Të bllokuar në fjalën e mirë
Nuk e di nëse ju ka rënë në sy, por ne shqiptarët jemi të bllokuar për të thënë fjalën e mirë. Ose, ndoshta, kemi ndonjë problem për shprehjen e saj natyrshëm. Nuk është një konstatim i viteve
Nuk e di nëse ju ka rënë në sy, por ne shqiptarët jemi të bllokuar për të thënë fjalën e mirë. Ose, ndoshta, kemi ndonjë problem për shprehjen e saj natyrshëm. Nuk është një konstatim i viteve të fundit, por vëzhgimi nëpër rrjete sociale ma përforcon edhe më shumë një gjë të tillë.
Më ka ndodhur disa raste, për shembull mes kolegësh, që të jenë habitur shumë, kur unë natyrshëm e kam thënë për ta fjalën e mirë. Një gazetë e njohur, të cilën e kisha përgëzuar sinqerisht për një shkrim të bërë ku shprehesha me çiltërsi se do të kisha dashur ta kishim bërë ne një shkrim të tillë, e bëri deri lajm: Alba Malltezi përgëzon, apo lavdëron gazetën… Pra thënia e fjalës së mirë bën përshtypje.
Kur unë them “fjalë e mirë”, kam idenë e ndjenjës së sinqertë që vjen natyrshëm rreth një veprimi, apo një personi. Most ta ngatërrojmë me hiperbolat, lëvdatat për servilizëm të ndërtuara enkas e që kanë qëllime të dyta apo të treta rreth një diçkaje apo personi. Për mua fjala e mirë është ajo që të buron nga shpirti kur sheh një gjë apo punë të bukur, një mendim të bukur e të mirë. Për mua, fjala e mirë lind si ato retë puplore të bardha që vallëzojnë në një qiell të kaltër dhe plot dritë. Fjala e mirë, për të dalë, nuk e vret mendjen për etiketat që vendos shoqëria: je i majtë, i djathtë, i zi, i bardhë, partizan a gjerman. Ajo del duke çliruar një magji.
Kam vëzhguar se disa e shohin të bukurën dhe nuk shprehen, nuk thonë asnjë emocion, asnjë fjalë. Preferojnë të heshtin. E bukura, e mira, janë vlera universale që kapin drejtpërdrejtë zemrën, madje arrijnë deri te kërthiza, duke e anashkaluar mendjen, prandaj kjo e jona, kjo “kurnacëri” e fjalës së mirë më duket një bllokim, që mban “peng” një superenergji.
Duke thënë këtë, jam në merak që të mos i ngatërrojmë fjalët e mira me lëvdatat false: Je më i bukuri, je më i miri i të gjithëve, fëmija im është më i zgjuari në botë etj. Etj. Këto nuk janë fjalë të mira, këto fjalë janë si ai sheqeri sintetik që bëhet si një top i leshtë e që e kanë qejf fëmijët, por që për ta është helm. Por edhe në këtë, për t’u çliruar nga bllokimi I fjalës së mirë, na ndihmon vetëm një gjë që thuhet botërisht: ndjeshmëria. Vetëm duke u bërë më të ndjeshëm, më finë, do të bëjmë dallimet e sakta e do t’i themi kujtdo pa komplekse e pa interes Fjalën e Mirë.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremtohet Krishtlindja, mesha e vigjiljes mbledh mijëra besimtarë në Tiranë! Dodaj: Të edukojmë të rinjtë, janë shpërqëndruar nga gjërat e kota
24 Dhjetor, 23:23
-
Zvicra mbetet pa ambasador shqiptar, Mustafa Nano jep dorëheqjen
24 Dhjetor, 22:48
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit
24 Dhjetor, 22:48
-
Në 2 vjetorin e njohjes së tyre, Luizi bën dedikimin prekës për Kiarën
24 Dhjetor, 22:45
-
Shpërthimi tjetër i madh vullkanik po vjen! Shkencëtarët: Bota është e papërgatitur, njerëzimi s'ka plan! Ja çfarë na pret nëse ndodh
24 Dhjetor, 22:24
-
Irani heq kufizimet për WhatsApp dhe Google Play
24 Dhjetor, 22:10
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor, 22:05
-
Mbyllja e TikTok, gazetari Tanini kundër: Duhen filtra, problemi nuk është platforma, por mungesa e edukatës shoqërore
24 Dhjetor, 22:04
-
Ilir Meta uron Krishtlindjen nga qelia: Bekimet dhe ngrohtësia e dashurisë së Zotit qofshin në çdo familje shqiptare
24 Dhjetor, 21:58
-
Mbyllja e TikTok, Leci: Ja pasojat, kompania kineze mund të kërkojë dëmshpërblim nga Shqipëria
24 Dhjetor, 21:55
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Mbyllja e TikTok, Nikolla: Duhet edukim dixhital e filtra, të mësohet në shkollë përdorimi
24 Dhjetor, 21:46