i kanë informuar me detaje, madje ndenjëset që do të përdoren nga pjesë të ndryshme të stadiumit.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









