Tatimi për profesionistët e lirë, debate në Kuvend! Tabaku: Taksa është e padrejtë! Braçe: Pse një mjek në shtet paguan tatim, e një ‘i lirë’ jo?!

Tatimi 15% dhe 23% i profesionistëve të lirë, në bazë të fitimit të tyre zbriti përsëri në sallën e Kuvendit, dhe u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.

“Taksë e pandershme, po gjobit punën, fondet shkojnë në skema korruptive. Askush nuk po kërkon të mos paguajnë taksa”, tha Tabaku.

Nga foltorja e Kuvendit Jorida Tabaku, kërkoi shpjegime nëse do ju njihen shpenzimet profesionistëve siç parashikon ligji, ndërsa përgjigjen e mori nga socialisti Erion Braçe.

‘Pse një mjeku nuk i zbritën shpenzimet, pse mjeku të paguaj e profesionisti?!’- u shpreh Braçe.

Për PD-në tatimet përdoren nga qeveria për fushata elektorale.

‘Ju keni hequr taksa për fushata, shteti po ua merr trefish mbrapsht!’- tha Tabaku.

Braçe: Biznesi i vogël nuk paguan, por këta profesionistët ikën nga borderotë dhe u kthyen në biznes!

Deputetja demokrate, nga foltorja i dha edhe një përgjigje ministrit të Financave Ervin Mete, i cili të hënën deklaroi në kuvend se fitimi i profesionistëve vjet ishte më i lartë se i bankave.

‘29 mijë profesionistë të lirë kanë fitim 510 mln euro, ose 1400 euro në muaj, a ka aksioner që merr më pak se ky profesionisti.’- tha Tabaku.

Ligji për tatimin e profesionistëve të lirë do të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese më 18 qershor të këtij viti, pas padive të bëra nga PD-ja, kontabilistët, ekspertët e autorizuar dhe avokatët, të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e neneve që parashikojnë taksimin e kësaj kategorie prej 29 mijë tatimpaguesish.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:43
Taksimi i profesioneve të lira, Tabaku: I padrejtë, dëmton ekonominë

 

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj nga foltorja në seancën e sotme në Kuvendit ka folur për taksimin e profesioneve të lira. Tabaku u shpreh se taksimi për profesionet e lira është i padrejtë ndërsa shtoi se dëmton ekonominë.

“E di që është e vështirë të rikthehet vëmendja te temat që kanë interes te qytetarët, por dua të fokusohem te një temë që ditët e fundit ka ngjallur shumë interes, te taksa e profesioneve të lira. GJK njoftoi se më 18 qershor do të ketë një seancë të përbashkët për të dëgjuar padinë e grupit të PD-së, por edhe të shoqatave dhe organizata që janë bashkuar kundër taksës së padrejtë ndaj profesioneve të lira.

Parlamenti pati nderin e veçantë të hënë, ku dëgjoi për herë të parë apo të dytë në parlament ministrin e financave, të flasë për ekonominë. Ata kopukët tha, 29 mijë profesionistët e lirë, marrin më shumë xhiro e fitim se bankat, por kur ngatërron dardhat me mollët dhe kur e ke mendjen gjithë ditën te dardhat dhe mollët, sigurisht që këtë llogari do bësh.

Së pari, janë 29 mijë profesionistë të lirë, që kanë një fitim prej 510 mln euro, i pjesëtuar del 1,400 euro në muaj. Sa banka ka Shqipëria? Sa aksionerë? A ka aksioner që merr më pak se profesionistët e lirë? A e dini se çdo vit në Shqipëri, një qytet me madhësinë e Gjirokastrës i largohen Shqipërisë? Prandaj nuk dalin të dhënat e censusit.

Taksa e profesioneve të lira, e pandershme, e dëmshme për ekonominë, gjobit punën dhe nga ana tjetër, fondet e buxhetit shtetit shkojnë në drejtim të paditur, sot do të jetë një taksë shtesë mbi njerëzit e punës. Nuk ka shtet pa taksa, dhe ata nuk kërkojnë të mos taksohen, por të trajtohen në mënyrë të drejtë”, tha Tabaku.

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge

Policia franceze vret një person që tentoi t’i vinte flakën një sinagoge