TIRANË - Pasuri me vlerë 1 milion euro në pronësi të Redjan Rrajës, gruas së tij Marsela Çiço dhe modeles Kejvina Kthjella janë konfiskuar nga seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Agjencia e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe Konfiskuara.

5 njësi biznesi, 2 në emër të Rrajas dhe 3 në emër të gruas të tij, 2 makina luksoze, njëra prej të cilave ky audi që prej kohësh përdoret nga Policia e Shtetit dhe që i përkiste Kejvina Kthellës, tashmë janë pasuri e shtetit.

Konfiskimi i këtyre pasurive është vendosur më 23 tetor nga Apeli i GJKKO, pasi kërkesës së SPAK që pas një hetimi pasuror ndaj Redjan Rrajës konkludoi se këto pasuri janë blerë me para që vinin nga veprimtari kriminale.

Pasuritë e konfiskuara:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;
3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;
5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;
6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;
7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;
8. Një orë dore (Rolex).

Redjan Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku objektiv ishin ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët mbeten të plagosur, dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

Për këtë çështje është dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilaj, ndërsa në GJKKO po gjykohen edhe 9 persona si anëtarë të grupit që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, mes të cilëve porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:57
Konfiskimi i pasurive 1 mln të Redjan Rrajës, edhe Audi i modeles Kejvina Kthella! Në përdorim nga Policia Rrugore

1733910917_makinaeperdorurngakejvina.jpeg

Policia konfiskoi sot në bazë të urdhrit të gjykatës së posaçme disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe modeles Kejvina Kthellës me vlerë 1 milion euro.

Një ndër këto pasuri është edhe Audi i Kejvina Kthellës, i cili në fakt është konfiskuar më 5 nëntor 2019, por që u vulos me vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm, më 23 tetor të këtij viti.

Ky automjet i është kaluar shtetit, si shumë makina të tjera luksoze dhe siç duket në foto është në përdorim nga policia rrugore.