Takimi i Grupit të Deputetëve 'Miqtë e Fëmijëve', Shahini: Mësim online intensiv, 2 000 nxënës kanë marrë shërbim psiko-social

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini mori pjesë në takimin me Grupin e Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”, e mbledhur nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi. Diskutimi i këtij takimi u fokusua mbi ecurinë e mësimdhënies në shkollat 9-vjeçare e të mesme, si dhe mbrojtjen e tyre, ku Ruci u shpreh se nxënësit janë ata që duhen pasur më kujdes në këtë kohë pandemie.

Në fjalën e saj, Ministrja Shahini duke u ndalur tek sfidat e krijuara vitin e kaluar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe me pandeminë Covid-19 këtë vit, nënvizoi se “ne jemi munduar që të gjithë nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimin nga shtëpitë”.

Ajo u shpreh gjithashtu se “kemi qenë fleksibël me mësuesit dhe nuk e kemi bërë të kompleksuar sistemin arsimor”.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini vuri theksin edhe tek rëndësia që i është kushtuar ruajtjes së shëndetit mendor të nxënësve, për të cilën theksoi se afro 2 000 nxënës kanë marrë shërbim psiko-social.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë