Takim me qytetarët- Duma: Të hapim një faqe të re për Durrësin

/ATSH- I. Vata/- Kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare bashkie e Durrësit, Grida Duma, vijon bashkëbisedimet me banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit, me moton për të hapur një faqe të re për Durrësin.

Duma gjatë takimeve u shpreh se banorët vuajnë mungesën e perspektivës dhe shanseve për t'u punësuar. "Unë besoj se njerëzit e kanë kuptuar që ai thesi i miellit nuk u ndryshon më asgjë", tha ajo.

Në lagjet e qytetit pranë plazhit dhe në afërsi të Shkozetit, kandidatja Duma u njoh me vështirësitë e banorëve dhe lënien në harresë nga bashkia. "Nuk është vështirë një shkollë më shumë për një komunitet të madh si ju këtu, sepse është kjo zona këtu që jep dyfishin e të ardhurave se një zonë tjetër. Unë e di që kjo është sakrificë e madhe. Ajo që duhet të bëhet është shkollë brenda standardeve dhe nuk është as e shtrenjtë  dhe as e pamundur. Duhet vetëm ta ndjesh brenda vetës. Unë jam nënë, jam pedagoge dhe e di shumë mirë kete", tha Duma.
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'25 prilli, ditë e zezë në historinë e demokracisë së Shqipërisë'