Takimi Meta-Basha dhe aleatët/ Soreca i shkon në zyrë kreut të PD

Takimi Meta-Basha dhe aleatët/ Soreca i shkon në zyrë kreut të PD

Foto ilustruese

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, ditën e sotme ka shkuar në selinë blu, ku është takuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Takimi ka qenë i shkurtër ndërkohë që nuk dihet se për çfarë është biseduar konkretisht mes kreut të PD dhe ambasadorit të BE-së.

Ky takim i ambasadorit të BE-së, vjen vetëm pak orë pas takimit që Basha së bashku me aleatët zhvilloi mëngjesin e sotëm në Presidencë. Menjëherë pas këtij takimi ishte Presidenti Meta i cili doli krahë opozitës duke thënë se duhen zgjedhje të parakohshme.

" Kreu i Shtetit përshëndeti hapat e ndërmarra nga opozita për miratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publik të Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione." thuhet në reagimin e Metës.

Ndërkohë pak para takimit me Sorecën, Basha zhvilloi një takim me Ministren e Jashtme suedeze. Pas këtij takimi në një prononcim për gazetarët Basha tha se në fillim të Dhjetorit gati propozimet për reformën zgjedhore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm