Supermacia e llojit Albin

Supermacia e llojit Albin

Jam i pakorruptuar dhe i pakorruptueshem shprehet Albin Kurti pothuajse sa here i drejtohet pyetja: Pse duhet të të besojnë njerëzit ty?

Kjo përgjigje shpreh gjithë kuptimin që Albini ka për veten dhe llojin e vet, por po aq, shpreh edhe kuptimin që ka për llojin e ndryshem prej të tijit.

Kur u pyet para dy netësh nga Shkullaku nëse duhet të kishim frikë nga thirrja e tij për t’i patur e njejta parti kryeministrin, presidentin dhe kryesimin e Parlamentit, ai tha jo, ‘sepse ne jemi të pakorruptuar e të pakorruptueshëm’.

Në fakt, përgjigja që u jep Albini qytetarëvë si arsye për të mos patur frikë, duhet t’i frikësojë ata.

Kur Albini përgjigjet kështu, është duke nënkuptuar se ai dhe lloji i tij nuk kanë nevojë për një shtet që t’i kontrollojë, sepse ata jane qenie të pakorruptueshme.

Atëherë përse na duhet shteti?! Sipas tij, shteti na duhet që të kontrollojë ato qeniet e tjera që nuk janë si ai dhe lloji i tij.

Mund ta besojmë se Albini është i pakorruptuar, por kush e beson se ai është edhe i pakorruptueshëm?!

Vështirë të besohet tek ekzistenca e njeriut  që na prezanton Albini, kur prezanton veten dhe të vetët.

Në një rend demokratik, shteti si organizim vjen në ekzistence fiks sepse njeriu është i korruptueshëm.

Duke qenë kështu, na duhet një mbikqyrës dhe kontrollues që quhet shtet i organizuar ne tre pushtete.

Nëse do ishte e vërtetë ajo që thotë Albini, nuk na duhet shteti.

Por Albini është pro shtetit, sepse ai beson se gjithë të tjerët janë qenie më të ulëta se ai vetë.

Kjo tregon se Albini e sheh shtetin si pushtet mbi të tjerët e jo mbi atë vetë.

Dhe ironia qendron në faktin se ai po vjen si njeriu që do i shpëtojë njerëzit pikërisht nga ata që e kanë parë shtetin si të tillë.

Ndryshimi mes palëve reduktohet kështu vetëm në faktin se të parët e kanë bërë këtë si abuzim me detyrën, e këta si zbatim i ideologjisë dhe filozofisë së tyre politike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gomari: 14/02/2021 20:13

    BRAVO O KOSOVAR QE ZGJODHET NJE GOMARE...

    Përgjigju
  • Hasani: 14/02/2021 15:25

    I pakorruptuar dhe i pakorruptueshëm është e njëjta gjë. Ky ka dashur të thotë që është i pakorruptusr dhe jo korruptues. Nejse ka varfëri në fjalorin e gjuhës shqipe

    Përgjigju
    • Trnakop Kacija: 14/02/2021 15:46

      HAMAM asi Hasan a qysh e ki - nuk eshte e njejte po le mos filozofo- merre fjalorin e gjuhes shqipe ose pyete far profesori/gjuhetar nese njeh ndonje e ta spjegon.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?